Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
Sociale

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

• 7 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ajo që mbijeton nëpërmjet besimit, është një trashëgimi që vazhdon të jetojë. Me këtë mesazh, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj iu drejtua të gjithë të pranishmëve në ceremoninë e 35 vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u festua 15-vjetori i drejtimit të saj nga Baba Mondi, si dhe 11-vjetori i inaugurimit të kompleksit kulturor botëror.

“Por përtej datave dhe përvjetorëve, kjo ditë mbart një kuptim më të thellë. Ajo është një dëshmi se institucionet shpirtërore mund të mbijetojnë edhe përtej tronditjeve të historisë, nëse mbështeten mbi kujtesën, besimin dhe vullnetin e njerëzve që i mbajnë gjallë. Dhe në qendër të këtij kapitulli qëndron një ide e thjeshtë, por e fuqishme: ajo që mbijeton nëpërmjet besimit, kujtesës dhe përkushtimit nuk është thjesht një institucion; është një trashëgimi që vazhdon të jetojë”, tha Baba Mondi.

Ndërsa u ndal te vlerat e bektashizmit, kreu Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu tha se besimi nuk ndërton mure mes njerëzve, por ura.

“Besimi nuk është vetëm marrëdhënie me Zotin, ai shfaqet edhe në mënyrën se si sillemi me tjetrin, si trajtojmë të ndryshmin, si e mbrojmë të dobëtin dhe si kontribuojmë për të mirën e përbashkët. Prandaj dialogu ndërfetar nuk duhet të jetë vetëm një takim protokllar i institucioneve fetare, ai duhet të jetë kulturë shoqërore. Nuk ushqen përçarjen, por respektin, nuk e mbyll njeriun në vetvete, por e fton atë të shohë tjetrin me dinjitet dhe mirësi”, tha Bujar Spahiu.

Read more:Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!

Nga kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë mesazhi u dha nga At Aleks Ndoni.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe komunitetit bektashi janë karakterizuar nga komunikimi i vazhdueshëm dhe I hapur.’’ Bindja fetare nuk duhet të shndërrohet në arsye përçarje, urrejtje apo dhune ndaj tjetrit. Paqja fetare nuk ndërtohet, duke heshtur për dallimet, por duke mos lejuar që dallimet të bëhen mure armiqësie. Kjo përgjegjësi bëhet më e madhe sot, kur gjuha e urrejtjes dhe përçarja përhapet me shpejtësi sidomos mes të rinjve”, tha At Aleks Ndoni.

Në fjalën e tij, ipeshkvi I Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se solidariteti dhe dialogu është thelbi i njeriut dhe pa këto dy cilësi nuk mund të jetohet.

Read more:Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit

“Në qoftëse brenda familjes nuk ka dialog, nuk do të ketë as jashtë. Nëse brenda familjes nuk ka solidaritet nuk do të ketë as jashtë. Komunitetet tona në shumë raste kanë theksuar rolin e rëndësishëm të familjes sepse aty zhvillohen farat e para”, tha Dom Gjergj Meta.

Ky 35 vjetor jubilar mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, komuniteteve fetare, akademisë, kulturës, së bashku me përfaqësues të Gjyshatave dhe teqeve Bektashiane nga Shqipëria dhe diaspora.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:57

35-vjetori e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryepeshkopi Joan: Bashkëpunimi ndërfetar në shërbim të paqes dhe mirëkuptimit

1788789354_kryepeshkopijoan.jpg

Foto: Kryepeshkopi Joan

Kryegjyshata Botërore Bektashiane festoi 35 vjetorin e rihapjes së selisë së saj që pas rënies së komunizmit. Në mesazhin e tij Fortlumturia e Tij Joan, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë theksoi se gjithë këtyre viteve, marrëdhëniet ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Komunitetit Bektashian janë karakterizuar nga komunikimi i vazhdueshëm dhe i hapur, veçanërisht në përcjelljen e mesazheve për paqe.

Kryepeshkopi thekson gjithashtu se komunikime të tilla përcjellin një mësim te besimtarët e komuniteteve te shoqëria pavarësisht se cilës fe i përket dhe çfarë bindjeje ka secili.

Read more:Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe

Fortlumturia e Tij nënvizon se ‘bindja fetare nuk duhet dhe nuk mund të shndërrohet në arsye urrejtjeje, përçmimi apo dhune ndaj tjetrit’.

Mesazhi i plotë

Konferenca Ndërkombëtare Jubilare, e cila shënon tri përvjetorë të rëndësishëm për Komunitetin Bektashian: 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, 15-vjetorin e zgjedhjes së Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe 11-vjetorin e inaugurimit të Kompleksit Kulturor “Odeon”, na jep mundësinë t’ju shprehim urimet tona të sinqerta. Rihapja e institucioneve fetare pas rënies së regjimit ateist ishte një ngjarje e madhe për mbarë vendin. Pas dekadash ndalimi dhe persekutimi, shqiptarët rifituan një të drejtë themelore: lirinë për të besuar, për të shprehur bindjet e tyre dhe për të organizuar jetën e bashkësive të tyre fetare. Kjo liri është një pasuri e përbashkët, të cilën kemi detyrimin ta ruajmë me përgjegjësi.

Ne u përkasim traditave fetare të ndryshme, me bindje dhe mësime që nuk janë të njëjta. Dialogu i ndershëm nuk kërkon t’i fshehim këto dallime, as t’i paraqesim besimet tona sikur të ishin të njëjta. Përkundrazi, ai kërkon që secili të jetë i sinqertë në besimin e vet dhe, njëkohësisht, i hapur për ta takuar tjetrin me respekt, pa frikë dhe pa paragjykim. Gjatë gjithë këtyre viteve, marrëdhëniet ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Komunitetit Bektashian janë karakterizuar nga komunikimi i vazhdueshëm dhe i hapur. Jemi takuar në çaste gëzimi dhe në çaste vështirësie; kemi marrë pjesë në veprimtari e takime të përbashkëta; kemi shkëmbyer vizita dhe urime me rastin e festave të secilit komunitet. Sa herë ka qenë e nevojshme të përcillet një mesazh paqeje, qetësie dhe mirëkuptimi, kemi gjetur njëri-tjetrin të gatshëm për bisedë dhe bashkëpunim. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka qenë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për këtë komunikim, dhe e vlerësojmë sinqerisht këtë qëndrim.

Read more:88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Këto takime nuk janë vetëm pjesë e mirësjelljes institucionale. Ato përcjellin një mësim të rëndësishëm te besimtarët e komuniteteve tona dhe te mbarë shoqëria: pavarësisht se cilës fe i përket dhe çfarë bindjeje ka secili, personi njerëzor duhet të respektohet, të dëgjohet dhe të trajtohet me dashuri. Bindja fetare nuk duhet dhe nuk mund të shndërrohet në arsye urrejtjeje, përçmimi apo dhune ndaj tjetrit. Paqja fetare nuk ndërtohet duke heshtur për dallimet, por duke mos lejuar që dallimet të bëhen mure armiqësie. Ajo ndërtohet çdo ditë: me një fjalë të matur, me një takim të sinqertë, me një urim, me praninë pranë tjetrit në një çast të vështirë dhe me bashkëpunimin për çështje që prekin të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë, drejtuesit fetarë japin shembull se besnikëria ndaj traditës së vet mund të bashkëjetojë me respektin e thellë për lirinë dhe dinjitetin e tjetrit.

Kjo përgjegjësi bëhet edhe më e madhe sot, kur gjuha e urrejtjes, polarizimi dhe përçarja përhapen me shpejtësi, sidomos ndërmjet të rinjve. Detyra jonë e përbashkët është të mos lejojmë që feja të përdoret për të ndarë njerëzit, për të ndezur konfliktin apo për të justifikuar dhunën. Me fjalën dhe me shembullin tonë duhet të tregojmë se e ardhmja e Shqipërisë ndërtohet me liri, drejtësi, respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë paqësore. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë në këtë rrugë: me identitet të qartë, me fjalë të sinqertë dhe me dorë të hapur për komunikim e bashkëpunim. Shpresojmë se edhe në vitet që vijnë marrëdhëniet tona me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane do të vazhdojnë në të njëjtën frymë të mirëkuptimit, të respektit dhe të përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë.

Duke ju uruar mbarësi në punimet e kësaj konference, i shprehim Kryegjyshit Botëror, klerit bektashian dhe të gjithë besimtarëve të Komunitetit Bektashian urimet tona më të mira për këto përvjetorë jubilarë.

Lexo edhe
Sociale

Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet

Sociale

Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin

Tags: #Aleks Ndoni #baba mondi #bujar spahiu #Dhune #Diaspora #Dom Gjergj Meta #E ardhmja #kryegjyshata boterore bektashiane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet
  • Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin
  • Zjarret në Himarë/ Vangjel Tavo për Report TV: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, po evidentojmë dëmet, qytetarët do të kompensohen
  • 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
  • Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do mbështesë vendimin që do merret
  • 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
  • “Ia hoqëm maskën regjimit!”/ 100 ditë qëndresë, aktivisti Edison Lika në News24: Nesër i presim me vezë deputetët te Kuvendi
  • “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret
  • “12 shtatori, do të jetë protesta e madhe që është parë. Diaspora na bashkohet”, protestuesi: Do mblidhemi para Kryeministrisë, qëndrojmë 24 orë! Nuk kemi frikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe… 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet

Në fshatrat Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malas Gropë, Syzezë dhe Poshnje, fermerët dalin çdo ditë përgjatë aksit nacional Dimal–Lushnje,…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është bërë anëtar i plotë i Rrjetit SafeJournalists që prej muajit gusht. Lajmi…

• 34 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Zjarret në Himarë/ Vangjel Tavo për Report TV: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, po evidentojmë dëmet, qytetarët do të kompensohen

Ndërsa në rrjetet sociale janë hedhur dyshime se zjarret në Himarë lidhen me Paketën e Maleve, kryebashkiaku Vangjel…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by