Ka nisur marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 109 që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë nga tubimi i një dite më parë u bë thirrje që qytetarët të mblidhen në orën 10:00 para Parlamentit, në kohën kur Kuvendi do të zhvillojë punimet.
“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë nga protestuesit, të cilët kanë paralajmëruar se aksioni nuk do të ndalet vetëm te tubimet e përditshme para Kryeministrisë.




