Avdullahu dhe Hajdari po shkëlqejnë te Hoffenheimin – klubi gati kontratat me rritje të ndjeshme page

Published:

Futbollistët e Kosovës, dhe , janë në prag të nënshkrimit të kontratave të reja me in, ka raportuar të mërkurën mediumi i madh gjerman “Kicker”.

Dy lojtarët iu bashkuan Hoffenheimit verën e kaluar dhe aktualisht kanë kontrata deri në vitin 2029, por drejtori sportiv i klubit, Andreas Schicker, synon t’u ofrojë marrëveshje më afatgjata, të shoqëruara edhe me rritje të ndjeshme të pagave.

“Kjo është e pazakontë, pasi të dy iu bashkuan Hoffenheimit para fillimit të këtij edicioni. Nga njëra anë, mund të shihet si shpërblim për paraqitjet e mira të tyre deri më tani. Përveç zgjatjes së kontratave deri në vitin 2030, pritet edhe rritje e ndjeshme e pagave për të dy lojtarët. Nga ana tjetër, me këto vazhdime, Hoffenheimi po tregon se dëshiron ta ruajë boshtin e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruan “Kicker”.

Vlera e Avdullahut dhe Hajdarit ka shënuar rritje të madhe, si rezultat i paraqitjeve pozitive me klubin gjerman dhe Kosovën.

Avdullahu, i cilësuar për lojën e tij të fortë teknike dhe taktike, është bërë një nga pikat kryesore të mesfushës së ekipit që drejtohet nga Christian Ilzer. Sipas “Kicker”, esimi nga klubet më të mëdha pritet të shtohet për mesfushorin 22-vjeçar, i cili u transferua nga Baseli për 8 milionë euro, ndërsa aktualisht vlerësohet rreth 25 milionë euro. Një vazhdim kontrate do ta bënte shumë më të vështirë një largim të tij këtë verë.

E njëjta vlen edhe për Hajdarin. Mbrojtësi me këmbën e majtë ka pasur rol të rëndësishëm dhe ka stabilizuar dukshëm repn defensiv të Hoffenheimit. Ai u transferua nga Lugano për 5 milionë euro, ndërsa sipas vlerësimeve aktuale llogaritet rreth 20 milionë euro.

Sa i përket statistikave, Avdullahu ka regjistruar një asistim në 29 ndeshje të Bundesligës këtë edicion, ndërsa Hajdari ka një gol dhe një asistim në 26 ndeshje.

Në skuadrën e Hoffenheimit është edhe sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, por ai pritet të largohet në verë. Interesimi për të raportohet i madh, me dhe Barcelonën që përmenden si dy prej klubeve të interesuara.

Hoffenheimi, ndërkohë, po zhvillon një kampanjë të suksesshme në Bundesligë dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në garat evropiane. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img