Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
Kronikë

Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin ‘Orange’ në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti“, rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Policia bën me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por kanë goditur me grushte edhe shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë kolegët për ndihmë. Pas rreth një minute në vendngjarje kanë mbërritur Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Më pas, gjatë kontrolleve, policia lokalizoi në një banesë në fshatin Gjashtë pjesën tjetër të rojeve të sigurisë së lokalit.

Në pranga u vunë administratori i lokalit ‘Orange’ 35 vjeçari Marjo Katiraj, 38 vjeçari Elgent Ndoj por edhe Faik Hoxha 35 vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34 vjeç, Ardit Kasemi 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28 vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Read more:Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra

Lidhur me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pezulloi menjëherë nga detyra dy efektivë të Policisë, një punonjës të Repartit “RESI” dhe një efektiv të RENEA-s, pasi sipas Policisë rezultonin të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Sipas njoftimit zyrtar, ata nuk njoftuan Policinë për konfliktin dhe nuk ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e tij, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre.

Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pa dy persona që po konfliktoheshin në rrugën “Butrinti” dhe se u godit me grusht nga njëri prej tyre teksa ndërhyri për t’i ndarë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Shqipëria prezanton progresin në forumin më të madh të UNESCO-s për trashëgiminë botërore, merr vlerësime për Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën (FOTOT)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:58

Përplasja mes policëve dhe rojeve të sigurisë te ‘Orange Club’, pamje nga momenti kur efektivët shoqërojnë disa persona (VIDEO)

Të tjera pamje kanë dalë nga përplasja mes efektivëve të Policisë dhe rojeve private të sigurisë në Orange Club në Sarandë.

Nga pamjet duken momentet e tensioneve mes palëve, kur efektivët e forcave Shqiponja po shoqërojnë rojet e sigurisë së clubit.

Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i ‘Orange’, 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Sipas Policisë, konflikti nisi pasi shefi i Krimeve në Sarandë ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së ‘Orange Club’ dhe disa personave të tjerë.

Lexo edhe
Kronikë

Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec

Kronikë

Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)

Tags: #Ardit Kasemi #Besnik Sullollari #Butrinti #Elgent Ndoj #Faik Hoxha #⁠Indrit Cullhaj #Marjo Katiraj #mateo bakalli #orange club sarande #Pjetër Doçi #sarande #Skënder Hita #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec
  • Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)
  • Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi
  • Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Zjarri përfshiu hotelin në Vlorë, Albin Kurti reagon për kosovarët e lënduar: Jemi të tronditur!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 9 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec

Dy pushues u ndihmuan nga Policia Kufitare në Pogradec pasi mbetën në liqen dhe nuk po mundeshin të…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)

Dy shitës biletash për anijet turistike janë konfliktuar në zonën e Skelës, ku të dy ushtrojnë aktivitetin e…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Njëmbëdhjetë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa tre të tjera mbeten nën monitorim. Sipas Ministrisë…

• 1 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by