Në protestën e 108-të para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe rritjen e presionit publik ndaj qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Kola kërkoi arrestimin e zyrtarëve të lartë, duke iu drejtuar edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të vijojë me hetimet dhe arrestimet.
“Veliaj në qeli dhe shqiptarët të lirë. Radhën e ka Rama me Belinda Ballukun. Ju ftoj çdo ditë në shesh të rrisim presionin popullor”, u shpreh Kola.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut të vijojë me arrestimet, duke e cilësuar këtë institucion si të rëndësishëm për atë që ai e konsideron çlirimin e vendit nga kapja e mafies.
“I bëjmë thirrje SPAK-ut: vazhdo me arrestime. I vetmi institucion që bën të mundur çlirimin e Shqipërisë nga kapja e mafies antishqiptare, e udhëhequr nga Rama”, deklaroi aktivisti.




