Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga pas një kamion, i cili transportonte bobina betoni.
Goditja ishte shumë e fortë, sa pjesa e përparme e veturës përfundoi mes gomave të pasme të kamionit.
Shoferi, i cili po udhëtonte nga Durrës drejt Tiranës, Hysen Balla, humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet që ai të ketë qenë me shpejtësi, apo në një përgjumje në timon. Ekspertiza pritet të përcaktojë shkakun e aksidentit.
3 automjete që vinin pas tyre u përfshinë në aksident zinxhir, duke përkeqësuar situatën. 3 shoferë dhe 5 pasagjerë raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër shofer, humbi jetën në një tjetër aksident të rëndë në aksin Levan-Tepelenë. Dashamir Beca, 55 vjeç, po lëvizte me “Audi” kur u përplas me një “Benz”, shoferi dhe 3 pasagjerët e të cilit janë jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident pasoi edhe në Pogradec-Korçë kur dy mjete që lëviznin në drejtim të kundërt, u përplasën dhe u plagosën dy vajza, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident tjetër ndodhi fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet u përplas me një furgon pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit u transportuan me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Levan-Tepelenë, del foto e 55-vjeçarit Dashamir Beca

Ka dalë fotografia e 55-vjeçarit Dashmir Beca, i cili humbi jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”
Ngjarja ndodhi pasi 2 automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin. Beca ishte drejtues i automjetit tip ‘Audi’ dhe humbi jetën në vendngjarje.
Në aksident u plagosën edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, 40-vjeçari Gesti Muskaj, si dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin ‘Benz’, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
Fugoni i pasagjerëve përfshihet në aksident në Gumenicë të Vlorës, 6 të lënduar dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Read more:Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.
Lajmi në përditësim
Tjetër aksident, përplasen dy makina në Pogradec-Korçë, plagosen dy vajza (VIDEO)
Dy automjete janë aksidentuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës. Të dy mjetet udhëtonin në sense të kundërta, ndërsa humbja e kontrollit ka bërë që njëri prej tyre të përplaset me mjetin që vinte përballë.
Nga aksidenti raportohen dy vajza të lënduara, jashtë rrezikut për jetën, të cilat aktualisht ndodhen për kontrolle në spitalin e Pogradecit.
Read more:U kap në makinë me Agasin, ish-zyrtari i Policisë, Shpataraku dërgohet në burgun e Peqinit
Gjithashtu në vendngjarje ndodhet policia e cila po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aksident në Levan-Tepelenë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t! Plagosen shoferi tjetër dhe 3 pasagjerë (EMRAT + VIDEO)
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”
Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Dashmir Beca. 55-vjeçari, i cili humbi jetën në vend, është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër, 40-vjeçari Gesti Muskaj, ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te ‘Benz’-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




