Çdo periudhë sigurimi që kanë shqiptarët në Poloni do të njihet për efekt pensioni, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me shtetasit polakë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen me Poloninë dhe pritet të futet në fuqi vetëm pas miratimit në Kuvend. Kjo marrëveshje garanton njohjen dhe bashkimin e periudhave të sigurimit, me qëllim që qytetarët e të dy shteteve të mos humbasin asnjë vit pune, dhe të përfitojnë pensionin e pleqërisë sipas moshës ligjore.
“Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”, tha Malaj.
Sa i takon Greqisë, Malaj tha se janë ende në negociata.
Read more (Ministri i financave):Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026!
“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi“, vijoi Malaj.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se Paketa e Paqes Fiskale do të futet në fuqi brenda muajit maj, pasi pritet miratimi i të gjitha akteve nënligjore.
Read more (kuvend):Çdo votë në ekran: Si e-votimi po e hap Kuvendin për qytetarët
“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”, theksoi Malaj.
Lajmi në përditësim….
Automjete të dyshimta pranë shkollave, Kumbaro qetëson prindërit! Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë

Ministrja Kumbaro teksa u pyet në lidhje me pamjet që kanë shqetësuar prindërit ku persona me shami janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë, thekosi se nuk ka nevojë për panik teksa shtoi se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.
Read more (greqi):Marrëveshja 20-vjeçare SHBA-Shqipëri-Greqi për energjinë, Reuters: Pakti për gazin dhe inteligjencën artificiale forcon praninë amerikane në Ballkan
“Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.




