Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe
Sociale

Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një njoftim për punësimin e farmacistëve nga Etiopia ka vënë në lëvizje Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë. Në rrjetet sociale, një agjenci rekrutimi njoftonte se farmacistë nga Etiopia ndodheshin në Shqipëri, kishin leje qëndrimi dhe ishin të gatshëm të nisnin punë.

Por Urdhri i Farmacistëve sqaron se leja e qëndrimit dhe gatishmëria për të punuar nuk mjaftojnë për të ushtruar profesionin. Për të punuar si farmacist në Shqipëri, shtetasit e huaj duhet të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore.

Read more:Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Fillimisht kërkohet njohja e diplomës. Më pas, dëshmia e njohjes së gjuhës shqipe, kalimi me sukses i provimit të shtetit, pajisja me leje qëndrimi dhe leje pune, si dhe regjistrimi pranë Urdhrit të Farmacistëve. Urdhri u kërkon farmacive dhe subjekteve punëdhënëse të tregohen të kujdesshme përpara çdo punësimi.

“Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë sjell në vëmendje se ushtrimi i profesionit të farmacistit në Shqipëri nga shtetas të huaj i nënshtrohet kërkesave ligjore dhe profesionale, pavarësisht origjinës apo shtetësisë. Përpara ushtrimit të profesionit, shtetasit e huaj duhet të përmbushin kërkesat specifike të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, ndër të cilat: njohjen dhe njësimin e diplomës pranë QSHA-së, dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe në nivelin C1, kalimin me sukses të testimit që kryhet pranë Urdhrit të Farmacistëve, kalimin me sukses të Provimit të Shtetit, pajisjen me leje qëndrimi dhe leje pune, si dhe regjistrimin dhe anëtarësimin pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Read more:“6 deputetë gati të heqin dorë e të çojnë në votëbesim qeverinë”/ “Shpërthen” protestuesi: Rama po të vjen ora! Boll iu solle si tiran

Urdhri thekson se asnjë rekrutim apo ofertë punësimi nuk përbën në vetvete të drejtë për ushtrimin e profesionit, pa përmbushjen e të gjitha kushteve ligjore dhe profesionale. Për këtë arsye, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë u bën thirrje farmacistëve dhe subjekteve punëdhënëse të tregojnë kujdes ndaj njoftimeve të publikuara në rrjetet sociale apo platformat e rekrutimit dhe të verifikojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore përpara çdo punësimi. Këto kritere synojnë të garantojnë standardet profesionale, komunikimin e sigurt me pacientin dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në reagimin e Urdhrit të Farmacistëve.

Read more:Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Dokumentacioni dhe statusi profesional i çdo farmacisti të huaj duhet të verifikohen paraprakisht, në mënyrë që ushtrimi i profesionit të bëhet vetëm në përputhje me kërkesat ligjore.

Lexo edhe
Sociale

Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria

Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Tags: #Etiopia #Farmacistet #Njoftim #Punësimi #Rrjetet sociale #shqiperi #Të Gjitha #urdhri i farmacisteve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria
  • Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor
  • Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit
  • Rriten regjistrimet në Universitetin e Gjirokastrës, 300 studentë në fazën e parë, interesi i lartë për infermierinë dhe ekonomikun
  • Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Largimi nga detyra si ministër, reagon Besfort Lamallari: Do t’i kthej nderin kryeministrit me angazhimin në ekipin e tij
  • “Armët do të prodhohen në Afrikë dhe paketohen në Shqipëri”/ Akuzat e Ahmetajt, ministrja Ismaili “merr në mbrojtje” KAYO-n: Është krenaria jonë!
  • 25 vite nga 11 Shtatori, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura dhe heronjtë!
  • Çerek shekulli nga 11 Shtatori/ Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën botën: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë
  • Përplasja me deputeten e PS/ Aktivistja tregon incidentin: Si më morën me forcë në polici nga taksia duke ikur në shtëpi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 7 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria

Kroacia ka asgjësuar një sasi me speca të kuq me pesticide, që vinin nga Shqipëria. Lajmin e ka…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë…

• 21 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit

Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by