Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?
Aktualitet

Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Transmetimi live i seancave gjyqësore dhe nxjerrja nga kafazi i qelqtë në sallën e gjykatës janë dy prej kërkesave kryesore të ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 28 tetorit të vitit 2024 dhe po gjykohet për një sërë akuzash për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

I ftuar në “Repolitix”, juristi Kreshnik Spahiu tha se jo vetëm që mbajtja në kabinën e qelqtë, por edhe paraburgimi i tejzgjatur është një problem me dëme të parikuperueshme, nëse Meta fiton pafajësinë.

Spahiu ngriti shqetësimin edhe për kushtet mizerabël që, sipas tij, kanë ambientet e paraburgimit në Shqipëri, të cilat shkaktojnë bjerrjen fizike të të paraburgosurve, si në rastin e Metës.

“Ajo që më bën përshtypje është që media është fokusuar 100% te kafazi; kafazi është 1% e asjbergut të të drejtave dhe lirive themelore që u në respektuan të paraburgosurve. Unë mendoj dhe u bëj thirrje të gjitha mediave që, përtej kafazit, duhet të shikojnë kafazët që janë në paraburgim. Do të ftoja të gjitha mediat te Drejtoria e Burgjeve për të filmuar kushtet në paraburgim. U tronditën për një fazë që është një rreth prej xhami, po kur të shohin në çfarë kushte mizerabël mbahen të paraburgosurit me vite të tëra derisa të dalin në gjykim. Unë 35 vite kam bërë protesta kundër Ilir Metës, por sot dua t’i kujtoj opinionit publik çfarë ndodh me Ilirin nëse pas 3 vitesh merr pafajësinë, kush ia kthen shenjat, votët e kafazit Ilir Metës, po jo Ilir Metës Ilir, po presidentit dhe kryeministrit që qeverisin Shqipërinë. Shqiptarët duhet të mësojnë se Ilir Meta nuk është duke vuajtur dënimin, është duke pritur për t’u gjykuar. Ilir Meta dhe shumë të tjerë janë në pritje dhe kjo pritje është e padrejtë nëse nuk ka një gjykim dhe hetim eficient dhe të shpejtë. Nëse merr pafajësinë, kush i kthen votët ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të vendit? Ilir Meta nuk është normal në gjendjen e tij, as fizike as psikike. Asnjë si i sëmurë mendor nuk e pranon sëmundjen e tij. A po merr ky njeri terapi dhe a po kurohet për gjendjen e tij?”, – thotë Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:02

Spahiu: Nëse Spiropali do të ishte në PD, do pësonte aksident ose do akuzohej si e lidhur me bandat

1777410260_gfcujkkl.JPG

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se deputetja socialiste Elisa Spiropali është me fat që është pjesë e PS dhe jo e PD-së.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku po diskutohej rreth ‘përplasjeve’ të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Spiropalit.

Spahiu tha se nëse Spiropali do të kishte qenë pjesë e PD-së dhe do të ishte përplasur me Sali Berishën, do të ishte anatemuar si e lidhur me krimin e organizuar, ose do të eliminohej fizikisht.

“Spiropali është një politikane me shumë fat që është në PS dhe jo në PD, sepse nëse do të kishte këtë sjellje në PD, sot ose do të kishte pësuar aksident, ose në rastin më të mirë do të konsiderohej e lidhur me bandat e Durrësit, Elbasanit, etj, pra e lidhur me krimin. Sigurisht që të dyja partitë kanë një sjellje, por me një ndryshim, që te PS të përjashtojnë, ndërsa te PD të anatemojnë dhe poshtërojnë, ose të eliminojnë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Edi Rama #Elisa spiropali #Ilir Meta #korrupsion #Kreshnik Spahiu #Live #Mediat #repolitix

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 54 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by