Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet
Politikë

Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet

• 1 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestës maratonë të njohur si “Revolucioni i Flamingove” – e cila vazhdon prej tre muajsh poshtë zyrës së kryeministrit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura të kërkuara nga protestuesit, përkojnë nga ana tjetër edhe me kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në përafrimin me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në mes të kësaj përplasjeje, Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektvendim që propozon ndryshime në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, VNM. Sipas relacionit që e shoqëron projektligjin, ky akt krijon procedurën e quajtur “Vlerësimi i Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në zonat e veçanta të ruajtjes. “Qëllimi i këtij projektvendimi është integrimi i kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të veçanta të ruajtjes në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëpërmjet përfshirjes së vlerësimit të duhur, si pjesë e procesit të shqyrtimit të projekteve që mund të kenë ndikim në këto zona,” thuhet në relacion.

Në letër, ky ndryshim synon integrimin e kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zbatimin e kërkesave të Direktivës 92/43/KEE të Bashkimit Evropian. Por ekspertët dhe organizatat mjedisore ngrenë alarmin se ky mekanizëm rrezikon të kthehet në një mjet burokratik për të legjitimuar pas faktit, projektet që tashmë janë miratuar apo kanë nisur në rrjetin e zonave të mbrojtura. “Ligji për Zonat e Mbrojtura, pas ndryshimeve të vitit 2024, mbetet objekt i kritikave serioze për mospërputhjen me standardet e BE-së,” tha Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore “Eco Albania”. “Vlerësimi i Duhur’ nuk mund të trajtohet i shkëputur nga kuadri ligjor për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura,” theksoi ai.

Read more:2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit/ Deputeti Igli Cara: Pse hesht Sako dhe Ministria e Mjedisit?

Pikëpyetjet mbi projektligjin
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, VNM, është një prej procedurave më thelbësore paraprake për projekte që prekin natyrën. VNM-të përgatiten nga ekspertë të pajtuar prej kompanive apo investitorëve dhe duhet të analizojë pasojat e mundshme të një projekti zhvillimor mbi mjedisin dhe biodiversitetin – sikurse të tregojnë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit.

Pavarësisht rëndësisë, VNM-të e projekteve të mëdha në Shqipëri janë kritikuar shpesh nga aktivistë të mjedisit si të përcipta dhe shpesh pa të dhëna të plota shkencore.

Read more:Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës bëhet bashkë, miraton projektvendimin kundër shkrirjes me Kavajën: Interesi i qytetarëve, mbi çdo bindje partiake

Relacioni i Ministrisë së Mjedisit lë të kuptohet se me miratimin e aktit që përcakton se si do të bëhet “Vlerësimi i Duhur”, kjo situatë do të ndryshojë në zonat e mbrojtura.

Gjatë zbatimit të deritanishëm të procedurave të VNM-së, është evidentuar nevoja për të përcaktuar më qartë hapat që lidhen me projektet të cilat mund të ushtrojnë ndikim apo prekin zonat e veçanta të ruajtjes. Në të shkuarën, sipas relacionit, nuk ka pasur një instrument të tillë të veçantë dhe nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar brenda VNM-së.

Read more:““Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku: Qeveria i çon medias Tatimet se News24 transmeton protestën

“Në mungesë të dispozitave të detajuara procedurale, vlerësimi i duhur nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar në kuadër të procedurave të VNM-së,” thuhet në relacion. Propozuesit thonë se ky ndryshim synon të rrisë standardin e vendimmarrjes mjedisore dhe të garantojë mbrojtje efektive. Por organizatat mjedisore e shohin këtë me dyshim. Sipas Olsi Nikës nga organizata “Eco Albania”, përafrimi nuk duhet të mbetet vetëm në nivel terminologjik, por duhet të garantojë realisht standardet e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedisit.

“Ekziston një shqetësim legjitim se futja tani e mekanizmit të ‘Vlerësimit të Duhur’, pa adresuar më parë konfliktet themelore të legjislacionit për zonat e mbrojtura, mund të shndërrohet nga një instrument parandalues i dëmit në një mekanizëm procedural për legjitimimin ex -post të projekteve zhvillimore tashmë të planifikuara, miratuara apo të nisura,” tha Nika.

Read more:Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE

Ky shqetësim mbi ndikimin real të ligjit ndahet edhe nga Qendra Mjedisore EDEN, e cila ka paraqitur zyrtarisht komentet e saj si pjesë e konsultimit.

Ndërsa përgëzon vendosjen e një minimumi cilësor në procedurë, EDEN ka identifikuar rreziqe konkrete në zbatimin juridik dhe territorial të aktit.

Read more:Startup Albania shpall 163 fituesit, akordohet fond mbështetës prej 600 milionë lekësh për sipërmarrjet në sektorë strategjikë

“Një çështje me rëndësi që identifikojmë në tërësinë e draftit të propozuar lidhet me zbatimin juridik dhe territorial të projektvendimit, si dhe me rrezikun për krijimin e një boshllëku në mbrojtjen juridike të zonave potenciale Natura 2000,” argumenton EDEN. Problematika më e madhe, sipas analizës së EDEN, është fakti që Shqipëria nuk ka ende një listë zyrtare të miratuar të zonave të propozuara për rrjetin “Natura 2000”. Kjo mungesë ngre pyetjen thelbësore se mbi cilat territore dhe zona do të zbatohet konkretisht procedura e Vlerësimit të Duhur gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Më tej, Qendra EDEN ka ngritur disa probleme procedurale, duke evidentuar se projektakti i atribuon funksione “autoritetit përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes”, pa e identifikuar shprehimisht se cili është ky institucion. Sipas tyre, ky mosidentifikim lë shteg për paqartësi mbi kompetencën institucionale. Përveç rregullimit të kompetencave, organizata ka rekomanduar rritjen e transparencës, duke kërkuar që Raporti për Vlerësimin e Duhur dhe vendimmarrjet e lidhura me të, të publikohen dhe të jenë të aksesueshme për publikun. Mungesa e metodologjisë së qartë mbi bazën e të cilës do të përcaktohet nevoja për vlerësim të duhur në fazën paraprake mbetet sipas komenteve të EDEN, një tjetër hallkë e dobët e draftit të paraqitur./Reporter.al

Lexo edhe
Politikë

Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme

Politikë

Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!

Tags: #Institucion #Integrimi #Ministria e mjedisit #Organizata #Organizatat #projektvendim #Raporti #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme
  • Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
  • “Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish
  • Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
  • “Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
  • “Rama ciao!”/ 93 ditë protestë, qytetarët vijojnë edhe sot protestën, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
  • “Referendumi i Ramës është një rreth vicioz”/ Genc Burimi: Krizës i jep zgjidhje vetëm qeveria tranzitore
  • Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 39 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!

Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit të…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së ekzekutivit, protesta anti-qeveritare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, ku…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by