Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 35 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali! Balerini Kledi Kadiu pjesë e ceremonisë në Bari: Krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët e ‘Vlorës’
Sociale

35 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali! Balerini Kledi Kadiu pjesë e ceremonisë në Bari: Krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët e ‘Vlorës’

• 7 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Si sot para 35 vitesh (8 gusht 1991) nisi një ëndërr. Shqiptarët lanë atdheun dhe u nisën drejt brigjeve italiane. Kryetari i Bashkisë së Barit, Vito Leccese, ka kujtuar pritjen që qytetarët e Barit u bënë rreth 20 mijë shqiptarëve që mbërritën në Pulia me anijen “Vlora”, duke e cilësuar atë si një dëshmi të solidaritetit dhe humanizmit të komunitetit.

Në ceremoninë e organizuar 35 vite pas zbarkimit historik, Leccese priti në Bashkinë e Barit balerinin shqiptar Kledi Kadiu, i cili mbërriti në Itali pikërisht me atë ‘udhëtim të shpresës’. Kadiut, i cili u bë më pas një nga artistët më të njohur në Itali falë pjesëmarrjes në emisionin “Amici di Maria De Filippi”, iu dhurua një ulli prej qeramike, i punuar nga artizanët vendas, si simbol paqeje dhe mikpritjeje.

Gjatë ceremonisë, Leccese kujtoi se ai dhe Kledi Kadiu kanë marrë pjesë edhe në dokumentarin “La nave dolce”, me regji të Daniele Vicarit.

“Regjisori e zgjodhi këtë titull sepse anija ‘Vlora’ transportonte sheqer, por edhe sepse ishte e mbushur me atë ëmbëlsi që vetëm humanizmi dhe ndjenjat e mira mund të përcjellin”, tha Leccese.

Read more:“Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’, por ika se s’jam hajdut!”, emigranti shpërthen nga protesta: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj

Kryebashkiaku kujtoi se në vitin 1991 ishte pjesë e administratës së drejtuar nga ish-kryebashkiaku Enrico Dalfino dhe se zbarkimi ishte një ngjarje jashtëzakonisht e vështirë për t’u menaxhuar, por që Bari e kujton me krenari.

“Ashtu siç ndodh sot në raste të tjera migracioni, edhe atëherë shteti zgjodhi një operacion policor për riatdhesimin e menjëhershëm. Por qyteti i Barit pati një qasje krejt tjetër. Nën drejtimin e kryebashkiakut Dalfino, ne kërkuam që situata të trajtohej si një emergjencë e mbrojtjes civile”, u shpreh ai.

Leccese kujtoi se i gjithë qyteti u mobilizua për të ndihmuar shqiptarët.

“Mjekët ndërprenë pushimet dhe u kthyen në spitale për të ofruar ndihmë, ndërsa qindra qytetarë shkuan pranë stadiumit ‘Della Vittoria’ me ushqime dhe ndihma për refugjatët që ndodheshin aty”, kujton ai.

Read more:Anija turistike ‘Seven Seas Splendor’ ankorohet për herë të parë në portin e Durrësit! 650 turistë në bord

Kledi Kadiu: “Jam krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët e ‘Vlorës'”

Në fjalën e tij, balerini shqiptar tha se ndihet krenar që ishte një nga shqiptarët që mbërritën në Bari 35 vite më parë.

“Jam krenar që isha një nga 20 mijë shqiptarët që mbërritën në Bari. Pavarësisht vështirësive dhe riatdhesimit, në fund ia dolëm. Unë vazhdoj ta tregoj këtë histori miqve, të afërmve dhe vajzës sime 10-vjeçare”, tha ai.

Kadiu e cilësoi mbërritjen e anijes “Vlora” si një moment historik.

Read more:Roskovec/ Sherr mes komshinjve për një turë drush, 69-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën pasi pa të birin në konflikt (VIDEO+EMRI)

“Ishte një ngjarje epokale. Është një histori e vjetër, por njëkohësisht shumë aktuale, sepse ëndrrat nuk mund të shuhen. Njerëzit vazhdojnë të kërkojnë një jetë më të mirë dhe të gjithë e meritojnë atë”, u shpreh Kadiu.

Ai shtoi se, krahasuar me vitin 1991, bota ka ndryshuar.

“Bota ka ndryshuar, por jo në kuptimin pozitiv. Ka më shumë individualizëm, secili mendon më shumë për veten dhe ka më pak solidaritet. Mendoj se njerëzit sot janë më pak të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin”, vijoi balerini shqiptar.

Duke kujtuar vitet e rinisë në Shqipëri, Kadiu tha se ai dhe bashkëmoshatarët e tij ndiqnin fshehurazi televizionin italian, edhe pse vendi sapo kishte dalë nga regjimi komunist.

Read more:“Kisha besuar se natyra është vepër e përfunduar, në Langaricë kuptova se kërkonte korrigjim”/ Pedagogu ironizon ndërtimet në zonat e mbrojtura, letër Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

“Si gjithë të rinjtë, e shikonim fshehurazi televizionin italian. Ëndrra jonë ishte të bëheshim si Raffaele Paganini, Raffaella Carrà apo Heather Parisi. Ata ishin idhujt tanë”, thekson Kadiu.

Edhe pse pas zbarkimit u riatdhesua, Kadiu tregoi se nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij.

“U përpoqa të kthehesha sërish në Itali dhe ta ndiqja ëndrrën time me këmbëngulje”, përmbylli ai./ANSA

Anija Vlora
Lexo edhe
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Tags: #Anija #anija vlora #Bari #bota #eksodi i shqiptareve #itali #jetë #kledi kadiu #Vito Leccese

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri
  • Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja
  • Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë
  • Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli, evakuohen pushuesit! Neutralizohet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • “Sot vendi i çdo demokrati është në shesh”, Berisha: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë!
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Një ambient i posaçëm dhe miqësor për fëmijët është inauguruar pranë Zyrës Përmbarimore Pogradec, ku do të zhvillohen…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Shqipëria arrin objektivat europiane për kontrollin e hepatitit B, OBSH i dorëzon certifikatën Spahiut gjatë takimit me drejtuesin e ri

Shqipëria ka marrë certifikatën që konfirmon arritjen e objektivave europiane për kontrollin e hepatitit B përmes imunizimit. Dokumenti…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja

Kontrolli parlamentar mbi zbatimin e ligjit të turizmit ka nxjerrë në dritë vonesa të konsiderueshme administrative. Nga 14…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by