Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aktivistja turke Julide Yazici e kërkuar nga Ankaraja, kundërshton ‘arrestin me burg’! Avokati: Të hënën ankimimi në Apel
Kronikë

Aktivistja turke Julide Yazici e kërkuar nga Ankaraja, kundërshton ‘arrestin me burg’! Avokati: Të hënën ankimimi në Apel

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja 32 vjeçare turke, Julide Yazici, azilante politike në Francë, e arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Rinasit, pasi ajo rezultontë në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, lëshuar nga Interpol Ankaraja, do të ankimojë të hënën e ardhshme në Gjykatën e Apelit, vendimin e marrë më 7 gusht nga Gjykata e Tiranës për lënien e saj në burg, në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit. Avokati i saj Artan Shllaku tha për Report Tv se do të kërkojë daljen e saj nga burgu dhe lehtësimin e masës, në arrest shtëpie.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e Stambollit, e ka dënuar atë me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur për të kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg), për veprat penale, “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Read more:E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT)

Por të afërm të saj kanë treguar se Yazici ishte dënuar vetëm sepse kishte strehuar për një natë një kundërshtar të regjimit të Rexhep Tajip Erdogan, me kërkesën e një mikeshe. Me një historik aktivizmi, në mbështetje të minoritetit kurd dhe pjesmarrëse në protestat kundër pushtetit të Erdoganit, ajo rezulton të ketë bërë disa muaj burg dhe pasi është liruar, është larguar nga Turqia për në Francë ku ka mundur të marrë dhe statusin e refugjates politike.

Përpara gjyqtarit Kujtim Vranici, në seancën për masën e sigurisë aktivistja turke ishte shprehur se nuk kishte qenë në dijeni se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë (VIDEO)

“Kjo çështje është hapur që para dhjetë vitesh dhe kam tetë vjet që une jam rezidente në Francë. Nuk kam pasur dijeni për një urdhër arresti, kjo pasi unë kam ardhur edhe para një viti në Shqipëri dhe kam ndenjur dy javë dhe këtë herë unë kam ardhur për pushime”.

Në fakt shpallja e saj në kërkim ndërkombëtar rezulton të jetë bërë në fund të vitit të kaluar pas vendimit të Apelit në Stamboll më 8 nentor 2025. Yazici kishte deklaruar se kërkonte “një masë më të butë atë të arrestit në shtëpi. Unë nuk duhet të jem e arrestuar, pasi kam tetë vjet që punoj si mësuese në Francë”.

Read more:Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat

Por gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit për mbajtjen e saj në arrest me burg duke arsyetuar se “ekziston rreziku i largimit (shmangies së ekstradimit) të kësaj shtetaseje, bazuar në ashpërsinë e dënimit për terrorizëm dhe mungesën e lidhjeve të të dyshuarës me Shqipërinë, ç’ka krijon një shtysë psikologjike për t’iu shmangur drejtësisë”, shkruhet në vendimin të cilin Report Tv e disponon.
 
Beteja për masën e sigurisë nuk është e vetmja që aktivistja turke do të duhet të zhvillojë në Shqipëri. Me mbërritjen e dosjes së saj nga Turqia, ajo do të duhet të nisë procedura të tjera gjyqësore për të kundërshtuar ekstradimin. Mbetet për të parë nëse statusi i saj si refugjate politike në Francë, do të ketë ndikim në vlerësimin e kërkesës së autoriteteve turke.

Kur në vitin 2020, i njohu asaj statusin e refugjatit politik, Gjykata Kombëtare e Azilit në Francë e motivonte vendiin e saj me faktin se “ka një frikë të justifikuar, në kuptim të dispozitave të Konventës së Gjenevës, se do të përndiqet nëse kthehet në vendin e saj për shkak të aktivizmit të saj politik”.

Read more:Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën

Disa raste të mëhershme të shtetasve turq të kërkuar nga autoritetet e Ankarasë, pasi akuzoheshin për lidhje me rrjetin e klerikut të ndjerë Fetullah Gylen, kanë përfunduar me ekstradimin e tyre në Turqi, edhe në rrethana të diskutueshme.

Lexo edhe
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Tags: #arrest me burg #Burg #france #Gjykata #Gjykata e apelit #Interpol #jetë #julide yazici #Recep tayyip erdogan #turqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by