Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Auron Tare: Rikthimi i ‘kalit të qyqes’ dhe një lajm i madh nga Ministria e Mjedisit
Sociale

Auron Tare: Rikthimi i ‘kalit të qyqes’ dhe një lajm i madh nga Ministria e Mjedisit

• 30 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është e diel. Gusht. Vapa ka zënë vend mbi Shqipëri me atë këmbënguljen e një zyrtari të sotëm që nuk di kur duhet të largohet. Gjinkallat, të cilat duket se nuk kanë marrë ende vesh lajmin e ardhjes së vjeshtës, vazhdojnë koncertin e tyre të padurueshëm.

Në këtë qetësi mbytëse më vjen një mesazh nga një mik:

E ndjeve tërmetin?

Jo, i përgjigjem. Ku?

Andej nga ju. Nga jugu.

Shoh lajmet që të mësoj se ç’ka ndodhur.

Dhe, siç ndodh rëndom në këtë vend, përpara se të gjesh lajmin që kërkon, ndesh një lajm shumë më të rëndësishëm. Ministria e Mjedisit kishte dhënë një njoftim.

Një shkabë egjiptiane (Kali i Qyqes) ishte parë në Vjosë.

Ngjarja, sipas njoftimit, ishte një prej atyre ngjarjeve të bukura që na kujtojnë se natyra shqiptare ende di të na befasojë dhe, sigurisht, nga punët e mira që kryhen në dobi të mjedisit tonë, shkaba e ikur kushedi se kur kishte vendosur të rikthehej.

Lexoj më tej për tërmetin. Nuk kishte ndodhur gjë dhe kjo më qetësoi. Porosita kafenë e mëngjesit dhe iu riktheva lajmit të shkabës. E rilexova dhe vura buzën në gaz. Jo nga gëzimi, por nga trishtimi i thellë kur shikoj se si një institucion i shtetit nuk ka idenë se çfarë shkruan dhe hedh në publik.

Nuk kam ndonjë njohje me Ministrin e Mjedisit (dhe jam i bindur se dikush, ndonjë nga ata burokratët e parfumosur, ia ka përgatitur atë dalje publike), por shkabat egjiptiane i njoh disi më mirë.

Para rreth dhjetë vjetësh, bashkë me disa specialistë të mjedisit, u përpoqëm të bënim diçka për këtë shpend të rrallë, i cili dikur ishte pjesë e zakonshme e peizazhit shqiptar dhe sot është bërë pothuajse një kujtim.

Në malet e Nivicës ngritëm një stacion modest ushqimi. Modest ishte edhe buxheti, natyrisht. Shqipëria nuk ka qenë kurrë bujare me gjëra që nuk bëjnë zhurmë.

Disa djem që merren seriozisht me shkabat vazhdojnë ende të ngjiten çdo vit në malet e jugut. I vëzhgojnë, i fotografojnë, i numërojnë, i ndjekin nga sezoni në sezon. U flasin barinjve. Shpërndajnë fletëpalosje. Bëjnë bluza. Përpiqen t’u shpjegojnë njerëzve atë që dikur nuk kishte nevojë për shpjegim, se shkaba nuk është armik i njeriut, por një nga pastruesit më të dobishëm të natyrës.

Në këtë punë kam qenë i përfshirë edhe unë, fare modestisht. Prandaj e njoh disi këtë tenë dhe mund të them se në fund të gushtit, shkaba egjiptiane nuk është ndonjë mysafire e papritur që sapo ka mbërritur në Vjosë. Ai/Ajo ka ardhur në pranverë dhe tani është koha kur përgatitet të largohet drejt Afrikës.

Sipas të dhënave të specialistëve që e ndjekin këtë specie, përgjatë Vjosës në këtë periudhë duhet të kishte tre çifte dhe një individ të paçiftëzuar, gjithsej shtatë individë.

Kali i Qyqes që u filmua nga turistët nuk është pra ndonjë emigrant i ri që ka vendosur të bëjë jetën e tij në Shqipëri falë punëve të mira. Ai është një banor i vjetër i zonës, i cili, me siguri i tmerruar nga flakët që djegin habitatin e tij, ka zbritur më poshtë, buzë Vjosës, për t’u mbrojtur apo për të pirë ujë.

Kali i Qyqes, siç quhet shkaba egjiptiane, ushqehet në shumë raste me mbeturinat që hidhen nga bizneset përreth “zonës së mbrojtur të Vjosës”.

Për ushqimin e këtyre pak shpendëve, sipas njerëzve që merren realisht me mbrojtjen e tyre, shteti nuk ka gjetur dot as disa kacidhe. Sidomos kur shohim se si, përgjatë Vjosës, gjen investime turistike që ndryshken apo kalben pa asnjë dobi për komunitetet e kupton ironinë e këtij fakti.

Mjafton të shikosh kioskat e shtrenjta të Ministrisë së Turizmit që po rrënohen, betonet e hedhura për “sporte aventure” apo shpartallimin e Kanionit të Langaricës, për të kuptuar se, përtej shpërdorimit arrogant të fondeve publike, askush nuk gjeti një fond modest për të mbrojtur këtë shpend kaq të rrallë.

Kjo është e vërteta e dukshme. Prandaj do të ishte mirë që Ministri i Mjedisit, nëse i bie ndonjëherë në dorë ky shkrim, të mos zemërohet me autorin, por të zemërohej pak me sistemin që i sjell lajmet.

Sepse, nëse informacioni im është i saktë, deri tani Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë fond për mbrojtjen e kësaj specieje.

Zero.

Dhe kjo është ndoshta shifra më interesante e gjithë historisë së shkabës egjiptiane, e cila, sipas deklaratës së Ministrit, “kishte vendosur që pas kaq kohe të rikthehej”, a thua se edhe shkaba e shkretë lexon axhanset e ATSH-së apo RTSH-së.

Një specie kaq e rrallë, që çdo vit rikthehet në vendlindjen e vet, nuk mund të mbrohet me një deklaratë për shtyp. Ato shtatë individë që kanë mbetur përgjatë Vjosës duan ushqim dhe punë ne mbrojtjen e tyre, dhe jo zhurmë, fotografi apo lavdi administrative.

Z. Ministër, ndoshta, ndonjëherë, një telefonatë te njerëzit që prej vitesh ngjiten nëpër malet e jugut për të parë se ku janë shkabat do të bënte që të mësonit se ku ndodhen ato, çfarë hanë dhe sa kanë mbetur.

Dhe, mbi të gjitha, çfarë duhet bërë që të mos na duhet një ditë të nxjerrim një tjetër deklaratë për shtyp me Titull

“Shkaba egjiptiane u zhduk nga Shqipëria.”/ Marrë nga Facebook i autorit

Kali i qyqes, foto e postuar nga Auron Tare
Lexo edhe
Sociale

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë: Mundi dhe sakrifica e atyre që i shërbejnë vendit shpërblehet! (VIDEO)

Sociale

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë: Mundi dhe sakrifica e atyre që i shërbejnë vendit shpërblehet! (VIDEO)
  • Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)
  • Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë
  • Vështirësia për të rregulluar mediat sociale dhe varësia e adoleshentëve ndaj tyre
  • Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 91 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë: Mundi dhe sakrifica e atyre që i shërbejnë vendit shpërblehet! (VIDEO)

Programi i qeverisë për kredi me 0% interes po u jep mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë…

• 5 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)

Shërbimet konsullore për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pritet të hyjnë në një fazë të re dixhitale. Lajmin…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë

1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by