Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sezoni veror/ Pushuesit ‘dynden’ drejt Pogradecit në gusht, shkak çmimet e favorshme! Turistët: Na pëlqen klima e ushqimi
Sociale

Sezoni veror/ Pushuesit ‘dynden’ drejt Pogradecit në gusht, shkak çmimet e favorshme! Turistët: Na pëlqen klima e ushqimi

• 18 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Muaji gusht ka sjellë edhe pikun e pushuesve në qytetin e Pogradecit. Kryesisht pushues nga Shqipëria e Mesme zgjedhin juglindjen për shkak të ofertës turistike.

Natyra e bukur, klima e freskët, por edhe ushqimi janë ndër arsyet që i dërgojnë në Pogradec për pushime këto ditë gushti.

“Është freskët, është shumë mirë, kënaqemi, çmimet janë shumë të mira.”

“Jemi nga Tirana, vijmë thuajse çdo vit, na pëlqen klima, çmimet janë të përballueshme”, thonë pushuesit.

Read more:Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

Shumë prej tyre janë të përvitshëm ndërsa çmimet për dhoma plazhi nisin nga 3000 lekë duke e bërë Pogradecin të përshtatshëm dhe për buxhetin familjar.

Përpos turistëve vendas, numër i lartë shënohet edhe te turistët të huaj te cilët lidhen me guidat e rajonit të Ohrit.

“Quhem Maike, jam nga Holanda. Ne jemi në një udhëtim me biçikleta në Maqedoni dhe kaluam një ditë përtej kufirit këtu në Pogradec. Ka shumë gjallëri, por është liqen i bukur dhe po, na pëlqen këtu. Ka njerëz shumë të mirë dhe ushqim të mirë. Nesër do të vazhdojmë të pedalojmë dhe më pas do të udhëtojmë sërish drejt Maqedonisë”, thotë turistja.

Read more:Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë

Nënkryetarja e bashkisë Pogradec Entela Gusho thotë se ky është një vit i mirë për turizmin dhe se njësitë akomoduese janë të rezervuara thuajse plotësisht deri në mes të shtatorit.

“Është në kulmin e frekuentimit, nga të dhënat në njësitë akomoduese, janë totalisht të rezervuara, turizmi familjar peshën kryesore, 100 mijë turistë vetëm në korrik-gusht”, thotë Gusho.

Qyteti i Pogradecit viteve të fundit ka marrë një vëmendje të veçantë jo vetëm për shkak të liqenit, por edhe në fshatrat turistikë të Tushemishtit, Linit dhe zonës së Mokrës.

Lexo edhe
Sociale

Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)

Sociale

Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)

Tags: #Biçikleta #Entela Gusho #Holanda #Klima #Korce #Kryesore #Natyra #pogradec #sezoni turistik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 5 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)

Në vijim të komunikimit të nisur nga Kryeministri Edi Rama me prindërit e fëmijëve me çrregullim të spektrit…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)

Ka lënë qelinë 33-vjeçaren Greta Gjoci e cila ndodhej në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by