Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Departamenti i Drejtësisë padit ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkak të një postimi në Instagram
Aktualitet

Departamenti i Drejtësisë padit ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkak të një postimi në Instagram

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Departamenti i Drejtësisë ngriti të martën akuza të reja penale kundër James Comey, ish-drejtorit të FBI-së.

Comey u akuzua në gjykatën federale në distriktin lindor të Karolinës së Veriut për një fotografi që ai postoi në Instagram gjatë pushimeve vitin e kaluar, në të cilën guaska deti ishin rregulluar për të shkruar “86 47”, transmeton Telegrafi.

Postimi u mor si kërcënim për Donald Trump. Numri 86 mund të përdoret si shkurtim për të hequr qafe diçka, dhe Trump është presidenti i 47-të.

Comey më pas e fshiu postimin dhe kërkoi falje, duke thënë se nuk e dinte që numrat ishin të lidhur me dhunën.

“Nuk më shkoi kurrë ndërmend, por unë kundërshtoj dhunën e çdo lloji, kështu që e hoqa postimin”, shkroi ai në Instagram.

Aktakuza, e bërë publike të martën, thotë se një person i arsyeshëm “do ta interpretonte si një shprehje serioze të qëllimit për t’i bërë dëm presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Comey u akuzua për dy krime – bërjen e një kërcënimi kundër presidentit dhe transmetimin e atij kërcënimi, nëpërmjet mediave sociale, përtej kufijve shtetërorë.

Të dyja akuzat janë të dënueshme me gjobë dhe një dënim me burg deri në pesë vjet.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se kërcënimi i jetës së kujtdo është i rrezikshëm dhe potencialisht një krim. Kërcënimi i jetës së presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk do të tolerohet kurrë nga Departamenti i Drejtësisë”, tha Todd Blanche, prokurori i përgjithshëm në detyrë, në një konferencë për shtyp të martën.

Blanche nuk pranoi të komentonte se si departamenti i drejtësisë do të provonte se Comey kishte qëllim të dëmtonte Trumpin, duke thënë se kjo do të ishte e parakohshme.

“Comey i mohon me forcë akuzat e përfshira në padinë e ngritur në distriktin lindor të Karolinës së Veriut”, tha avokati i Comey, Patrick Fitzgerald, në një përgjigje ndaj akuzave.

“Ne do t’i kundërshtojmë këto akuza në sallën e gjyqit dhe mezi presim të shfajësojmë Comey dhe amendamentin e parë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktakuza #Deti #Donald Trump #FBI #James comey #Presidenti #Shba #Washington dc

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin