Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë
Sociale

Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, nëntë mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

• 15 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Alpet madhështore te ujërat e kristalta të Rivierës, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e huaj, shkruan Ambia Staley në botimin francez të revistës së njohur të udhëtimeve “Quartz”, e cila ka përzgjedhur nëntë vendet më të bukura të vendit, që sipas ekspertëve të turizmit meritojnë të zbulohen të paktën një herë.

Shumica e turistëve që planifikojnë një vizitë në Ballkan, ende zgjedhin të njëjtat destinacione të njohura bregdetare në Kroaci ose Mal të Zi. Shqipëria, e vendosur në jug të tyre, vazhdon të jetë më pak e përfshirë në itineraret tradicionale turistike, pavarësisht se ofron male spektakolare dhe një vijë bregdetare, që mund të rivalizojë shumë prej destinacioneve të Mesdheut.

Ideja se Shqipëria është thjesht një version më pak i zhvilluar i fqinjëve të saj është tashmë e vjetruar. Industria turistike e vendit është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit, ndërsa çmimet për ushqimin dhe akomodimin mbeten përgjithësisht më të ulëta se në Kroaci apo Itali.

Sipas ekspertëve të turizmit, këto janë nëntë vendet më interesante për t’u vizituar në Shqipëri, nga Alpet në veri deri te Riviera në jug dhe qytetet historike në brendësi të vendit:

1. Thethi – Parajsa e alpinistëve

I vendosur në Alpet Shqiptare, Thethi është një nga destinacionet më spektakolare për adhuruesit e natyrës dhe të ecjeve në mal. Fshati është i rrethuar nga male dhe lugina që krijojnë një peizazh mbresëlënës. Dy prej aktiviteteve më të njohura janë ecjet drejt Syrit të Kaltër dhe shtegu nga Thethi drejt Valbonës.

Read more:‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin ‘magnet’ për të huajt, turistët: Vijmë çdo vit, na pëlqen mikëpritja e banorëve!

Rruga drejt Syrit të Kaltër kalon përmes pyjeve dhe pranë përrenjve, ndërsa shtegu Theth-Valbonë është shumë më sfidues. Ecja zgjat rreth 6 deri në 8 orë dhe kërkon përgatitje fizike. Thethi është destinacioni ideal për ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga komoditetet e qytetit në këmbim të peizazheve të jashtëzakonshme malore.

2. Saranda – Qendra e jetës së natës në Rivierë

Saranda është një nga portat kryesore drejt Rivierës Shqiptare dhe një bazë e përshtatshme për të eksploruar jugun e vendit. Qyteti njihet për restorantet, baret dhe jetën e natës, ndërsa afërsia me Ksamilin e bën të lehtë kombinimin e të dyja destinacioneve në një udhëtim.

Nga Saranda nisen edhe ekskursione me varkë drejt plazheve dhe gjireve, që janë të vështira për t’u arritur me makinë, mes tyre Kakomeja dhe Krorëza. Muajt maj, qershor dhe shtator ofrojnë një ekuilibër të mirë mes motit të ngrohtë, aktiviteteve turistike dhe numrit më të ulët të vizitorëve krahasuar me korrikun dhe gushtin. Në dimër, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve turistike mbyllen, ndaj Saranda është në maksimumin e saj gjatë sezonit të ngrohtë.

3. Porto Palermo – Një nga zonat më të qeta të Rivierës

Read more:“PS më do jashtë Kuvendit”/ Marrëveshja e huas me SHBA, Shehaj: Qeveri servile! Një tufë të korruptuarisht që vjedhin popullin e vetë

Porto Palermo ofron një tjetër pamje të Rivierës Shqiptare, larg zhurmës dhe turmave të qendrave më të mëdha turistike. Në qendër të zonës ndodhet Kalaja e Porto Palermos, ndërsa pranë saj gjenden edhe gjurmë të historisë ushtarake të Shqipërisë, përfshirë një ish-bunker nëndetësesh.

Zona është veçanërisht e përshtatshme për kamping dhe eksplorim të gjireve të vegjël. Një mënyrë interesante për të zbuluar bregdetin është kajaku, i cili mundëson arritjen në gjire të izoluara, që nuk mund të vizitohen lehtë nga toka.

Porto Palermo është një zgjedhje e mirë për ata që duan të shijojnë Rivierën në një atmosferë më të qetë.

4. Korça – Histori, arkitekturë dhe atmosferë tradicionale

Korça është një nga qytetet shqiptare që dëshmon më mirë historinë dhe traditat urbane të vendit. Një prej atraksioneve kryesore është Pazari i Vjetër, me rrugët me kalldrëm, ndërtesat tradicionale dhe kafetë që krijojnë një atmosferë karakteristike.

Read more:Ministri Ferit Hoxha: Alpet shqiptare, një potencial i madh për turizmin dhe ekonominë lokale! Paketa e Maleve synon të kthejë pasuritë natyrore në mundësi zhvillimi

Qyteti është i njohur edhe për kulturën e kafesë dhe për rakinë, pije tradicionale shqiptare. Ndryshe nga destinacionet e Rivierës, Korça nuk mbështetet te plazhet apo jeta e natës. Ajo tërheq vizitorët me arkitekturën, historinë, ushqimin dhe ritmin më të qetë të jetës.

5. Shkodra – Qyteti që zbulohet më mirë me biçikletë

Shkodra është e njohur për kulturën e saj të biçikletave. Për shumë banorë, biçikleta është një nga mënyrat kryesore për të lëvizur në qytet. Një udhëtim me biçikletë drejt Liqenit të Shkodrës, është një nga mënyrat më të mira për të përjetuar qytetin dhe rrethinat e tij. Mbi qytet ngrihet Kalaja e Rozafës, nga ku hapet një panoramë e gjerë mbi Shkodrën, liqenin dhe malet përreth. Shkodra ka gjithashtu, një rol të rëndësishëm si pikënisje për udhëtimet drejt Alpeve Shqiptare, përfshirë Thethin dhe Valbonën.

6. Gjirokastra – “Qyteti i gurtë”

E njohur si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është një nga qytetet historike më të rëndësishme të Shqipërisë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Çatitë dhe shtëpitë prej guri i japin qytetit pamjen e tij karakteristike. Në Gjirokastër ndodhet edhe Kalaja e Gjirokastrës, ndërsa Pazari i Vjetër është një tjetër pikë kryesore turistike.

Një nga ndërtesat më interesante është Shtëpia e Zekatëve, e ndërtuar në fillim të shekullit XIX, e cila ofron një pamje nga afër, të mënyrës së jetesës së familjeve shqiptare të asaj periudhe. Gjirokastra është gjithashtu vendlindja e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, një fakt tjetër që i shtohet historisë shqiptare.

Read more:Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta

Për adhuruesit e gastronomisë, një prej specialiteteve tradicionale është qifqia, ndërsa një tjetër pjatë karakteristike është pashaqofte, një supë me bazë qumështi dhe qofte të vogla.

7. Dhërmiu – Për ata që kërkojnë plazhe dhe jetë nate

Dhërmiu është një nga destinacionet më të njohura të Rivierës Shqiptare për pushuesit, që kërkojnë plazhe, bare dhe atmosferë verore. Gjatë sezonit, muzika dhe festivalet janë pjesë e rëndësishme e jetës së zonës. Mes eventeve më të njohura është “Kala Festival”, që tërheq vizitorë të rinj nga vende të ndryshme.

Restorantet dhe baret buzë detit, janë një tjetër pjesë e rëndësishme e eksperiencës në Dhërmi. Për shkak të popullaritetit të madh gjatë korrikut dhe gushtit, rezervimi i hershëm i hotelit është veçanërisht i rëndësishëm.

8. Lini – një fshat i qetë buzë liqenit të Ohrit

Read more:Fushë-Arrëz/ Policia asgjëson rreth 400 bimë kanabisi në Aprrip Guri, arrestohen 2 persona

Lini, në brigjet e Liqenit të Ohrit, ofron një version shumë më të qetë të Shqipërisë. Fshati ruan lidhjen me traditën e peshkimit dhe është një vend ku ritmi i jetës, është shumë më i ngadaltë se në qytetet turistike të Rivierës.

Në majë të kodrës ndodhet një sit arkeologjik me mozaikë të një bazilike paleokristiane të shekullit VI. Nga kodra hapet një pamje e gjerë mbi Liqenin e Ohrit dhe drejt Maqedonisë së Veriut. Lini është një zgjedhje ideale, për ata që duan të largohen për pak nga turmat dhe të zbulojnë një anë më të qetë të Shqipërisë.

9. Përmeti – Aventura përgjatë Vjosës

Përmeti ndodhet pranë lumit Vjosa dhe është një nga destinacionetmë të rëndësishme të Shqipërisë për turizmin e aventurës. Rafting në Vjosë, është një nga aktivitetet më të njohura, por zona ofron gjithashtu mundësi për kamping, ecje dhe çiklizëm malor. Vjosa fitoi një status të veçantë në vitin 2023, kur u shpall park kombëtar i lumit të egër, duke u bërë parku i parë kombëtar i këtij lloji në Evropë.

Pranë Përmetit ndodhen edhe Banjat termale të Bënjës, pranë lumit të Lengaricës dhe një ure të periudhës osmane. Ujërat termale janë atraksionet më të njohura të zonës. Përmeti është një destinacion që bashkon natyrën, aventurën, historinë dhe traditat lokale, duke e bërë të vlefshëm një qëndrim disaditor.

Lexo edhe
Sociale

‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

Sociale

Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Tags: #alpet shqiptare #Biçikleta #Brigjet #Enver hoxha #festival #Guri #Interesante #shqiperia turistike #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
  • Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
  • Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë
  • Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?
  • Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat
Nga të njëjtat tag-e
  • “China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor
  • Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta
  • “Lagjja është ndarë përgjysmë në Fushë Krujë”, denoncimi i Aulon Kalasë: Janë bllokuar gjitha rrugicat, banorët s’kanë ku kalojnë
  • Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)
  • Akuzat e Berishës për “krim pasioni”, Rama shpërthen: Nuk kam qenë me një burrë, por me një vajzë… ekzekutori është i njohur!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

“S’mundem më, kam nevojë për psikolog!” Kjo është thirrja e dëshpëruar e 34-vjeçares, e cila i rri tek…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
Sociale

Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e bypassit të Elbasanit.…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by