Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla: Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër BE se sot!
Aktualitet

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla: Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër BE se sot!

• 8 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës”, u shpreh Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian që ka në fokus negociatat. Ndërsa iu referua rezolutës së PE, Balla nënvizoi arritjet, por shtoi se duhen lexuar edhe rekomandimet.

Ai e quajti jo vetëm një rrugëtim drejt BE, por “projekt transformimi kombëtar” që po reformon shtetin, legjislacionin dhe përmirëson standardet.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës sesa është sot. Nuk flitet për ngecje, nuk flitet për humbje drejtimi, pasiguri, flitet vetëm për avancim, ritëm, besueshmëri, për një Shqipëri që po hyn seriozisht në fazën përmbyllëse të rrugës europian. Secila palë duhet ta lexojë me përgjegjësi këtë proces. Të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta jetësuar këtë aspiratë historike”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Balla shtoi se integrimi nuk lidhet me qeverinë, por me aspiratën e përbashkët.

Read more:Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë

“Sot është e rëndësishme të nënvizojmë se integrimi europian nuk është pronë e një qeverie, por një aspiratë historike dhe objektiv strategjik i përbashkët”, tha Balla.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:10

Integrimi në BE, 3 propozimet e Avokatit të Popullit: Rritje buxheti për burgjet, dëgjim të institucioneve të pavarura për procesin dhe detyrim ligjor për raportimin

Avokati i Popullit nënvizoi disa pika që ai i sheh ende të papërmbushura në lidhje me procesin e integrimit. Ai kërkoi akses në sistemin gjyqësor dhe problematikat me diskriminimin, ku vlerësoi legjislacionin, por jo zbatimin.

“Një ligj që nuk zbatohet, nuk është më ligj — është dokument”, tha Shabani, duke u ndalur më pas te e drejta e pronës: “E drejta e pronës duhet të jetë baza mbi të cilën mbështetet baza e ekonomisë”, tha ai.

Nisur nga kjo, ai bëri edhe 3 propozime për zgjidhjen e tyre, duke shtuar: “I shohim problemet me synim t’i zgjidhim, jo t’i përdorim, dhe jo t’i fshehim.”

Read more:Lutfi Dervishi: Qeli ‘all inclusive’

“E para: për fazën para-IBAR, Kuvendi të shqyrtojë rritje të dedikuar buxhetore për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. E dyta: ndryshimet e fundit në Ligjin 15/2015 forcojnë rolin mbikëqyrës të Kuvendit në negociata. Ky forcim duhet të reflektohet edhe në një dëgjim të rregullt e të strukturuar të institucioneve të pavarura para çdo vlerësimi të rëndësishëm të BE-së. E treta: institucionet publike të kenë detyrim ligjor për të raportuar brenda afateve specifike shkallën e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura”, tha Shabani.

Ora 10:59

Shabani rezerva për hapjen e 33 kapitujve të negociatave: Matësi i vërtetë s’është numri i tyre, por distanca mes ligjit në letër e praktikë

Hapja e 33 kapitujve të negociatave në 13 muaj u theksua si rekord nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por pati edhe rezerva. Shabani tha se integrimi matet nga distanca midis ligjit në letër dhe në praktikë.

“Shqipëria hapi të 33 kapitujt e negociatave brenda trembëdhjetë muajve. Ky është një rekord. Por është edhe një nga ato statistika që duken mirë në një infografik dhe pak më keq në sportelin ku një qytetar pret prej tre vjetësh për një vërtetim pronësie. Sepse matësi i vërtetë i integrimit europian nuk është vetëm numri i kapitujve të hapur, por distanca midis ligjit në letër dhe ligjit në praktikë. Pikërisht kjo distancë është ajo që IBAR-i do të vlerësojë. Le të flasim hapur: IBAR-i aktualisht qëndron në Bruksel, mes shteteve anëtare që po pyesin: a po reformohet vërtet Shqipëria? Kjo është pyetja që po bëjmë edhe ne këtu. Është pyetja që unë e bëj si Avokat i Popullit kur shoh mijëra ankesa që vijnë për administratën publike dhe gjyqësorin”, tha Shabani.

Read more:Ilir Beqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë: Askush s’mund të deklarohet fajtor nga të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme!

Ora 10:49

‘Kemi shkuar para Komisionit Europian me hapa konkretë, jo fjalë’, Gogu: Sfidë rritja e eficencës së sistemit të drejtësisë

Ministri Toni Gogu, thotë se Shqipëria është drejt standardeve europiane sa i takon drejtësisë. Ai tha se brenda një viti, janë përmbushur 14 pika të ndërmjetme të negociatave dhe theksoi rezultatet e arritura.

“Shqipëria nuk ka shkuar përpara Komisionit Europian, para aprovimit të piketave të ndërmjetme me fjalë e llafe, por me hapa konkretë të masave. Mendoj që ka qenë ushtrimi më kompleks institucional që ka ndërmarrë qeveria. Në fund të ditës, pyetja është si po përfiton qytetari shqiptar nga kjo negociatë? Ka disa tregues që do t’i them shumë shkurt. E para, sistemi po hyn gradualisht në një fazë më të qëndrueshme funksionimi, me gjithë numrin e lartë të stokut të çështjeve, ka një treges pozitiv që na jep shpresë që mund të adresojmë pikën e dobët të sistemit të eficencës që kaloi sprovën e vettingut dhe është ulja e stokut në Gjykatën e Lartë. Nga 2020 deri sot, stoku në Gjykatën e Lartë është ulur me 60%. Së dyti, po ndërtojmë standarde më të forta profesionalizmi e përgjegjshmërie. Vettingu, që mbyllet më 17 qershor, është projekti më afatgjatë që një vend ka pasur me BE para bashkimit. Mendoj që kjo është provë e qartë e seriozitetit të Shqipërisë në procesin e integrimit”, tha Gogu duke shtuar si pika zgjerimin e ndihmës juridike falas dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes platformës JURONIX.

Gogu solli në vëmendje edhe sfidat që parashtron për drejtësinë procesi i integrimit.

“Besoj që drejtësia do të jetë më e shpejtë, më e besueshme dhe e aksesueshme për qytetarin. Duhet të rrisim eficencën në sistem, të ulim 130 mijë çështjet në mënyrë domethënëse, kemi adresuar forcimin e garancive proceduriale, kemi ngritur një grup pune që po punon për Kodin Penal, e presim të mbërrijë në ministri dhe kemi siguruar asistencë teknike nga Komisioni Europian që të kemi një rishikim të dytë pas përfundimit të draftit fillestar dhe po punohet me Kodin e Procedurës Penale”, tha Gogu duke nënvizuar se nevojitet “bashkëpunim institucional” dhe jo “spektakël.”

Read more:‘Nxin’ Shqipërinë në Bruksel, Berisha: Të ndihemi krenarë, s’bashkojmë votat me PS për të prekur drejtësinë! Sulmon mediat: Mafiozë në favor të Ramës

Ora 10:30

‘Ditët e mundësisë më të madhe’, Dhuka: Sfidë mbyllja e negociatave! Po punojmë intensivisht për 10 kapitujt e parë

“Ditët, muajt, vitet e mundësisë sonë të madhe”, u shpreh kryenegociatorja e Shqipërisë para Këshillit Kombëtar të Integrimit. Majlinda Dhuka nënvizoi se mbyllja e negociatave është sfida më e madhe që vjen dhe ka nisur një punë intensive për përgatitjen e të paktën 10 kapitujve. Tre prej tyre vlerësohen të realizuar, ndërsa vijon puna për të tjerët.

“Sfida është mbyllja e tyre me dinjitet, cilësi dhe rezultate të pakthyeshme si vend i BE. Po punojmë intensivisht që të përgatisim teknikisht mbylljen e kapitujve për të paktën 10 kapitujt e parë që mbulojnë 27 nga 101 piketa në total, teksa punojmë paralelisht me të gjitha fushat ose kapitujt e tjerë. Sa u përket kapitujve 30, marrëdhëniet me jashtë, 25, kërkimi shkencor dhe 26 – arsimi, ne vlerësojmë se Shqipëria i ka kryer të gjitha përgatitjet. Sigurisht pritet vlerësimi i Komisionit Europian dhe vendeve anëtare”, tha Dhuka.

Ora 10:21

Integrimi në BE, Dhuka: Jemi në fazën më të rëndësishme dhe intensive, mbylljen e negociatave!

Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin, Majlinda Dhuka tha se Shqipëria është në një moment kyç. Ndërsa vlerësoi punën e bërë, ajo u shpreh se tani vjen faza më e rëndësishme, mbyllja e kapitujve.

Read more:Pas UEFA-s edhe FIFA i shqipton dënimin Prestiannit për incidentin me Vinicius

“Shqipëria është sot në një moment kyç dhe të rëndësishëm për rrugën europiane. Vijmë nga çelja e negociatave dhe punës së vlerësueshme dhe shkojmë në një fazë intensive të përgatitjeve teknike, shoqërore e ekonomike të transformimit evropian për të mbyllur negociatat për anëtarësim, të njohur si kapituj, një nga një dhe njëherësh. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re që është njëherësh më e avancuar dhe më kërkuese sa i përket vullnetit në reformim dhe aftësisë në transformim europian. Kjo është faza më e rëndësishme, ajo e të bërit një vend anëtar, një shtet me institucione europiane, drejtësi europiane, treg europian, vend me standarde europian”, tha Dhuka.

Dhuka nënvizoi se kjo fazë vjen me një sërë kërkesash për vendin dhe nevojën për përmirësim të vazhdueshëm.

“Kjo fazë inkurajon dhe teston vullnetin dhe aftësinë europiane të të gjitha institucioneve dhe ka imperativ bashkëpunimin e ngushtë. Kjo fazë vjen me nevojën për rolin emancipues të shoqërisë civile, përmes dijes dhe advokacisë, me nevojën për të bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet. Ajo vjen me nevojën për të thithur dhe hapur sa më shumë dijen europiane, për të çuar zërin e Shqipërisë dhe lartësuar profilin e saj në shoqërinë europiane, mundësinë për bizneset për t’u afruar me tregun europian, me përgjegjësinë për të bërë biznes sipas rregullit dhe standardit europian, ndaj në plot raste do të kërkojë përmirësime”, tha Dhuka.

Lexo edhe
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

Tags: #7 qershor #Arsimi #Avokati i popullit #Bizneset #Bruksel #Burgjet #integrimi ne be #keshilli kombetar i integrimit #taulant balla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
Nga të njëjtat tag-e
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
  • Rikthehet “41 Biss”, i dënuari Sabah Nuzi futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit
  • Integrimi/ Rama nga Tokyo: Të martën konferenca ndërqeveritare, do të ‘martohemi’ me BE
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 34 minuta më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me sulmin rus që ndodhi…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

GJKKO mori sot vendim mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës së sigurimit.…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak është bërë mungesa e…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by