Prej 9 muajsh, banorët e Patos-Marinzës nuk kanë marrë pagesat për qiranë e tokës nga gjigandi i naftës “Bankers Petroleum”.
Këtë të martë banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë mbajtën sërish një protestë. Ndryshe nga dy protestat e mëparshme që u mbajtën në zyrat qendrore në Fier, këtë herë banorët u zhvendosën pranë zyrave ku ‘Bankers Petroleum’ zhvillon aktivitetin e tij.
Ata kanë kërkuar njëzëri që kontratat të mos ndryshojnë duke u ulur vleren e pagesës pasi në të kundërt do te përshkallëzojnë protestën e tyre.
Read more:Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
“Do të përshkallëzojmë protestën, do të bllokojmë rrugën”, tha një banor.
“Kemi patur takime edhe me deputetë të zonës, por nuk ka dhënë zgjidhje. Do t’i bllokojmë aktivitetin”, tha një tjetër.
“Paga e nje kinezi është baraz sa 10 qira të tokave të banorëve” thonë ata.
Banorët pohojnë gjithashtu se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë negociatë dhe shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre.




