Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte
Kronikë

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte

• 18 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarëssë tij dhe vrau me armë zjarri prindërit e saj, ndërsa këtë të fundit e mori për disa orë peng.

Pas shumë orësh negociatash me policinë, ai pranoi të linte të lirë Rozalinda Plakën dhe më pas kreu vetëvrasje brenda makinës së tij.

Konflikti sipas familjarëve të autorit kishte lindur për një shumë të madhe parash, që sipas tyre i biri ia kishte dhënë asaj më parë dhe kjo e fundit nuk pranonte t’ia kthente.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Por si nisi konflikti mes Plakës dhe Buzit, një rrjedhë që duket se ka paraprirë krimin e rëndë.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, çifti ishin ndarë pas një periudhë të gjatë bashkë, por se Buzi i kërkonte vazhdimisht rikthim të resë.

Kjo e fundit e kishte denoncuar më parë gjatë 2025 për përndjekje, dhe 35-vjecari kishte kryer disa muaj burg, por edhe pas daljes kishte insistuar që të riktheheshin bashkë, edhe pse vajza refuzonte.

Read more:U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! 35-vjeçarit do t’i jepet lamtumira nesër (VIDEO)

Sipas dosjes, përndjekjandaj të resë nisi menjëherë më 19 mars, ditën kur 35-vjeçari doli nga burgu pasi kishte shlyer një dënim. Megjithëse ndaj tij ekzistonte një urdhër mbrojtjeje, Buzi e kontaktuar herë pas here me numra të ndryshëm.

Në kallëzimin e saj të bërë më 22 prill, 23-vjeçarja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ajo tregon se si ish-i fejuari i priste rrugën vazhdimisht pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier ku ajo kryente praktikën si infermiere, si dhe në kafenetë përreth.

Në një nga ngjarjet, ajo tregon se Buzi e ka marrë atë në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ dhe e ka dërguar drejt një hoteli në Novoselë. Kur ajo ka refuzuar të zbresë, ai e ka kërcënuar me vetëflijim:

Read more:Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)

“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde. Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri… Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.

Pasi kanë lëvizur nga hoteli për të ngrënë drekë, i dyshuari i ka vendosur tri kushte ultimatumi të resë, duke i bërë të qartë se nuk do ta linte kurrë të qetë: Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe Dhjetor, Qershor ose deri në Gush, dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua. Nëqoftëse ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje atëherë do t’ju zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu.

Read more:Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)

Po ashtu ajo ka deklaruar se e ka kërcënuar me fjalët: Do t’ju shuaj si familje, do të vras prindërit!”.

Nëna e vajzës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë, duke u shprehur se veprimet e ish-të fejuarit po i shkatërrojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e të bijës.

I pyetur nga grupi hetimor pasi u kap në flagrancë nga policia, Refit Buzi kishte pranuar se e kishte kontaktuar ish-partneren e tij edhe pse kishte dijeni të plotë për urdhrin e mbrojtjes.

Read more:Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!

“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri… Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”, është shprehur ai para policëve.

Pas denoncimit të radhës, Policia e Fierit e ka arrestuar sërish duke sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyja palëve, ku janë gjetur dhjetëra mesazhe, thirrje dhe mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese e ofenduese./TopChannel

Lexo edhe
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Tags: #Armë #Burg #Familje #Fier #grupi hetimor #infermiere #Refit Buzi #Roskovec #Rozalinda Plaku #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 15 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë,…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by