Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Kronikë

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, ndërhyjnë 2 avionë! Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. 2 avionë zjarrfikës po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Zjarri në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it, është shuar pas ndërhyrjes me dy helikopterë dhe forcave zjarrfikëse nga toka. Nuk ka më vatra as në Abaze, vendin nga ku nisën flakët.

Vijon zjarri në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. E njëjta situatë përsëritet në malin e Nemërçkës në Përmet ku zjarri ka rënë në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë.

Nën monitorim mbetet zona e Dajtit.

Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës u rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për të cilën ndërhynë banorët dhe zjarrfikësit, mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa

Ndërkohë janë shuar vatrat në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë. Për operacionet në këto 24 orë janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:30

Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri

1786372947_zjarrri2.jpg

Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.

Read more:Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro.

Ora 10:15

Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO)

Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm.

Read more:Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset nëna me dy vajzat (VIDEO)

Ora 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)

Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.

Ora 08:28

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.

Read more:“Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot…

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Lexo edhe
Kronikë

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Kronikë

Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)

Tags: #Automjete #Durres #euro #jetë #krujë #Policia #shqiperi #Vatra #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)
  • Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë
  • Në gjendje të dehur në timon dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Dibrës: Një mijë gjoba në një javë! 3 shoferë në pranga (VIDEO)
  • Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkesat e qytetarëve legjitime dhe europiane”/ Ish-ministri Sandër Lleshaj kundër propozimit të PS për “Territorialen”: Shqipëria nuk është shpk! Të vendoset me referendum
  • “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)
  • Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 42 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 16 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte përmes rrjeteve sociale me qëllimin për t’i marrë para. Për…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by