Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 12 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen nga toka, ndaj në operacion janë angazhuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët me ardhjen e mbrëmjes kanë ndërprerë punën.

Në Drenie të Patosit, një vatër e shuar më herët është riaktivizuar. Operacioni për shuarjen e flakëve u mbështet nga 2 avionë Air Tractor, të cilët me ardhjen e mbrëmjes ndërprenë punën, për të rinisur sërish nesër në mëngjes. Pavarësisht përmirësimit të situatës, flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha e ullinj në këtë zonë, ende nuk janë vënë nën kontroll.

Banorët e zonësh shprehen të shqetësuar, pasi zona konsiderohet si ‘mushkëria e Myzeqesë’. Ata thonë se po punojnë në mënyrë vullnetare, bashkë me focat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë.”

“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thonë ata.

Në Krujë pas operacioneve intensive nga toka dhe ajri, vatrat janë shuar.

Në Dajt është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës, kurse në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen. Ka edhe dy vatra në Përmet, një në malin e Nemërçkës dhe një në Dhëmbel, ku po punohet për shuarjen e tyre.

Sakaq, Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje raporton se nga janari deri më sot, në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, duke shkrumbuar nje siperfaqe prej 2 mijë e 297 hektarësh.

Në kulmin e kësaj situate, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen. Burimet bëjnë me dije se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur nga ministri i Brendshem. Arsyet e dorëheqjes nuk jane të panjohura, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës.

Read more:Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:51

U raportua shuarja e të gjitha vatrave, riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abaze në Krujë

1786477226_zjarrikruje.png

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh.

Edhe pse prej 4 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush.

Duke u ndihmuar edhe nga era, kjo bën që vatra e zjarrit të riaktivizohet. Ndërkohë vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Ora 21:26

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra aktive! Situata më problematike në Gurë-Lurë të Dibrës dhe në Drenie të Patosit

1786476654_zjarret2026.png

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, 8 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Helikopterët dhe avionët ‘Air Tractor’ gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.

Ndërhyrjet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nëmerçkës dhe malin e Dhëmbelit. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Një operacion i rëndësishëm po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit. Helikopterët gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.

Ndërkohë, vatra në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore të Mbrojtjes Mivile vijojnë koordinimin dhe ndërhyrjet në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Ora 20:42

Devoll/ Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në ‘Lëndinën e Madhe’, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Bashkisë Devoll në qarkun Korçë.

Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 2 mjetesh zjarrfikëse, 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit.

Read more:Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit.

Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse, teksa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ora 16:29

Vlorë/ Zjarri në një kabinë të ujësjellësit në ‘Ujë të Ftohtë’ nxjerr jashtë funksionit transformatorin, forcat zjarrfikëse bëjnë të mundur shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë Drejtoria vendore e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka njoftuar se për shkak të zjarrit, transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit.

Ujësjellës Kanalizimet po ashtu njoftojnë se ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, teksa theksojnë se gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore

Njoftimi i drejtorisë vendore të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Ju bëjmë me dije se transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit, si pasojë e një zjarri të konstatuar gjatë ditës së sotme.

Falënderojmë Shërbimin Zjarrfikës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe punën e kryer për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Read more:Zjarret/ Riaktivizohet vatra në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët (VIDEO)

Ndërkohë, OSHEE ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar.

Për shkak të kësaj situate, gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fundore.

Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë dhe OSHEE vijojnë punën për rikthimin e situatës në normalitet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Ora 15:32

Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen (VIDEO)

Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.

Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shurjen e zjarrit.

Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.

Read more:Vendi në luftë me flakët, Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, jep dorëheqjen! Nuk dihet arsyeja

Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut.

Ora 15:16

Zjarr në Orenjë të Librazhit, digjen shkurre e pemë, flakët pranë ndërtesave (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në fshatin Orenjë të Librazhdit duke djegur shkurre e pemë. Flakët u janë afruar edhe disa ndërtesave.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për izolimin e tyre.

Ora 11:41

Patos/ Zjarri në Drenie kërcënon banesat, banorët: Rrezikon edhe pishat, ‘mushkërinë e Myzeqesë’! Përpiqemi të shpëtojmë sa mundim (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit. Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, po ndërhyhet edhe nga ajri me 2 avionë zjarrfikës.

Edhe banorët po përpiqen të japin kontributin e tyre për shuarjen e flakëve me ç’të munden.

“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mundohemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor shpreh shqetësim për djegien e pishave “mushkërisë së Myzeqesë.”

“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thotë ai.

Ora 10:30

Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri

1786372947_zjarrri2.jpg

Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.

Read more:Zjarret/ Riaktivizohet vatra në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët (VIDEO)

Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro.

Ora 10:15

Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO)

Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm.

Ora 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)

Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.

Ora 08:28

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Lexo edhe
Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Tags: #arben cara #Automjete #Banesa #devoll #Durres #euro #flakë #krujë #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Po zbriste mjetin lundrues nga karroceria, shpërthimi i tubit të gazit lë të plagosur 39-vjeçarin në Velipojë
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
  • Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë (VIDEO)
  • Zjarret/ Riaktivizohet vatra në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 48 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër, ndërsa era e…

• 33 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër, ndërsa era e…

• 1 orë më parë • 12 min lexim
Kronikë

Po zbriste mjetin lundrues nga karroceria, shpërthimi i tubit të gazit lë të plagosur 39-vjeçarin në Velipojë

Shpërthimi i tubit të gazit të një mjeti lundrues ka lënë të plagosur 39-vjeçarin me inicialet E.N mbrëmjen…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by