Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!
Sociale

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!

• 17 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto janë masat e para që institucionet kanë vendosur të marrin pas zjarrit të së dielës në një hotel në Lungomare të Vlorës, ku mbetën të plagosur gjashtë pushues, mes tyre një vajzë, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Për këtë arsye, ministri Blendi Gonxhja mblodhi online Task Forcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku u kërkua intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, me fokus te kushtet teknike të strukturave akomoduese, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit.

.Kryetarët e bashkive Vlorë dhe Finiq, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me Ministrin e Pushtetit Vendor ishin të ftuar në takim.

Read more:“’Mirëmenaxhim’ apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve

Gonxhja deklaroi se siguria e pushuesve dhe respektimi i standardeve në hotele janë “prioritet absolut”, ndërsa institucionet përgjegjëse u ngarkuan të forcojnë koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që çdo problematikë e konstatuar të pasohet me ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete.

Në mbledhje u kërkua gjithashtu që kontrollet të shoqërohen me komunikim të drejtpërdrejtë me operatorët turistikë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë në zbatimin e standardeve të sigurisë.

Read more:Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Task Forca vlerësoi reagimin e operatorëve turistikë në Vlorë, të cilët strehuan pushuesit e prekur nga zjarri, ndërsa bëri të ditur se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, me prezencë të shtuar në destinacionet me fluks të lartë dhe masa ndaj çdo rasti që cenon standardet e sigurisë.

“Parandalimi, bashkëpunimi, protokollet dhe përgjegjshmëria e të gjithë aktorëve mbeten thelbësore. Siguria e çdo vizitori dhe qytetari janë në qendër të punës sonë për një sezon turistik të sigurt dhe cilësor. Ndërgjegjësimi dhe masat ndëshkuese, mirëorganizimi, vigjilenca dhe përditësimi i sistemeve operative janë domosdoshmëri” shkroi ministri Gonxhja në Facebook.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Masat vijnë pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë pushues mbetën të plagosur, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Disa u hodhën nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit, ndërsa një vajzë pësoi djegie të rënda dhe vijon të marrë trajtim në QSUT.

Lexo edhe
Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Tags: #Blendi Gonxhja #djegie #Facebook #finiq #fluks #Fokus #hotel brooklyn #sezoni turistik #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by