Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës në bojkot, bllokohen shërbimet! Do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës në bojkot, bllokohen shërbimet! Do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

• 8 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë bojkotin e administratës së Gjykatës së Tiranës. Pas Dhomës Civile, bojkotit i është bashkuar edhe administrata e Dhomës Penale, duke bllokuar shërbimet dhe duke kërkuar sqarime se përse ende nuk u kanë kaluar pagat e muajit gusht dhe çfarë do të ndodhë me ta. Mësohet se do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë.

Punonjësit kanë vënë në dijeni drejtuesit e Gjykatës për bojkotin, ndërsa u është komunikuar se do të ketë informacion apo një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.

Për pagat e bllokuara janë mbledhur edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në takim drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa të ftuar janë edhe anëtarët e KLP-së.

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se “dera e Thesarit të Shtetit”, ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka paralajmëruar se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:59

Ngërçi me pagat, edhe administrata e Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës në bojkot, bllokon shërbimet (VIDEO)

Pas ngërcit me pagat në sistemin e drejtësisë, edhe administrata e Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës ka nisur bojkotin dhe ka bllokuar shërbimet.

Ora 08:37

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Olsian Çela sot mbledhje me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve

1788856315_DREJTESIA.jpg

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela do të mbajë një mbledhje sot për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve. Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se takimi do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar.

“Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen”, tha Gogu gjatë një deklarate për shtyp në fundjavë.

Lexo edhe
Kronikë

‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)

Kronikë

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)
  • Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
  • E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 31 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 5 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO e kontrolluar nga Ron Yafet do të përdoret për trafik armësh”/ Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dh Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet 5 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)

Prej 9 muajsh, banorët e Patos-Marinzës nuk kanë marrë pagesat për qiranë e tokës nga gjigandi i naftës…

• 5 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjobiti dhe i pezulloi aktivitetin subjektit “Polyeco Albania” Sh.p.k pasi u konstatuan…

• 5 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by