Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Katastrofa klimatike që fshihet pas ‘Odisesë’
Sociale

Katastrofa klimatike që fshihet pas ‘Odisesë’

• 30 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Filmi më i fundit i Christopher Nolan ka tërhequr dhjetëra miliona shikues në një botë detesh të stuhishme dhe qytetesh në flakë. Pa përbindëshat, ajo botë bazohet në realitet. Odisea, një histori mbijetese pas Luftës së Trojës, zhvillohet gjatë rënies së qytetërimit në Epokën e Bronzit.

Një studim i ri e lidh këtë kolaps me një ndryshim të rëndë klimatik. Dhe autorët paralajmërojnë për “ndikime në të ardhmen”. Shkencëtarët dinë prej kohësh për një thatësirë ​​misterioze dhe të rëndë që ndodhi më shumë se 3,000 vjet më parë, duke përkuar me shpërbërjen e mbretërive dhe shteteve në të gjithë Mesdheun.

Një hulumtim i publikuar muajin e kaluar hedh dritë mbi shkakun e mundshëm të asaj thatësire. Një tendencë tharjeje e ngadaltë dhe një cikël natyror më i shpejtë i motit të thatë, të mbivendosura njëra mbi tjetrën. Deri në fund të Epokës së Bronzit, sistemi i musoneve të Afrikës Perëndimore ishte tkurrur për mijëra vjet, duke e shndërruar Saharanë e gjelbër, në shkretëtirë. Më pak shi mbi Afrikë do të thoshte më pak shi mbi Mesdhe. Ky fenomen u amplifikua kur rajoni përjetoi një periudhë thatësire të shkaktuar nga ciklet natyrore të klimës nga Atlantiku, të cilat e bëjnë rajonin të luhatet midis periudhave të lagështa dhe të thata, që zgjasin me dekada.

Katherine Power, shkencëtare e universitetit të Stokholmit e cila udhëhoqi studimin, thotë se mjedisi në atë kohë mund të shpjegonte migrimin masiv dhe konfliktet e epokës së Odisesë.

Read more:Nolan, Marvel dhe Star Wars dominojnë sezonin e ri të kinemasë

Për dekada të tëra, studiuesit kanë spekuluar mbi arsyen e lëvizjes në shkallë të gjerë gjatë kësaj kohe, e cila njihet edhe si periudha e të ashtuquajturve “Popujt e Detit”.

Arkeologët argumentojnë se ndryshimet klimatike mund të ndihmojnë në shpjegimin e migrimit dhe kolapsit politik në fund të Epokës së Bronzit. Zbulimet e reja po ndihmojnë në zgjidhjen e enigmës.

“Nuk e dimë domosdoshmërisht pse u zhvendosën njerëzit asokohe” – thotë Power. “Por nëse themi, ‘Klima po përkeqësohej gjithnjë e më shumë dhe e bënte të vështirë mbijetesën, kjo mund të jetë një arsye e mundshme.”

Read more:Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet

“Një stuhi e përsosur fatkeqësish”

Sipas studiueses, zhvillimet e atëhershme janë të rëndësishme edhe sot. Lumenjtë kryesorë të Europës janë në nivele të ulëta rekord dhe thatësira po krijon kushte për zjarre shkatërruese, si dhe po shkakton humbje historike të të korrave. Kjo përfshin edhe korrjen më të ulët të misrit në Francë në 50 vjet.

Të njëjtat cikle të lagështirës dhe thatësirës nga Atlantiku janë ende në lojë, por tani ato po ndodhin në kontekstin e një bote që po ngrohet si rezultat i djegies së naftës, gazit dhe qymyrit nga njerëzit.

“Mendoj se është edhe më alarmante dhe përbën edhe më shumë kërcënim” – thotë Power.

Read more:Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

Por, a është ajo që ndodhi atëherë, një pasqyrë e asaj që mund të ndodhë në ditët e sotme?

Eric H. Cline, arkeolog në Universitetin George Washington, i cili shkroi një libër mbi burimin e krizës së Epokës së Bronzit, thotë se thatësira dhe sëmundjet ishin pjesë e “stuhisë së përsosur të fatkeqësive” që çuan në rënien e shoqërisë.

Ai tërheq paralele me ditët e sotme. Përmes një emaili për DW, ai tha se “duhet të jemi shumë të shqetësuar” për ndryshimet klimatike si një faktor domethënës për rënien e qytetërimit. “Kjo frikë nuk është aspak e ekzagjeruar”.

Read more:Greqia në prag zgjedhjesh, krijimi i partive të reja prish ekuilibrat politik, rikthehet ish-kryeministri Tsipras

A pati një moment kyҫ për shembjen?

Hulumtimi i Power u përqendrua tek kërkimet e modeleve që mund të fshihen pas ngjarjeve të izoluara të thatësirës së Epokës së Bronzit.

Ata filluan duke shqyrtuar sporet e bimëve, bërthamat e akullit, gurët e shpellave dhe të dhëna të tjera natyrore që lidheshin me thatësirën. Më pas, ajo dhe bashkëautorja, shkencëtarja e paleoklimës në Stokholm, Qiong Zhang, iu drejtuan modelimit, për të përftuar një pamje më të gjerë.

Modeli i tyre shqyrtoi të gjithë planetin, të mbivendosur në një rrjetë, ku secila qelizë mbulonte një sipërfaqe prej afërsisht 125 kilometrash. Një super-kompjuter më pas llogariti kushtet në secilën prej këtyre qelizave, për çdo muaj, gjatë mijëra viteve. Kjo i lejoi shkencëtarët të studionin të gjithë Mesdheun.

Read more:Sulmohen verbalisht dhe fizikisht dy ushtarë gjermanë në Holandë, agresorët e maskuar brohorisnin slogane anti-NATO

“Tani nuk jemi të izoluar vetëm tek një bërthamë ose një shpellë” – argumenton Power. “Mund të shohim më larg dhe të ndërtojmë një pamje të plotë.”

Ajo që zbuluan nuk ishte një ngjarje e vetme që ndryshoi në mënyrë dramatike dhe të papritur klimën. Përkundrazi, ciklet më të shkurtra të lagështirës dhe thatësirës u rreshtuan përkrah një tendence ngrohjeje më të zgjatur në kohë. “Kur kërkojmë të gjejmë lidhjet mes ndryshimeve klimatike dhe ndryshimeve të qytetërimit, shpesh kërkojmë atë ngjarje të madhe, të jashtëzakonshme, të papritur dhe katastrofike” – thotë Power, duke shtuar se janë “ndryshime të ngadalta dhe graduale ato që e shtyjnë një shoqëri përtej një pragu”.

Ajo tha se mund të ketë qenë një rënie e vazhdueshme e furnizimit me ujë që çoi në një rënie të ngadaltë të të korrave, gjë që i shtyu njerëzit të emigronin, duke shkaktuar konflikt. “Nuk duhet shumë për ta shtyrë një shoqëri përtej pragut në të cilin ndihet rehat” – përfundon Power./DW

Lexo edhe
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Tags: #Atlantiku #Christopher nolan #flakë #jetë #Kërcënim #Klima #konflikt #Odisea #thatesira

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin