Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
Politikë

“Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti

• 23 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet e fundit në dosjen e AKSHI-t dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda ndaj institucioneve të sigurisë në vend. Deklarata e tij vjen pasi GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka caktuar ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Sipas njoftimit të SPAK, Hyseni është nën hetim për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të të dhënave sekrete”. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Gjekmarkaj vlerësoi punën e prokurorëve që po hetojnë dosjen e AKSHI-t, duke thënë se ata duhet të përgëzohen për kurajon, ndërsa e cilësoi hetimin si një çështje që tashmë ka prekur edhe strukturat më të larta të shtetit.

“Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n duhen mbështetur e përgëzuar për kurajon”, tha Gjekmarkaj, duke e krahasuar dosjen me një “oktapod” që, sipas tij, ka prekur segmente të ndryshme të shtetit.

Gjekmarkaj e cilësoi situatën si veçanërisht të rëndë për sigurinë kombëtare, duke argumentuar se përfshirja e drejtueses së institucionit të inteligjencës në një procedim të lidhur me dosjen e AKSHI-t ngre pikëpyetje të forta për funksionimin e shtetit.

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

“Ne jemi edhe një shtet i NATO-s, ku në këtë rast siguria kombëtare mendoj që është cenuar. Dinjiteti i shtetit është cenuar”, u shpreh ai.

Sipas deputetit demokrat, nëse rezulton se bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ janë ekspozuar apo të dhëna të ndjeshme janë përdorur në funksion të personave nën hetim, atëherë bëhet fjalë për një situatë me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit. “Duket si shokuese por praktikisht të bien zëvendëskryeministrat, ministra, çdo drejtor i rëndësishëm, të bjerë drejtori i përgjithshëm i policisë, të bjerë SHIK-u, të ka rënë sistemi, ka rënë shteti! Është frazë shumë boshe sot, është tautologji që të thuash që drejtësia po vepron dhe ne jemi të lumtur për këtë, ndërkohë që i gjithë zinxhiri i shtetit po shkërmoqet. Unë dëgjova dje një, në fund të fundit ka qenë shtetar dhe shtetar i vjetër, pavarësisht në diskordancat politike që mund të kenë Fatmir Xhafaj, dhe ndjeva Gati dhimbje per transformimin qe shtrëngohej të thoshte këtë frazë, që kjo ndodh rëndom kudo. Askund nuk është arrestuar ndonjëherë shefi i CIAS, as shefi i Sizmit apo i Sizdit në Itali, as i shërbimit francez as ne Gjermani askund”, tha demokrati.

Read more:AZHBR pranon gabimin me fermerët/ Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

Agron Gjekmarkaj: Nuk bie dakord qe nuk duhet te sillemi si ne Suedi apo Finlande! Mendoj që duhet të sillemi ashtu, sepse atje po të ndodhte një gjë e tillë do të ishte në qendër të debatit shoqëror, në qendër të debatit parlamentar, mediatik, dhe do të ishte një ftesë e madhe për reflektim shoqëror të ndodhë. Ngjarja e djeshme sigurisht është një qershi mbi atë tortë të ndyrë të skandaleve që kanë mberthyer Shqipërinë prej 14 vitesh. Dhe është vërtetë tronditëse nga përmasat. Mendoj që një punonjës drejtësie, një prokuror i përgjegjshëm, sigurisht nuk do ta merrte një vendim të tillë pa pasur qartësinë, fushëpamjen dhe gjithë informacionin që çojnë drejt një vendimi të tillë për të arrestuar drejtuesin e Shërbimit Informativ Kombëtar, që është një nga eksponentët kryesorë të shtetit.

Nuk e di cili prokuror apo grup prokuroresh e menxhoj e çeshtjen e akshit e cila ngjan si nje oktapod qe ka mberthyer shtetin por duhen mbeshtetur e pergezuar per kurajon!

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Për më tepër që ne jemi edhe një shtet i NATO-s, ku në këtë rast siguria kombëtare mendoj që është cënuar. Dinjiteti i shtetit është cënuar kur një kriminel, ose më saktë ai që quhej koordinatori i këtij apo shume te tjere rreth tij! Bashkepunetoret e Shërbimit Informativ mund te ekspozohen nga kjo organizatë për qëllime mafioze, kjo eshte përtej letërsisë, po në fakt është realitet. Këtu përballë kam zotin Bido, që në mos gaboj nga profesioni është historian, ose të paktën ka menaxhuar historinë. Kur Shtetin e kanë marrë në dorë juntat dhe junta të zakonisht arrestojmë një ministra zevende kryeministra , Kryeministra Presidente dhe vendosin me dhune nje kaste tjeter, kasten e tyre! Në këtë rast në Shqipëri këtë e ka bërë drejtësia.

Duket si shokuese por praktikisht të bien zëvendëskryeministrat, ministra, çdo drejtor i rëndësishëm, të bjerë drejtori i përgjithshëm i policisë, të bjerë SHIK-u, të ka rënë sistemi, ka rënë shteti! Është frazë shumë boshe sot, është tautologji që të thuash që drejtësia po vepron dhe ne jemi të lumtur për këtë, ndërkohë që i gjithë zinxhiri i shtetit po shkërmoqet. Unë dëgjova dje një, në fund të fundit ka qenë shtetar dhe shtetar i vjetër, pavarësisht në diskordancat politike që mund të kenë Fatmir Xhafaj, dhe ndjeva Gati dhimbje per transformimin qe shtrëngohej të thoshte këtë frazë, që kjo ndodh rëndom kudo. Askund nuk është arrestuar ndonjëherë shefi i CIAS, as shefi i Sizmit apo i Sizdit në Itali, as i shërbimit francez as ne Gjermani askund!

Read more:Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur

Është një armatë Brankaleone, ku patronazhohet parlamenti, patronazhohet qeveria, patronazhohet shoqëria. Mbi këtë shoqëri duket sikur është kryer gati genocid në këtë kuptim, e boshatisjes, kanë ikur mbi 1 milion. Te mbeturit mbahen nën presion dhe të gjithë shteti, ku në të segmente mafioze kontrollojnë policinë, ekonominë, tenderat, shërbimin informativ. Të denjë për Guinness, ndoshta është i vetmi shtet i cili kriminelët kane status te tillë!

Ju keni dhënë status, për shembull, bandat e Shkodrës, bandat e Elbasanit, të Durrësit kishin një kordinator e padegjuar! SHIK-ut, nje institucion që duhet të na siguronte të gjithëve ne qetës ne raport me zgullimet eshte ai qe na cenon sigurin i kapur nga krimi!

Read more:Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

– Për zhvillimet e brendshme kombëtare dhe ndërkombëtare, mirë, por nuk i bie kështu që nuk mund të kalohet kjo gjë si gjë e zakonshme. Deklaratat patetike te thyejnë dhëmbët pa e kuptuar secili që i përdor në këtë rast. Kështu që i ftoj kolegët socialistë të distancohen, të reflektojnë, se ky është një orë e zezë për Shqipërinë. Pushteti juaj thjesht ka rënë, por ju s’e kuptoni sepse mendoni që është pushtet i diskredituar të jesh në duart e banditëve dhe ta mbash simbolikisht, ata mendimin e tyre.

Lexo edhe
Politikë

Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Politikë

Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë

Tags: #AKSHI #Dhëmbët #Dhune #fatmir xhafaj #finlande #gjermani #GJKKO #Institucion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
  • Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë
  • “Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet!” – Toska zbulon detajet: U përgjuan nga një vend i NATO-s! Së shpejti do faktohet vila e tretë
  • SPAK e la në “arrest shtëpie”, ja kush do të drejtojë SHISH-in pas shkarkimit të Vlora Hysenit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
  • “Tërmet në kupolën e sigurisë”/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!
  • Nga 1 tetori, kodi i e-Albania vjen edhe në WhatsApp dhe Viber, AKSHI: Si të mbroni llogarinë nga mashtrimet (VIDEO)
  • Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
  • Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 16 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 7 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi komunikimet që u zbuluan mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë

Në vijim të deklaratave të tij tronditëse mbi korrupsionin administrativ dhe kapjen e shtetit, gazetari Almer Toska ka…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet!” – Toska zbulon detajet: U përgjuan nga një vend i NATO-s! Së shpejti do faktohet vila e tretë

Në vijim të denoncimeve të tij lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj funksionarëve më të…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by