Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Autori i tritolit në Shkodër u maskua si picajol,dyshohet për mesazh kërcënues ndaj Gëzim Bushatit! Hetohet e kaluara e tij kriminale në Gjermani
Kronikë

Autori i tritolit në Shkodër u maskua si picajol,dyshohet për mesazh kërcënues ndaj Gëzim Bushatit! Hetohet e kaluara e tij kriminale në Gjermani

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse, i ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në qendër të Shkodrës, në oborrin e banesës së shtetasit Mehdin Bushati.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është afruar i vetëm me një motor të përshtatur si mjet për shpërndarjen e picave. Ai mbante skafandër në kokë dhe ishte maskuar si picajol. Pas hedhjes së lëndës plasëse në oborr, është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e ngjarjes, Mehdin Bushati, me profesion mësues, ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për motivet e ngjarjes.

Read more:Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Hetuesit dyshojnë se shpërthimi mund të ketë qenë një mesazh kërcënues për vëllain e tij, Gëzim Bushati, i njohur edhe me emrin Naser Bushati, i cili prej vitesh jeton në Gjermani dhe, sipas burimeve, ka qenë për herë të fundit në Shqipëri rreth dy ose tre vite më parë.

Në katin e parë të ndërtesës jeton Mehdin Bushati, ndërsa kati i dytë i përket vëllait të tij. Sipas të njëjtave burime, Gëzim alias Naser Bushati rezulton i dënuar më parë në Gjermani dhe Rumani, një herë me pesë vite burg dhe një herë tjetër me dy vite.

Read more:“Në burg organizonim greva, na torturonin”, ish i burgosuri politik: Më thonë pse del në protestë, kuptojeni çfarë bën komunizmi

Për shkak të problemeve që ai dyshohet se mund të ketë pasur jashtë vendit, policia po heton pistën se lënda plasëse është hedhur për t’i përcjellë një mesazh kërcënues. Dyshohet gjithashtu se personi që kreu sulmin mund të ketë qenë i paguar.

Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e tij.

Read more:Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit

Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:30 dhe u dëgjua fuqishëm në qendër të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe turistët. Vetëm pak metra larg, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, po zhvillohej një aktivitet me muzikë dhe lojëra për fëmijët dhe familjet.

Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Lexo edhe
Kronikë

Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit

Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Banorët #Burg #dëme materiale #Fëmijët #Gëzim Bushati #Mehdin Bushati #Naser Bushati #Shkoder #tritol

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
  • Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)
  • I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot nis viti i ri shkollor! 25 mijë nxënës u drejtohen klasave të para, ja mesazhi i ministres së Arsimit
  • “Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? (VIDEO)
  • “Protesta kalon në dinamika të reja”/ Qytetari: Rrëzimi i regjimit, i mundur sa kohë jemi bashkë!
  • “Nesër nis shkolla”/ Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo gojëkyçjen dhe heshtjen
  • “Rama sillet si sulltan! U thotë qytetarëve të qepin gojën”/ Qytetari: I kanë dalë kundër edhe të tijtë! Shteti ka rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 19 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 11 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se sot (14 shtator) do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën…

• 32 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Sherri në banesën e një gruaje në Rrogozhinë, 26-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje 35-vjeçarin! Dy të arrestuar (VIDEO)

Një konflikt në banesën e një gruaje në Rrogozhinë përfundoi me nxjerrjen e një kallashnikovi dhe kërcënime për…

• 17 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Ardian Muka, 56 vjeç, nga Gërdeci, u arrestua nga Policia e Vorës pasi kërcënoi me jetë kushëririn dhe…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by