Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)
Kronikë

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)

• 8 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 20-vjeçar në Korçë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14.

Mësohet se mes Joan Zukos e autorit ka pasur një konflikt të mbartur, për të cilin autoritetet kanë qenë në dijeni dhe e ndiqnin prej kohësh. Sipas zv. drejtorit të Hetimit të Krimeve, Sejfulla Metkos, konflikti ka nisur fillimisht me dy grupeve dhe më pas ka përfunduar me vrasjen e 20-vjeçarit.

Autori, identiteti i të cilit s’është bërë ende me dije nga policia, e ka ndjekur të riun, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka qëlluar nga pas me kallashnikov viktimën, teksa ngjiste shkallët, në katin e tretë. Në trupin e 20-vjeçarit ka vetëm një plagë në pjesën e poshtme të shpatullës, plumb i cili i ka dalë nga ana tjetër.

Viktima ka pasur me vete edhe një thikë, e cila i është gjendur në dorë.

Pas vrasjes, autori është arratisur dhe është parë të ikë drejt varrezave. Dyshohet se autori dhe Joan Zuko kanë qenë shokë pasi janë rritur bashkë. Viktima ishte mobilizuar si ushtar me rrogë prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli.

Read more:Roskovec/ Vdes ish-vjehrra e Refit Buzit! 35-vjeçari vrau ish-vjehrrin, mori peng ish-bashkëshorten dhe më pas u vetëvra pas 7 orësh negociata me forcat e RENEA-s (Foto+Video)

Për autorin raportohet të jetë person me precedent penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Policia e ka identifikuar dhe po vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe dhe janë blinduar të gjitha akset kombëtare që lidhin Korçën me qytetet e tjera duke përqendruar forca të shumta policie në rrugët kryesore.

Ndërkohë në komisariat janë shoqëruar 3 të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Banorët e zonës janë shprehur se nuk njihnin asnjërin prej dy djemve, teksa ngjarja e kësaj pasditeje i ka lënë të tronditur.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:35

Konflikti i mbartur i mori jetën 20-vjeçarit në Korçë, policia shoqëron 3 të dyshuar

Policia e Korçës ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar të përfshirë në konfliktin për shkak të të cilit humbi jetën 20-vjeçari Joan Zuko këtë pasdite. Zuko, i cili shërbente te Forcat e Armatosura, u vra me armë zjarri nga autori pas një konflikti të mbartur mes tyre.

Read more:Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)

Autori ndodhet në arrati ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Read more:Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Ora 18:28

Vrasja në Korçë/ Deklarata e zv. drejtorit të Krimit: Shkak konflikti i mbartur mes autorit dhe 20-vjeçarit (VIDEO)

Sejfulla Metko, zv. drejtori i Hetimit të Krimit, ka dhënë një deklaratë për mediat nga lagja nr. 15 ku ka ndodhur vrasja e 20-vjeçarit në Korçë këtë pasdite.

Sipas deklaratës së tij, bëhet fjalë për një konflikt të mbartur mes viktimës Joan Zuko dhe autorit, detaje për identitetin e të cilit do të jepen në një moment të dytë. Konflikti ka nisur mes dy grupeve.

Read more:I akuzuar për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Italia drejt Tiranës 38-vjeçari! Në 2013 kishte vrarë biznesmenin e kromit

“Konflikti ka qenë midis dy grupe personash, kurse si rezultat ngjarja ka agravuar me një viktimë. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lagje në afërsi të vendngjarjes. Më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi pasur përdorimin e armës së zjarrit. Autori është parë që ka shkuar nga varrezat”, tha Metko.

Ai ka konfirmuar se viktima është vrarë me kallashnikov, ndërsa në dorë mbante një thikë.

“Viktima është vrarë me armë kallashnikov, gjithashtu ka pasur në dorë një thikë. Gjatë përleshjes autori ka përdorur kallashnikovin. Konflikti ka qenë i mbartur, ka qenë në ndjekje nga ana jonë”, përfundoi Metko.

Ora 18:18

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flasin banorët: Autori dhe viktima s’janë të lagjes, nuk i njohim (VIDEO)

Vrasja e ndodhur këtë pasdite në Korçë ka trazuar qetësinë karakteristike të lagjes 14. Banorët përshkruajnë çfarë kanë parë e dëgjuar, ku si fillim ka qenë një zhurmë e madhe. Autori dhe viktima s’ishin banorë të zonës.

Read more:7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Banori: Ra një llamarinë, thamë ç’u bë? Dolëm jashtë, shikoj policinë.

-Po djemtë i njihnit?

Banori: Jo, s’janë të lagjes. Dëgjova llamarinë, s’më shkoi mendja për krismë. Është lagje e qetë, as hajdutë, asgjë.

E njëjta deklaratë vjen edhe nga një banor tjetër.

Banori: Nuk i njohim kush janë. Është një grua që qan e thërriste, por se kush është nuk e di. S’dimë çka ndodhur. Këtu s’ka pasur asnjë shqetësim, është lagje e qetë.

P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Sejfulla Metko
  • joan zuko
  • vrasje
  • Korce
Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #angli #Armë #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Forcat e Armatosura #Foto #joan zuko #Korce #Sejfulla Metko #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • “30 mln euro për “Toyota” të lyera me ngjyrë ushtarake, marre!”/ I riu kundër Ramës: Ka vjedhur miliarda, tradhtinë nuk ta falim
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora ndajnë foto në mbështetje të Çlirimtarëve
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Haga dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së/ Kush janë hapat që mund të ndiqen për apelimin e një vendimi të Speciales
  • Kush e përgjoi Ron Yeffet? Petro Koçi: Shërbimet e huaja të përfshira. Shqipëria nuk prodhon dot armë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by