Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Po vendosnin ndriçimin e rrugës në Tropojë, 4 punonjësit e Bashkisë i kap korenti! Ndërron jetë 59 vjeçari, tre të tjerë në spital (EMRAT)
Kronikë

Po vendosnin ndriçimin e rrugës në Tropojë, 4 punonjësit e Bashkisë i kap korenti! Ndërron jetë 59 vjeçari, tre të tjerë në spital (EMRAT)

• 8 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punimeve për vendosjen e shtyllave të ndriçimit publik.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Bujanit, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime për vendosjen e shtyllave përgjatë rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës, punonjësit kanë rënë në kontakt me rrjetin elektrik të transmetimit të tensionit të mesëm. Kontakti me energjinë elektrike ka shkaktuar një incident të rëndë, duke i lënë katër punonjës të dëmtuar.

Njëri prej tyre, 59 vjeçari Muhamet Sylisufaj nuk ka mundur t’u mbijetojë goditjes nga energjia dhe ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët, Albert Dunisha 40 vjec, Ilir Dautaj 47 vjec dhe Afrim Aliaj 21 vjec janë plagosur dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Read more:Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij

Grupet hetimore po punojnë për të dokumentuar mënyrën se si ka ndodhur kontakti me linjën e tensionit të mesëm, si dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë gjatë kryerjes së punimeve.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik vijojnë.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Read more:Përfshihet nga zjarri një banesë në Levan të Fierit, flakët shkrumbojnë totalisht objektin (VIDEO)

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Lajmi në përditësim

Lexo edhe
Kronikë

Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)

Kronikë

Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)

Tags: #Afrim Aliaj #Aksident #Albert Dunisha #bajram curri #bashkia tropoje #grupi hetimor #Ilir Dautaj #korenti #Kukes #Muhamet Sylisufaj #tropoje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)
  • Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)
  • Dogjën toka dhe pemë në Krujë e Vlorë, arrestohen 2 autorët e dyshuar! Në kërkim 2 persona që penguan Policinë (VIDEO)
  • Vidhen dy biznesmenë në Berat, hajdutët marrin nga kasafortat e tyre rreth 20 milionë lekë (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori
  • Përfshihet nga zjarri një banesë në Levan të Fierit, flakët shkrumbojnë totalisht objektin (VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 33 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO e kontrolluar nga Ron Yafet do të përdoret për trafik armësh”/ Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dh Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet 5 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)

Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur hapat që do…

• 15 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, mblidhet Dhoma e Avokatisë! Pritet të vendosë për bojkotin e gjyqeve (VIDEO)

Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur hapat që do…

• 15 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Dogjën toka dhe pemë në Krujë e Vlorë, arrestohen 2 autorët e dyshuar! Në kërkim 2 persona që penguan Policinë (VIDEO)

Dy persona kanë rënë në pranga për dy raste të ndryshme zjarrvënieje në Krujë dhe Vlorë, ndërsa në…

• 15 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by