Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj? Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2
Kronikë

Kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj? Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në deklaratën fillestare të deklarimit të pasurisë së vitit 2021, deputeti Agron Shehaj deklaron se në vitin 2019 ka blerë një vilë në Forte Dei Marmi, Itali, për 2.9 milionë euro. Pas deklaratës fillestare 2021, Agron Shehaj ka plotësuar edhe një tjetër deklaratë pasurie po për vitin 2021, që përfshin pasuri të tjera gjatë atij viti pas deklaratës fillestare. Përpos të tjerava, në këtë deklaratë, Agron Shehaj ka deklaruar se ka blerë pasurinë ‘truall + ndërtesë’ 251 m2, në vlerën 2.9 milionë euro. Si burim të ardhurash deklaron shitje asetesh dhe të ardhura nga biznesi.

(Ky është paradoksi i parë. Një pasuri e deklaruar në deklaratën fillestare të pasurisë (2021), ku përfshihet çdo pasuri e subjektit para fuknksionit publik, nuk është as detyrim ligjor dhe as praktikë që të deklarohet sërisht në deklaratën periodike të pasurisë, vetëm në rastet kur pasuria është poseduar pas deklarimit fillestar).

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! 2 prokurorë e 9 agjentë në dispozicion

Në vitin 2025, Agron Shehaj deklaron se vilën të cilën e bleu për 2.9 milionë euro, e ka shitur për 15 milionë euro, me një vlerë më shumë se 5 herë më të lartë. Pas ngritjes së dyshimeve në media për mundësinë e një skeme pastrimi parash, Agron Shehaj tha se kishte investuar 4 milionë euro në vilën 2.9 milionë euro, për të justifikuar çmimin e shitjes. Ky investim i pretenduar nuk rezulton i deklaruar në deklaratat e pasurisë 2021-2025.

Në vijim, Agron Shehaj tha se vilën e kishte rrafshuar dhe se kishte ndërtuar një vilë të re me rreth 500 m2. Kjo pasuri e re e pretenduar nuk figuron e deklaruar në deklaratat e pasurisë 2021-2025. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2025, Agron Shehaj deklaron se ka shitur 15 milionë euro vilën me sipërfaqe 251 m2 dhe jo rreth 500 m2.

Read more:35 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali! Balerini Kledi Kadiu pjesë e ceremonisë në Bari: Krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët e ‘Vlorës’

Ndërkaq, në dokumentet italiane, pikërisht në Forte Dei Marmi, në emrin e Agron Shehajt figuron një vilë 459 m2, e cila mbetet e paqartë nëse është pasuri e re e blerë në vitin 2026 nga Shehaj (që ka detyrim t’a deklarojë në vitin 2027) apo është vila 251 m2, të cilën Shehaj thotë se e ka rrafshuar dhe ka ndërtuar një vilë rreth 500 m2.

Shehaj ka shitur një m2 me rreth 60 mijë euro në Forte Dei Marmi. Çmimi maksimal i referencës në këtë zonë, dhe këtu bëhet fjalë për vila buzë detit, është 5 mijë euro për m2. Vila e Shehajt, i cili deklaron 15 milionë euro të ardhura në vitin 2025 nga shitje e saj, ndodhet jo në zonë prioritare.

Read more:“Kemi vrarë frikën”/ Luçjana Kokaj i kthehet Ramës nga protesta: E vetmja besë që të japim; nuk largohemi pa ikur ti!

Në këtë mjegull dyshimesh për pastrim parash, një pyetje merr rëndësi parësore: Kush është blerësi i vilës 15 milionë euro të Agron Shehajt? Kush qenkërka mahnitur dhe ‘verbuar’ nga vila e Gones, duke blerë me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2? Mos vallë blerësi është vetë Agron Shehaj siç ka operuar duke i shitur dhe blerë vetes kompanitë e tij që nga viti 2014?!/Marrë nga profili në Facebook i Adriatik Doçit

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #adriatik doci #agron shehaj #Biznesi #Detyrim #euro #Facebook #Investim #itali #vila e Agron Shehajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi për ish-kreun e SHISH, spektakël
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 11 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by