Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Vështirësia për të rregulluar mediat sociale dhe varësia e adoleshentëve ndaj tyre
Sociale

Vështirësia për të rregulluar mediat sociale dhe varësia e adoleshentëve ndaj tyre

• 30 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Varësia, vetëlëndimi, vetëvrasja: strategjia e orientuar e angazhimit në Media Sociale është nën shqyrtim të rreptë pas dyshimeve se shkakton dëmtim të rëndë psikologjik, veçanërisht tek fëmijët.

Platforma si Facebook, YouTube dhe TikTok fitojnë shuma marramendëse duke i mbajtur përdoruesit të lidhur, nëpërmjet “scrolling” pa ndërprerje si dhe rekomandimeve dhe njoftimeve të vazhdueshme.

Për shembull, pronari i Facebook-ut, Meta, gjeneroi një rekord të ardhurash prej 196.2 miliardë dollarësh (168.3 miliardë euro) nga reklamat vitin e kaluar, të nxitura nga aftësia e saj për t’i mbajtur njerëzit të ngjitur pas ekraneve të tyre.

Ky model biznesi po përballet tani me pengesa të mëdha ligjore dhe rregullatore, me ndalimet e mediave sociale për personat nën 16 vjeç – që po përhapen në nivel botëror – dhe një valë në rritje padish, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Read more:Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Në rastin më të fundit, në fillim të këtij muaji 29 shtete – përfshirë Kaliforninë, Koloradon dhe Nju Xhersin – paditën Metën, duke pretenduar se gjiganti i mediave sociale i projektoi platformat e tij për të krijuar varësi nga përdoruesit e rinj.

Në një marrëveshje të njoftuar të mërkurën, Meta pranoi të paguante deri në 18 miliardë dollarë për 47 shtete, distriktin e Kolumbias dhe territoret eShtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe duke përfshirë një marrëveshje të veçantë prej 1 miliard dollarësh me Teksasin. Platforma gjithashtu pranoi të zbatojë kufizime përdorimi dhe të bllokojë adoleshentët nga përdorimi i aplikacioneve të saj gjatë natës.

Rritja e mediave sociale ia kaloi rregullores

Read more:Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt

Qeveritë në të gjithë botën e kanë kaluar dekadën e fundit duke shtrënguar rregullat, megjithatë politikëbërësit kanë vështirësi të ecin me hapin e teknologjisë, që ndryshon me shpejtësi.

Disa studime e lidhin përdorimin e mediave sociale tek adoleshentët me rritjen e ankthit, depresionit dhe pakënaqësisë me trupin. Ndërkohë, dokumentet e rrjedhura nga Meta në vitin 2021 treguan se studiuesit e kompanisë kishin identifikuar lidhje midis përdorimit të Instagram dhe shqetësimeve për imazhin e trupit dhe shëndetin mendor tek disa vajza adoleshente.

Sipas firmës “Sensor Tower” e cila merret me inteligjencën e tregut, në vitin 2025 adoleshentët amerikanë kalonin rreth 90 minuta në ditë, të fiksuar pas TikTok. Testet e bëra në vitin 2023 nga grupe si “Amnesty International” treguan se algoritmi i platformës mund të rekomandojë video që lidhen me depresionin dhe vetëlëndimin, për përdoruesit që janë të interesuar për përmbajtjen e shëndetit mendor.

Read more:Matt Damon mirënjohës për punën në "The Odyssey": Nuk ka shumë njerëz në të 50-at që luajnë role të tilla

“Kompanitë që veprojnë në këtë shkallë, me kaq shumë ndikim në jetën e njerëzve, duhet të përmbushin standardet themelore të sigurisë” – tha për DW Camille Carlton, drejtoreshë e lartë e strategjisë dhe ndikimit në Qendrën për Teknologji Humane. “Kjo nuk është ide radikale” – tha ajo. “Ky është i njëjti standard që ne aplikojmë për produkte të tjera si makinat, ilaçet dhe lodrat e fëmijëve.”

SHBA: siguri më të rreptë për fëmijët

Pas vitesh bllokimi, në SHBA po rritet mbështetja dypartiake për rregulla më të ashpra për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmet e mediave sociale, përmes Aktit për Sigurinë Online të Fëmijëve (KOSA).

Planet përfshijnë masa më të forta sigurie për të miturit. Gjithashtu prindërve do t’u vihen në dispozicion më shumë mjete për të kontrolluar llogaritë e fëmijëve të tyre.

Read more:“Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI…

“Teknologjia po përparon kaq shpejt dhe provat e dëmit po shtohen kaq shpejt, saqë jam vërtet optimist se do të miratojmë legjislacion të rëndësishëm në seancën e ardhshme të Kongresit” – tha javën e kaluar për podkastin “The Conversation” të Politico-s, psikologu social Jonathan Haidt, autor i librit më të shitur “The Anxious Generation” (Brezi i ankthit).

Mbështetje teorike për modele alternative

Në Gjermani, Cornelia Sindermann, profesoreshë e psikologjisë në “Charlotte Fresenius Hochschule” në Heidelberg, ka studiuar qëndrimet e përdoruesve ndaj modeleve alternative të mediave sociale.

Read more:“Shqipëria e re është ajo ku ligji është i njëjtë për të gjithë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Do ta ndërtojnë ata që iu rreh zemra pë vendin. Shteti duhet t’ju shërbejë qytetarëve

Këto përfshijnë planet e abonimit për të shmangur reklamat, të cilat Meta i ka testuar në Facebook dhe Instagram në BE-në me 27 anëtarë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimi i Sindermann-it i vitit 2024 zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e të rriturve dhe dy të tretat e adoleshentëve do të ishin të gatshëm të paguanin për një version shërbimi të Facebook-ut, me siguri shumë më të fortë. Platformat e mediave sociale ka të ngjarë të “rishpikin” aspekte të modeleve të tyre të biznesit dhe të testojnë burime shtesë të ardhurash. Sindermann i tha DW-së se ajo është “dyshuese” se këto alternativa do të zëvendësojnë platformat më të njohura sociale./DW

Lexo edhe
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Tags: #Adoleshentët #Alternativa #Amnesty international #Biznesi #euro #Facebook #Media sociale #tik tok #Youtube

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 10 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 3 ditë më parë • 20 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin