Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. FOTO/ Presidenti italian, Mattarella i ftuar në Tiranë, Alket Hyseni zbulon detajet nga takimi në Romë
Politikë

FOTO/ Presidenti italian, Mattarella i ftuar në Tiranë, Alket Hyseni zbulon detajet nga takimi në Romë

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka bërë me dije se Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, do të jetë i ftuar nderi në “World Law Congress Albania 2027”, që do të zhvillohet në Tiranë në muajin maj.

Përmes një reagimi në Facebook, Hyseni ka ndarë momente nga një takim i zhvilluar në Palazzo del Quirinale, në Romë, ku një delegacion i World Jurist Association dhe World Law Foundation është pritur në audiencë nga Presidenti Mattarella.

Read more:Balliu nxjerr fjalimin e Trump: Kartelet dhe komunizmi, dy rreziqe për një shtet!

Në delegacion ishin edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Sipas Hysenit, në qendër të takimit ishte organizimi i “World Law Congress Albania 2027”, një aktivitet ndërkombëtar që pritet të mbledhë në Tiranë personalitete të njohura të botës së drejtësisë, institucioneve dhe jetës publike.

Read more:Nafta 229 lekë/litër/ “15 mln euro të arkëtuara në buxhet!”, Bozdo: Bordi prishi punë, taksat përbëjnë 55% të çmimit. Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të reduktohet akciza

Hyseni bën me dije se Mattarella pritet të marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.

Ai e ka cilësuar këtë një “nder të veçantë për Shqipërinë” dhe një mundësi për promovimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e dialogut juridik ndërkombëtar.

Read more:“Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar

REAGIMI:

Një takim i veçantë sot në Palazzo del Quirinale, në Romë, me Presidentin e Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella.
Një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, me pjesëmarrjen e nderuar të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Fiona Papajorgji, dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, u prit në një audiencë të posaçme nga Presidenti Mattarella.
Në fokus të takimit ishte World Law Congress Albania 2027, që do të zhvillohet në Tiranë në muajin maj.
Presidenti Sergio Mattarella do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, së bashku me Madhërinë e Tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, dhe personalitete të tjera të shquara të botës së drejtësisë, institucioneve dhe jetës publike ndërkombëtare.
Një nder i veçantë për Shqipërinë dhe një moment me rëndësi për promovimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e dialogut juridik ndërkombëtar.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Aktivitet #Delegacion #Facebook #Fokus #Foto #italian #jetë #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin