Donald Trump njoftoi sot Kongresin se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por theksoi se Teherani ende përbën një kërcënim “të rëndësishëm”. Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson pas skadimit të periudhës 60-ditore që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaroi se nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli
“Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë mbaruar. Nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli. Unë do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë time” si komandant i përgjithshëm. Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi”, tha ai.
Irani u ka paraqitur ndërmjetësve pakistanezë një propozim të ri për bisedime me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat iraniane.
“Republika Islamike e Iranit mbrëmë ia dorëzoi Pakistanit tekstin e propozimit të saj të fundit për negociata, duke vepruar si ndërmjetës në bisedimet me Shtetet e Bashkuara”, raportoi IRNA , pa dhënë detaje të mëtejshme.
Fill pas paraqitjes së kësaj kërkese, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se nuk ishte i kënaqur me propozimet e Teheranit, teksa shtoi se nuk ishte i bindur nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare me Iranin.
Më herët Trump kërcënoi të tërheqë trupat amerikane nga Italia dhe Spanja. Edhe pse nuk ka një hap zyrtar të njoftuar dhe konfirmuar, duke iu përgjigjur pyetjes së medias, Trump tha se ndoshta do të marrë në konsideratë një lëvizje të tillë, duke e lidhur atë me kritikat e Italisë dhe Spanjës ndaj luftës amerikane në Iran.
“Shiko, pse jo? Italia nuk na ka ndihmuar fare dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme. Dhe nuk është se na thanë ok do tju nidhmojmë por nidhma jonë mund të vijë ngadaë, por nuk thanë as edhe një fjalë të mirë për cka kemi bërë. Dhe ju e dini që ne I kemi ndihmuar me Ukrainën”, tha Trump.
Të dy vendet kanë qenë hapur kritike ndaj luftës së Trump në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan ka sulmuar vazhdimisht drejtuesit e tyre për refuzimin për t’u përfshirë në konflikt.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deri pak kohë më parë një aleate e afërt e Trump, u përplas me presidentin amerikan për shkak të mosgatishmërisë së Romës për t’u bashkuar në konflikt.
“I mungonte guximi,” tha Trump, edhe për kritikat e saj ndaj komenteve “të papranueshme” të Trump për Papa Leone XIV.
Read more (Donald Trump):Trump rindez luftën me Evropën për tarifat doganore: 25% për makinat, nuk po e respektoni marrëveshjen
Ajo gjithashtu refuzoi përdorimin e një baze ajrore në Siçili për avionët ushtarakë amerikanë që transportonin armë për luftën në Iran, pasi SHBA nuk kishte ndjekur procedurat e kërkuara të autorizimit.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka qenë kritiku më i zëshëm evropian i luftës që nga fillimi, duke u përballur vazhdimisht me reagime të ashpra dhe kërcënime nga Trump, përfshirë një embargo tregtare apo pezullim të anëtarësimit në NATO që në fakt nuk është vërtet një opsion real.
Së fundmi Melonit dhe Sanchez iu bashkua edhe Friedrich Merz i Gjermanisë, i cili ka qenë objektivi kryesor i frustrimit të Trump ditët e fundit. Merz në një event publik tha se SHBA po turpërohen në Iran, ndërsa Trump të enjten shkroi në ‘X’ se Merz duhet të shohë mundësinë të zgjidhë luftën në Ukrainë dhe problemet me emigracionin në vendin e tij.
Lajm në përditësim…
SHBA dhe Irani mund të rinisin sulmet, Trump takon gjeneralët! Media: Teherani po rekuperon municione për rinisjen e luftës

Megjithë kontaktet e ndërmjetësuara, SHBA dhe Irani po bëhen gati për rifillimin e luftës, edhe pse është në fuqi një armëpushim pa afat.
Donald Trump u njoh dje në një takim të mbyllur nga krerët e ushtrisë me plane mbi rifillimin e mundshëm të sulmeve. Mediat amerikane konfirmojnë takimin dhe thonë se edhe Irani po bën një rigrumbullim të kapacitetit të tij militar. Irani thotë se do të marrë kohë deri sa negociatat të japin rezultat. Presidenti amerikan thotë se ecuria e bisedimeve njihet vetëm nga ai dhe pak njerëz të tjerë.
Shefi i Centcom-it (Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane), Brad Cooper, dhe shefi i Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, e kanë informuar gjatë natës presidentin Donald Trump mbi planet për sulme të mundshme ndaj Iranit. Këtë e raporton Axios, duke cituar dy zyrtarë, sipas të cilëve informimi i djeshëm ka zgjatur 45 minuta. Ky briefing tregon se Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e rifillimit të operacioneve të rëndësishme luftarake, si për të zhbllokuar situatën në negociata, ashtu edhe për të dhënë goditjen përfundimtare para se të përfundojë lufta. Sipas Axios, Centcom ka përgatitur një plan për një seri sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj Iranit, të cilat me shumë gjasë do të përfshijnë objektiva infrastrukturore, me shpresën për të zhbllokuar ngërçin në negociata.
Ndërkohë edhe Irani në anën tjetër është vënë në lëvizje. Teherani po shfrytëzon armëpushimin për të nxjerrë armët e tij. Sipas NBC News, duke cituar një zyrtar amerikan dhe dy burime të tjera të njohura me çështjen, regjimi ka intensifikuar operacionet e gërmimit për të rikuperuar raketa dhe municione të tjera të fshehura nëntokë ose të varrosura nën rrënojat e sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite. Shtetet e Bashkuara besojnë se regjimi dëshiron të rindërtojë shpejt kapacitetet e tij për përdorimin e dronëve dhe raketave, për të qenë në gjendje të kryejë sulme në të gjithë Lindjen e Mesme, nëse presidenti Donald Trump vendos të rifillojë operacionet ushtarake.
Trump ka thënë ditët e fundit se negociatat tani po zhvillohen në telefon. Të entjen ai u tha gazetarëve se ecuria e tyre dihet vetëm nga ai vetë dhe pak njerëz pranë tij. Ndër të tjera Trump këmbënguli se Teherani, dëshiron shumë një marrëveshje.
Megjithatë negociatat do të marrin kohë sidomos për të prodhuar një rezultat. Agjencia iraniane IRNA raportoi këtë të premte duke cituar një zëdhënës të ministrisë së jashtme iraniane se është jorealiste të priten rezultate të shpejta nga bisedimet me Shtetet e Bashkuara.
Read more (iran):Pas trajtimit të tumorit në prostatë, Netanyahu nis palestrën dhe u përgjigjet kritikëve: Jam në formë shumë të mirë (VIDEO)
OKB: Lufta në Iran po dëmton ndihmën humanitare globale

Lufta në Iran po ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi operacionet humanitare në rajone të tjera të botës, tha sot një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Sipas UNHCR-së, situata e pasigurt rreth Ngushticës së Hormuzit ka rritur kostot e karburantit dhe transportit, duke shkaktuar edhe vonesa në furnizime.
Carlotta Wolf theksoi se çdo rritje e kostove të transportit përkthehet drejtpërdrejt në më pak ndihmë për refugjatët.
“Çdo dollar shtesë në transport do të thotë një dollar më pak për refugjatët, ose që mund të ndihmojmë më pak njerëz”, tha ajo.
Sipas saj, tarifat e transportit për furnizimet humanitare nga vendet kryesore aziatike janë rritur me gati 18% si pasojë e konfliktit.
Dërgesat nga depoja e UNHCR-së në Dubai drejt Sudanit, i përfshirë në një luftë civile prej vitesh, tashmë kushtojnë dyfish më shumë.
Ministri i Jashtëm iranian bisedë telefonike me Lavrov, në fokus lufta me SHBA dhe Izraelin

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.
Ministria e Jashtme njoftoi se gjatë bisedës, Araghchi “shkëmbeu pikëpamje me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, lidhur me qëndrimet dhe iniciativat e fundit të Republikës Islamike të Iranit për t’i dhënë fund luftës, si dhe agresionit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.
Trump i drejtohet Kongresit amerikan: Armiqësitë kanë mbaruar, por Irani mbetet një kërcënim

Presidenti Donald Trump njoftoi Kongresin amerikan se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por theksoi se Teherani ende përbën një kërcënim “të rëndësishëm”.
Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas skadimit të periudhës 60-ditore që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaroi: “Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë mbaruar. Nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli. Unë do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë time si komandant i përgjithshëm.”
Read more (Shba):Trump i thotë Kongresit se lufta me Iranin ka 'përfunduar' – ja pse
Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi, në rast të nisjes së sulmeve të reja.
Khamenei: Irani ka demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme ushtarake

Foto: Mojtaba Khamenei
Lideri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei tha sot se Teherani ka demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme ushtarake në luftën me SHBA.
“Pas më shumë se 47 vitesh përpjekjesh dhe besimi në Hirin Hyjnor, Republika Islamike e Iranit i ka demonstruar botës disa nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në betejën ushtarake kundër armiqve . Ajo gjithashtu duhet t’i shkatërrojë shpresat e tyre dhe t’i mposhtë ato në fazat e xhihadit ekonomik dhe kulturor”, shkroi ai në Telegram.
Që nga bombardimi i 28 shkurtit në të cilin u plagos rëndë, Khamenei nuk është shfaqur kurrë në publik.
Trump: Kur të mbarojë kjo luftë në Iran, çmimet e naftës dhe gazit do të bien! Ndoshta mund të jem pjesë e Samitit të G7!

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se kur të përfundojë konflikti në Iran, çmimet e naftës dhe të gazit do të bien ndjeshëm.
“Kur të mbarojë kjo luftë, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër do të bien”, tha mes të tjerash Trump.
Trump shtoi më tej se bllokada e porteve iraniane po funksionon 100%, teksa shtoi se negociatat me Iranin nuk po japin rezultatet e duhura.
“Bllokada e porteve iraniane po funksionon 100%. Negociatat me Iranin janë duke vazhduar, por për momentin ato nuk po japin rezultate. Ata janë shumë të çorganizuar. Nuk mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Nuk e dinë kush është udhëheqësi i vërtetë”, shtoi Trump.
Ndërsa kur u pyet për sulme të mundshme, Presidenti Trump u përgjigj: “Pse duhet t’jua them?”
Read more (Friedrich Merz):“Nuk është çudi që janë kaq keq”/ Trump ‘acarohet’ me Merz, Kancelari gjerman i kthen reston Presidentit amerikan: Busulla jonë është…
Ai shtoi më pas se e konsideron ligjin që kërkon autorizimin e Kongresit për të zgjatur luftën kundër Iranit përtej 60 ditëve “krejtësisht jokushtetues”. “Nuk është përdorur kurrë më parë. Pse duhet të jemi ndryshe? Ne jemi gjithmonë në kontakt me Kongresin, por askush nuk e ka kërkuar kurrë më parë”
“Ndoshta do të shkoj,” përfundoi Trump duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse do të merrte pjesë në samitin e G7 në Francë në qershor.
Presidenti Trump: Nuk jam i sigurt nëse do të ketë një marrëveshje me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ishte “i kënaqur” me propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund përfundimisht konfliktit.
“Nuk jam i kënaqur; ende po negociojmë me telefon”, tha mes të tjerash Trump për mediat. “Nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë një marrëveshje”, shtoi më tej Trump.
Teherani: Ne nuk besojmë në gatishmërinë e SHBA-së për të negociuar

Foto: Flamuri i Iranit
Teherani mund të bjerë dakord të rifillojë bisedimet nëse Shtetet e Bashkuara do të hiqnin bllokadën e porteve iraniane dhe regjimi do të rihapte plotësisht Ngushticën e Hormuzit, por edhe kështu, ai paralajmëron kundër nënvlerësimit të perspektivave për negociata.
Një burim iranian i tha për CNN-së se Irani ende ushqen mosbesim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe nuk e kupton pse i braktisi bisedimet në Pakistan gjatë raundit të fundit.
Lufta në Iran, Araghchi takime me ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Turqisë, Irakut dhe Azerbajxhanit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi sot bisedime telefonike me homologët e tij nga Arabia Saudite, Katari, Turqia, Iraku dhe Azerbajxhani.
Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme bëri të ditur se bisedimet u përqendruan në “iniciativat” e fundit të Republikës Islamike për t’i dhënë fund luftës me SHBA dhe Izraelin.
Ministri i Jashtëm iranian: Pentagoni gënjen! Lufta në Iran i kushtoi SHBA-së 100 miliardë dollarë

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se lufta me Iranin i kushtoi Shteteve të Bashkuara 100 miliardë dollarë.
Read more (gjermani):Delegacionin gjerman i biznesit në Tiranë, Hoxha: Shqipëria destinacion i besueshëm dhe konkurues për investime
“Pentagoni po gënjen. Lufta e Netanyahut deri më tani i ka kushtuar Amerikës 100 miliardë dollarë, katër herë më shumë sesa u pretendua”
Komentet Araghchi i bëri në një postim në rrjeton social ‘X’, duke theksuar se “kostot indirekte për taksapaguesit amerikanë janë SHUMË më të larta. Fatura mujore për çdo familje amerikane është 500 dollarë dhe po rritet me shpejtësi.”
Negociatat për paqe, Irani i paraqet një propozim të ri SHBA-ve përmes Pakistanit

Irani i ka transmetuar Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet ndërmjetësve pakistanezë, përgjigjen e tij ndaj ndryshimeve të propozuara nga Uashingtoni në draft-marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës.
Një burim rajonal, i cituar nga gazetari i Axios, Barak Ravid, e raportoi këtë. Dje, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti se Irani “dëshiron me dëshpërim një marrëveshje” dhe se vendi nuk mund të ketë “aftësi bërthamore”.
“Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do të marrim uraniumin e pasuruar të Iranit”, shtoi Trump, duke deklaruar se ai “po përpiqet ta shpëtojë Iranin në një farë mënyre”.
Media: Presion ndaj qeverisë iraniane për shkarkimin e ministrit Araghchi

Zyrtarë të lartë iranianë po përpiqen të shkarkojnë ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi, duke e konsideruar atë tepër të rreshtuar me qëndrimin e kreut të Gardës Revolucionare në negociatat me Shtetet e Bashkuara. Kështu raporton media e lidhur me diasporën iraniane jashtë vendit, Iran International.
Sipas raportimeve, presidenti Masoud Pezeshkian dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf e akuzojnë shefin e diplomacisë se i ka anashkaluar dhe se nuk po vepron si ministër në përfaqësim të qeverisë, por si ndihmës i komandantit të Gardës Revolucionare, Ahmad Vahidi.
Duke cituar dy burime në dijeni të çështjes, media thekson se Pezeshkian u ka komunikuar bashkëpunëtorëve të tij se do ta shkarkojë Araghchi nëse situata vazhdon.
Ky zhvillim vjen në sfondin e zërave për mosmarrëveshje të forta mes zyrtarëve më të lartë iranianë lidhur me qëndrimet në bisedimet me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës dhe për ta bërë të përhershme armëpushimin aktual. Përplasjet lidhen sidomos me çështjen nëse programi bërthamor i Iranit duhet të përfshihet apo jo në negociatat për luftën.





