Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Barcelona kontakton Atletico Madridin për Julian Alvarez, kjo pasi Lewandowskit po i afrohet largimit
Aktualitet

Barcelona kontakton Atletico Madridin për Julian Alvarez, kjo pasi Lewandowskit po i afrohet largimit

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Barcelona raportohet se ka hapur bisedime me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez gjatë verës.

Sipas raportimeve, sulmuesi argjentinas – fitues i Kupës së Botës – është parë si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

Flick kërkon “numrin 9” të ri

Sipas ESPN, 26-vjeçari ka qenë prej kohësh në radarin e Barcelonës. Skautët e klubit e kanë ndjekur që nga koha e tij te River Plate, para se të transferohej te Manchester City, dhe tani Barça i është afruar Atléticos për të testuar mundësinë e një marrëveshjeje verore.

Megjithatë, transferimi konsiderohet shumë i vështirë. Alvarez u transferua te Atletico në vitin 2024 për një shumë që mund të arrijë deri në 95 milionë euro, ndërsa në kontratën e tij ka një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

Barcelona shpreson që dëshira personale e lojtarit për një lëvizje të re mund ta lehtësojë procesin, në një skenar të ngjashëm me kalimet e mëparshme mes dy klubeve (si rasti i Antoine Griezmann). Sidoqoftë, raportohet se Atletico e vlerëson Alvarez rreth 120 milionë euro, shifër që paraqet një pengesë të madhe financiare për presidentin Joan Laporta.

Lewandowski drejt largimit

Interesimi për Álvarez lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e Lewandowskit. Sulmuesi polak do të jetë 38 vjeç kur të nisë sezoni i ardhshëm dhe, ndonëse mbetet shumë efikas para porte, Barcelona po përgatitet për “ndërrimin e brezave”.

Raportet thonë se Juventusi dhe Milani janë aktualisht favoritët për ta marrë Lewandowskin si lojtar të lirë, duke i ofruar rol titullari – diçka që ai ende e dëshiron në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Barcelona, sipas po të njëjtave burime, ka qenë e gatshme t’i propozojë rinovim, por me ulje të ndjeshme të pagës dhe rol më pak qendror në ekip. Duke qenë se Lewandowski dëshiron ta ruajë statusin e tij elitar, largimi shihet si skenari më i mundshëm. Një dalje e tij do t’i lironte Barcelonës hapësirë të rëndësishme në buxhetin e pagave për të investuar te një sulmues më i ri.

Agjenti i Alvarez mohon thashethemet

Ndërsa interesimi i Barcelonës përshkruhet si real, kampi i Alvarez ka mohuar zërat për një lëvizje të afërt. Ditët e fundit u përhapën thashetheme se familjarët e tij ishin parë duke kërkuar shtëpi në Katalonjë, por përfaqësuesi i lojtarit, Fernando Hidalgo, i hodhi poshtë këto pretendime.

“1000% e pavërtetë. Askush nga familja nuk ka qenë në Barcelonë. Hera e fundit ishte për ndeshjen kundër Atléticos dhe u kthyen në Madrid ditën tjetër”, deklaroi Hidalgo. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Antoine griezmann #Atletico madrid #Barcelona #Fernando hidalgo #Joan laporta #Julian alavarez #Julian alvarez #La liga #madrid #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin