Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​A do të ketë kandidat konsensual për president? Ky është qëndrimi i partive politike
Aktualitet

​A do të ketë kandidat konsensual për president? Ky është qëndrimi i partive politike

• 26 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partitë politike janë të ndara për zgjedhjen e ndonjë kandidati konsensual për president të vendit. Derisa kanë mbetur edhe dy ditë afat kushtetues për zgjedhjen e shefit të shtetit, në LVV nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin me ndonjë kandidat konsensual nëse PDK dhe LDK nuk ofrojnë të tillë.

Megjithatë, në PDK thonë se çështja e presidentit për ta vazhdon të jetë e mbyllur, ndërkaq në AAK thonë se nëse ofrohet ndonjë kandidat unifikues do ta shqyrtojnë në organet partiake.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të dalin me tre emra të përbashkët, jopartiakë dhe unifikues, për president deri të dielën në mbrëmje.

Mirëpo, nga PDK dje thanë se nuk do të propozojnë asnjë emër, kurse në LDK theksuan se nëse ka marrëveshje politike mund ta propozojnë edhe ish-presidenten, Vjosa Osmani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, nëse ka vullnet nga të gjitha palët politike.

“Nëse ka vullnet nga të gjitha palët, zotëri Konjufca është i gatshëm për të liruar procedurën dhe për t’i dhënë mundësi dhe shanse… Nuk mund të parashoh se cilat do të jenë veprimet e LVV-së gjatë këtyre ditëve, por ne jemi të interesuar që të gjejmë një zgjidhje dhe vendit t’i japim president dhe t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme… Nëse Kosova dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dy herë brenda katër muajsh, atëherë përgjegjësia është e plotë e opozitës që nuk kanë minimum asnjë gatishmëri për të gjetur një zgjidhje”, thotë ai.

Presidenti në udhëkryq, LVV me ftesë të re – PDK thotë “jo”, LDK kërkon garanci për vota

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë për KosovaPress, se kjo parti e konsideron çështjen e presidentit si të mbyllur.

Sipas tij, qëndrimi i PDK-së mbetet ai i përcaktuar nga Këshilli Drejtues dhe nuk pritet të ketë ndryshime në këtë fazë.

“Ne e kemi konsumuar këtë temë me vendimin që ka marrë Këshilli Drejtues. Dhe unë mendoj që kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe grupi parlamentar do t’i nënshtrohen vendimmarrjes që ka marrë Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës. Çka kemi pasur me thënë, e kemi thënë në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Prandaj, në këtë fazë nuk kemi ndonjë qëndrim tjetër, përveç qëndrimit që e ka mbajtur Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaron ai.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thekson se nuk do të mbështesin asnjë kandidat për president që vjen nga strukturat e LVV-së.

Megjithatë, ajo ka lënë të hapur mundësinë që një kandidat konsensual të shqyrtohet në strukturat e partisë, duke shtuar se aktualisht nuk sheh gatishmëri për një figurë të tillë përtej emrave politikë.

“Duhet të diskutojmë. Deputetë ose figura të LVV-së në asnjë mënyrë nuk i votojmë. Nëse vjen ndonjë figurë konsensuale, do të diskutojmë në strukturat e partisë. Mirëpo, nuk po shoh se ka gatishmëri që të sillet ndonjë figurë konsensuale, përveç figurave politike”, deklaron Kadrijaj.

Kuvendi ka afat kushtetues të zgjedhë presidentin deri më 28 prill, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja më së largu deri më 7 qershor. /KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Adnan rrustemi #Çështja e presidentit #Enver hoxhaj #Kosova #Ldk #Lvv #Pdk #Time kadrijaj #Zgjedhja e presidentit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza të mitura! Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e pamenaxhuara
  • Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog
  • Me çmime sa Europa, Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet. Norma arriti në 3.3%
  • Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by