Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë
Aktualitet

​BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) konsideron se ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen e arit për herë të parë në portofolin e rezervave të saj, transmeton KosovaPress.

Sipas BQK-së, përfshirja e arit në portofolin e rezervave të Kosovës për herë të parë përfaqëson hapin fillestar të një procesi afatgjatë të alokimit strategjik, duke reflektuar progresin më të gjerë institucional të këtij institucioni.

“Ajo ndërtohet mbi qëndrueshmërinë tashmë të konsoliduar financiare të BQK-së, qeverisjen e shëndoshë dhe kornizën e kujdesshme të politikave. Përmes menaxhimit të kujdesshëm financiar, alokimit efektiv të aseteve dhe qeverisjes së brendshme të fuqizuar, BQK-ja ka ruajtur një model institucional të qëndrueshëm, duke i mundësuar edhe realizimin e kontributeve të rregullta vjetore në buxhetin e shtetit, në përputhje me kornizën e saj ligjore.

Read more:FMN vlerëson progresin e Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar

BQK vlerëson se ari tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e rezervave të bankave qendrore, si instrument afatgjatë i ruajtjes së vlerës dhe i diversifikimit. Për BQK-në, përfshirja e tij përfaqëson një hap strategjik drejt forcimit të mëtejshëm të qëndrueshmërisë së portofolit rezervë, zbutjes së rreziqeve dhe mbështetjes së stabilitetit financiar afatgjatë.

BQK-ja mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe për sigurimin që praktikat e menaxhimit të rezervave të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin financiar, besueshmërinë institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.

Read more:Banka Popullore: Inflacioni 3,7%, PBB 3,8% në tre muajt e parë të vitit 2026

Sipas njoftimit, ky zhvillim përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe reflekton modernizimin e vazhdueshëm të kornizës së menaxhimit të rezervave të BQK-së. Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë, duke përafruar praktikat investuese të BQK-së me standardet dhe praktikat bashkëkohore ndërkombëtare, si dhe me praktikat e shëndosha të bankave qendrore.

“Gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të praktikave të menaxhimit të aseteve, administrimit dhe menaxhimit të rrezikut. Këto reforma janë mbështetur në politika të mirëpërcaktuara të brendshme, mekanizma të forcuar të qeverisjes dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Thesarin e SHBA-së, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore”, thuhet në njoftim.

Read more:A do të mbijetojë NATO? “E marr guximin të dyshoj”, thotë ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer

Më tej thuhet se një shtyllë kyçe e këtij progresi ka qenë pjesëmarrja e BQK-së në Programin e Partneritetit për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave të Bankës Botërore (RAMP), fillimisht e fokusuar në asistencë teknike dhe së fundmi e avancuar përmes një Mandati për Menaxhimin e Investimeve.

“Ky bashkëpunim ka mbështetur forcimin e kornizës së politikave investuese të BQK-së, rregulloreve mbështetëse, kapaciteteve institucionale, si dhe funksioneve të menaxhimit të rrezikut, monitorimit dhe analizës”, thuhet në komunikatë.

Read more:PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor në Hagë në padrejtësi të institucionalizuar

Sipas njoftimit, paralelisht, BQK-ja ka zbatuar një strategji të rishikuar për marrëdhëniet bankare korrespondente dhe kujdestarinë e aseteve, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve me banka qendrore brenda Eurosistemit dhe me banka ndërkombëtare komerciale me reputacion. BQK-ja ka avancuar gjithashtu angazhimin me ofrues kyç të infrastrukturës globale, përfshirë Clearstream, për shërbime të menaxhimit të kolateralit dhe kujdestarisë së aseteve. Këta hapa kanë zgjeruar mundësitë e BQK-së për të menaxhuar likuiditetin në mënyrë efektive, duke rritur njëkohësisht kapacitetin e saj operacional dhe strategjik për menaxhimin e rezervave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ar #Banka #Banka qendrore e kosovës #Bqk #Flori #Fmn #Njoftim #Politika #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Boll me të korruptuarit, t’i hapet rruga rinisë”/ Pedagogu thirrje ambasadës europianë dhe SHBA-së: Qëndroni me shqiptarët, kjo klasë politike antishqiptare nuk i duhet askujt
  • “Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • 39 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit! Marjana Koçeku për Euractiv: Brukseli të mos e trajtojë më Edi Ramën si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë
  • “Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by