Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit
Kronikë

Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, u diskutua për përplasjen mes qeverisë dhe magjistratëve, lidhur me bllokimin e pagave për gjykatat e prokuroritë, çështje e cila përfundoi ditën e sotme në SPAK.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në studio, e ka cilësuar këtë situatë si të paprecedentë, teksa shtoi se ‘drejtësia ka filluar të bërtasë për drejtësi’.

Referuar kallëzimit në SPAK të bërë nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve kundër ministrit të Financave Petrit Malaj, Petraj tha se ky është një konflikt i pastër, pasi sipas tij drejtësia po hedh në gjyq shtetin.

Read more:Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton

Por për Petrajn, pavarësisht aspektit procedurial që favorizon qeverinë në këtë përplasje, sipas tij të drejtë kanë magjistratët. Petraj shtoi se pagat që magjistratët kërkojnë nuk janë shifrat drastike që pasqyrohen, por sipas tij, janë të bazuara te piramida shtetërore e pagave.

“Është një situatë që normalisht pjesa e magjistratëve kanë të drejtë. Por që ka edhe një pjesë tjetër që mendojnë se mund të bëhej një marrëdhënie dialogu mes palëve. Ky është rast i paprecedentë. Të shikosh tani që drejtësia hedh në gjyq shtetin, shikon që kemi një konflikt të pastër. Drejtësia ka filluar bërtet për drejtësi. Por faktikisht, në bazë të vendimit të gjykatës për detyrat e lëna, ata kanë të drejtë. Nuk janë ato shifra drastike që fliten. E kanë në bazë të piramidës shtetërore që fillon që nga Presidenti”, tha mes të tjerash Petraj.

Read more:Mashtrimi 7 mln € me Call Center në Tiranë, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta

Ndërkohë nga ana tjetër, avokati Eugen Beci duke iu referuar kallëzimit kundër ministrit të Financave në SPAK, tha se kemi të bëjmë me një konflikt të pastër kushtetues.

Më tej Beci, duke dalë në krah të magjistratëve, tha se në Shqipëri buxheti nuk është vetëm i ekzekutivit, por një element që rregullon të gjitha hallkat e pushtetit.

Read more:Mbajtja e të pandehurve në kafazin e qelqtë/ Caca: Është poshtëruese, ligji nuk e detyron gjykatën që ta bëjë! Petraj: Meta ishte shpërfytyruar si asnjëherë më parë

Më tej Beci theksoi se magjistratët nuk janë nëpunës të thjeshtë, por diçka më tepër.

“Kallëzimi që duket sikur është një konflikt interesi, por në fakt është thjeshtë një konflikt i pastër kushtetues. Në Shqipëri buxheti nuk është i ekzekutivit, por një element që rregullon të tëra hallkat e shtetit. Pushteti gjyqësor në Shqipëri nuk janë nëpunës publikë të thjeshtë. Magjistratët, vetë kjo mazhorancë, por në parimet e përgjithshme i ka quajtur diçka më tepër. Dhe nuk janë nëpunës të thjeshtë publikë, por shërbëtorë të ligjit që quhen magjistratë. Vetë mënyra sesi reagon kryeministri ndaj një kallëzimi të tillë është populizëm i pastër”, tha mes të tjerash Beci.

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)

Kronikë

Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës

Tags: #Buxheti #edmond petraj #Eugen Beci #frontline #gjyq #pagat e drejtesise #Petrit Malaj #qeveria #rritja e pagave #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)
  • Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi
  • 103 ditë revoltë! Nis protesta e qytetarëve para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
  • Të shtunën protesta e madhe! Protestuesi: Presim krahëhapur diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
  • 103 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qyetetarëve te sheshi Skënderbej, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 6 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)

Dorëzimi i dosjes Veliaj në Strasburg është një vendim i drejtë pasi mbajtja në qeli e kryetarit të…

• 2 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës

Protesta e banorëve të fshatrave të Marinzës është zhvendosur mëngjesin e kësaj të enjteje pranë zonës ku kryhet…

• 2 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

TIRANË– Bllokimi i pagave për gjykatat dhe prokuroritë e vendit, magjistratë e administratë, është bërë me urdhër të…

• 3 orë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by