Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!
Politikë

“Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mjeku Ermal Pashaj ka komentuar në News24 protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke u ndalur te prania e shtuar e forcave të policisë, arrestimet e protestuesve dhe përdorimi i vezëve gjatë tubimit.

Pashaj tha se gjatë protestës kishte vënë re një nivel më të lartë sigurie pranë Parlamentit, ndërsa theksoi se nuk pati përdorim të gazit lotsjellës.

Read more:“Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!

“Do ta shihja në një plan pak më tutje. Dje isha në pjesën e pasdites, për shkak të profesionit. Niveli i shtuar i sigurisë rreth Parlamentit binte në sy. Kam parë në rrjetet sociale një armatim të policisë. Kishte më shumë se herët e kaluara, por nuk pati përdorim të gazit lotsjellës. A është ky një element që duhet ta bëjë më të vështirë vazhdimin e protestës?! Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është kauza, që mendojmë se është e drejtë. Numrat më të pakët apo më të shtuar të policisë dhe të protestuesve do ta bëjnë më të vështirë arritjen e kauzës, pasi sido që të jenë numrat, kauza është fituese.”, tha ai.

Duke folur për arrestimet, mjeku u shpreh se protestuesit, sipas tij, janë shoqëruar nga policia edhe kur ndodheshin në trotuare dhe pa shfaqje dhune.

Read more:“Në shah mbreti mbrohet deri në fund dhe sakrifikohen ushtarët”/ Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe Belën

“Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit janë arrestuar në trotuare, pa gjenezë të dhunës. Forcat e policisë kanë bërë arrestime që para 10 ditësh janë quajtur të paligjshme nga gjykata. Mundohem të mendoj narrativën e policisë. Ajo veza më shumë sesa respektin, asgjë tjetër nuk sjell. Protestues u arrestuan se kishin vezë në dorë. Veza po kthehet në precedent. S’më vjen çudi që të dalë një VKM që veza të quhet si “armë e ftohtë”.”, shtoi Pashaj.

Pashaj u shpreh se protesta do të vijojë, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e diasporës ndaj zhvillimeve në vend.

Read more:35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

“Njëherë Rama e shan protestën, u turrën për të sulmuar numrat. Dhe tani thonë: kemi të drejtë. Por protesta do të vijojë dhe diaspora do të na bashkohet. Diaspora vjen në shtëpinë e vet, të mençurit duhet të dalin të flasin. Zoti Rama po tenton që të marrë narrativën e protestës dhe të dalë në krye. Nuk mendoj se është i sinqertë. Hedhja e fajit te të tjerët, është e gabuar. Pa demokraci të brendshme, ti e admirojë PS e para 10 viteve, me njerëz të artikuluar. Këtë se shoh më në PS. Të gjitha mbledhjet janë transmetuar live në tv e partisë. Këtu ka nënshtrim të autoritetit të kryetarit të partisë. Administrata duhet të konsolidojë veprimet e veta.”, pohoi ai.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Armatim #Armë #Arrestime #Dhune #Diaspora #Gjykata #Live #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin