Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 maji deri më 30 shtator. Marrëveshja e nënshkruar pranverën e vitit 2024 mes dy qeverive ka hyrë këtë të premte sërish në fuqi, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.
Kjo marrëveshje lehtëson ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik dhe parashikon një total prej nëntë muajsh në vit me qarkullim të lirë.
Read more (1 maji):Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ulëta dhe kosto të lartë jetese
Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të kalojnë kufirin pa pasaportë apo kartë identiteti gjatë periudhës 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt te vitit pasardhës.





