Tymi ngrihet mbi Krujë, ndërsa flakët gjenden 400 metra larg banesave të lagjes Abaze.
Pas 5 ditësh luftë, aty ku dukej se flakët ishin shuar, prushi nën tokë i ka rikthyer sërish.
“Gjendja duket e qetë aktualisht, por këto 5 ditë na kanë treguar se tani mund të jesh i qetë dhe më vonë mund të dalë jashtë kontrollit. Po punohet në terren për të neutralizuar të gjitha vatrat. Falë forcave zjarrfikëse, emergjencave dhe komandës, zjarri është mbajtur në kontroll”, thotë nënkryetarja e bashkisë, Yllka Sheta.
Report Tv ndjek nga afër operacionin e zjarrfikësve. Janë heronjtë e heshtur të qytetit që nuk pushojnë prej 5 ditësh edhe pse disa prej tyre janë sëmurë.
Eduart Tupi ka dëmtuar këmbët por sërish gjendet në vijë të parë.
“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi duke treguar këmbët.
Pranë tij është kushëriri, Ali Tupi, i cili është sëmurë dhe merr mjekim për mushkëritë. Na tregon grafinë dhe thotë se s’ka pushuar asnjë ditë.
“Jam i lodhur.”
-Vetëm i lodhur apo edhe i sëmurë?
“Të dyja bashkë.”
-Jeni vizituar?
“Po, kam bërë grafi.”
-Me gjithë këtë gjendje, çfarë ju shtyn të vazhdoni?
“Duhet të vish në punë. Do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk.”
Në terren, komandanti i zjarrfikësve, Altin Shullazi, i cili përpiqet t’u japë kurajo kolegëve, pasi qyteti duhet mbrojtur me çdo kusht.
-Prej sa kohësh je këtu?
Altin Shullazi:5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë.
-Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë?
Altin Shullazi:Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet.
-Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë.
Altin Shullazi:Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit.
Banorët janë falenderues për zjarrfikësit dhe policinë.
“Jemi shumë keq. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë. Nuk kanë të paguar. Na kanë marrë dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia, pasi situata ka qenë shumë keq”, thotë Haxhi Neziri.
Kruja vijon të digjet prej 8 gushtit. Pëpos lagjes Abaze ka dhe vatra të tjera, por pa rrezik për banesat. Mendohet se zjarret janë të qëllimshme, por s’ka autorë. Një 70-vjeçar që u arrestua para disa ditësh, u lirua më pas nga prokuroria.
Zjarri në Krujë, nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave (VIDEO)
Yllka Sheta, nënkryetarja e bashkisë Krujë tha se gjendja në lidhje me zjarret paraqitet e qetë, megjithatë ajo nënvizon se shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë të gjitha vatrat.
“Gjendja duket e qetë aktualisht, por gjithë këto pesë ditë na kanë treguar se tani mund të jesh i qetë dhe më vonë të dalë gjendja jashtë kontrollit. Po punohet në terren të neutrazlizojnë të gjitha vatrat që mund të jenë të rrezikshme. Falë forcave zjarrfikëse, atyre të emergjencës dhe komandës zjarri është mbajtur në kontroll që mos t’u afrohej banesave”, tha Yllka Sheta, nënkryetare e bashkisë Krujë.
Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi në Krujë s’e braktis detyrën: Do ta bëjmë me zemër (VIDEO)
I lodhur, i sëmurë dhe ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi tregon për Report Tv një foto nga celulari, ku shihet grafia e kraharorit me dëmtimet në brinjë. Nga xhepi nxjerr ilaçet duke thënë se këtë punë e bën me zemër.
-Si ndiheni?
Ali Tupi: I lodhur.
-Vetëm i lodhur apo edhe i sëmurë?
Ali Tupi:Të dyja bashkë.
-A jeni vizituar?
Ali Tupi:Po, kam bërë grafi.
-Me gjithë këtë gjendje të rënduar shëndetësore, si vazhdoni punë dhe vazhdoni të jeni lart moralisht? Çfarë ju shtyn?
Ali Tupi:Duhet të vish në punë, do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk.
-Sa ditë keni në punë?
Ali Tupi: Një javë.
Zjarret në Krujë, banori shpreh mirënjohje për zjarrfikësit dhe policinë: Nuk kanë të paguar (VIDEO)
Pas disa vatrave që kanë rënë në rrethin e Krujës, banorët shprehen mirënjohës për punën e palodhur të zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.
“Jemi shumë keq, falenderojmë zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë. Nuk kanë të paguar. Na kanë marrë dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia, pasi situata ka qenë shumë keq”, thotë qytetari Haxhi Neziri.
Të sfilitur e të sëmurë, por me kurajë ‘të flaktë’! Komandanti i Zjarrfikëses në Krujë: 5 ditë pa gjumë, do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit (VIDEO)
Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.
5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet.
-Prej sa kohësh je këtu?
Altin Shullazi:5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë.
-Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë?
Altin Shullazi:Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet.
Read more:Makinat e dy turistëve përplasen në Sarandë, pas aksidentit përqafohen me njëri-tjetrin (FOTO)
-Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë.
Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit.
Në luftë me flakët, zjarrfikësi në Krujë: Nuk kam hequr këpucët prej disa ditësh (VIDEO)
Zjarrfikësit në Krujë pavarësisht se prej disa ditësh kanë qenë në ‘luftë me flakët thonë se nuk do ta ndalin punën e tyre deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Njëri prej zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret.
“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti.
‘Largohu!’ Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali (VIDEO)
Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin. Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.
Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!”




