Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar
Politikë

“Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar

• 11 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, duke argumentuar se ai nuk mund të zëvendësojë shfuqizimin e ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa thekson se VNM-ja është vetëm një instrument vlerësimi dhe nuk mund të rikthejë mbrojtjen e humbur nga ndryshimi i regjimit ligjor.

Ajo rikujton se Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 dhe se më 14 maj 2026 ka depozituar në Kuvend projektligjin për shfuqizimin e ligjit 21/2024, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme reale për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Ligji 21/2024 nuk rregullohet me një projektligj për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Duhet shfuqizuar!

Read more:Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 440, datë 07.07.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, të ndryshuar.

Propozohet të ndryshojë vetë ligjin e VNM-së, duke futur ndër të tjera edhe konceptin e “Vlerësimit të Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në Zonat e Veçanta të Ruajtjes. Por pikërisht këtu qëndron problemi, me një projektligj për VNM-në nuk mund të korrigjohet problemi që krijon ligji 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.

VNM-ja, edhe kur forcohet procedura, është një instrument vlerësimi dhe vendimmarrjeje. Ajo zbatohet mbi kuadrin ligjor material që përcakton se çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet në një zonë të mbrojtur.

Read more:Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

Ligji 21/2024 ka ndryshuar regjimin e mbrojtjes dhe ka lejuar ndërhyrje që më parë ishin të kufizuara ose të ndaluara, nuk mund ta rikthejë mbrojtjen e humbur një procedurë VNM-je.

Madje, vetë projektligji tregon se “Vlerësimi i Duhur” do të përdoret për të vlerësuar ndikimin e projekteve në Zonat e Veçanta të Ruajtjes dhe parashikon se miratimi i zhvillimit jepet kur vlerësimi konstaton se nuk ka efekte të konsiderueshme mbi integritetin e zonës.

Por pyetja themelore është:Kush e përcakton se çfarë mund të zhvillohet në atë territor?
Përgjigjja është: ligji material që rregullon Zonat e Mbrojtura pra Ligji 21/2024

Read more:“Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi”/ Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin

Prandaj, një projektligj për VNM-në nuk mund të përdoret si zëvendësim për shfuqizimin e ligjit 21/2024.

Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ka lidhur këtë çështje drejtpërdrejt me respektimin e standardeve të BE-së për mbrojtjen e natyrës. Në 14 Maj 2026 kam depozituar në kuvend projektligjin për shfuqizimin e ligjit 21/2024 dhe kjo është zgjidhja e vetme dhe reale. Çdo gjë tjetër është përpjekje për të vazhduar rrugën e shkatërrimit të zonave të mbrojtura me paketim më të bukur.

https://www.facebook.com/share/1DUbqK757W/?mibextid=wwXIfr

Lexo edhe
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Tags: #Facebook #Ina zhupa #kuvend #Maj 2026 #Parlamenti #parlamenti europian #projektligji #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 2 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin