Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Hantavirusi/ Çfarë është dhe si transmetohet? Ekspertët: Nuk jemi përballë rrezikut për një pandemi të radhës, por…
Botë

Hantavirusi/ Çfarë është dhe si transmetohet? Ekspertët: Nuk jemi përballë rrezikut për një pandemi të radhës, por…

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shpërthimi i fundit i hantavirusit në anijen turistike holandeze MV Hondius ka rikthyer shqetësimin ndërkombëtar, pasi incidenti lidhet me virusin e Andeve, i vetmi lloj i njohur i hantavirusit që, në raste tepër të rralla, mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ekziston rreziku i një pandemie të re. Profesori asistent i Higjienës dhe Epidemiologjisë në Universitetin Kombëtar të Athinës, Gikas Majorkinis, deklaron se transmetimi ndërmjet njerëzve është jashtëzakonisht i kufizuar dhe kërkon kontakt shumë të afërt dhe të zgjatur.

“Ne nuk jemi përballë rrezikut të një pandemie hantavirusi”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë tregues që virusi po bëhet më i transmetueshëm jashtë mjedisit specifik ku u regjistruan rastet.

Read more:Shpërthimi i hantavirusit nuk është "COVID-i i radhës", thotë OBSH

Edhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësojnë se rreziku për publikun mbetet i ulët. Sipas ekspertëve, hantaviruset njihen prej mijëra vitesh dhe zakonisht transmetohen përmes brejtësve të infektuar.

Në Amerikën e Jugut qarkullojnë të ashtuquajturit “viruse të Botës së Re”, si virusi i Andeve, të cilët shoqërohen me forma më të rënda respiratore dhe me shkallë më të lartë vdekshmërie. Në Evropë, ndërkohë, format e hantavirusit janë më të lehta dhe nuk është dokumentuar transmetim nga njeriu te njeriu.

“Hantaviruset që gjenden në Evropë kanë një tablo klinike më të butë krahasuar me ato të Amerikës Latine dhe nuk transmetohen ndërmjet njerëzve”, theksoi Majorkinis.

Read more:Aroma që ndryshon përshtypjen e parë për shtëpinë: Si ta bëni ambientin të mbajë erë të këndshme pa shpenzime

Infeksioni zakonisht shfaqet nga një deri në tetë javë pas ekspozimit, ndërsa simptomat e para përfshijnë ethe, lodhje të fortë dhe dhimbje muskulore. Në raste më të rënda mund të preken veshkat ose sistemi kardiopulmonar, veçanërisht te variantet që qarkullojnë në Amerikë.

Ekspertët vlerësojnë se shkalla e vdekshmërisë për variantet e Amerikës Latine mund të arrijë deri në 30%, ndërsa për variantet evropiane mbetet dukshëm më e ulët. Aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik për hantavirusin dhe trajtimi mbetet kryesisht mbështetës.

Read more:Cilat janë simptomat e mungesës së kaliumit që shpesh i injorojmë, nuk ka të bëjë gjithmonë me lodhjen

Transmetimi ndodh kryesisht përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose lëngje të tjera biologjike të brejtësve të infektuar. Infektimi mund të ndodhë edhe nga thithja e grimcave të kontaminuara në ajër, sidomos në ambiente të mbyllura ku ka prani brejtësish.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për panik, por rekomandojnë respektimin e masave bazë të higjienës dhe shmangien e kontaktit me brejtësit apo zonat e kontaminuara.

Lexo edhe
Botë

Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj

Botë

870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë

Tags: #Hantavirusi #Para #Simptomat #Veshkat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj
  • 870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë
  • Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
  • Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina
  • Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
Nga të njëjtat tag-e
  • Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
  • Tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh
  • Çifti britanik braktis fëmijët për të shkuar në festë, arrestohen menjëherë nga policia spanjolle: Foshnja 6-muajshe rezultoi pozitive me kokainë
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Botë Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në shkollën e mesme “Galileo Galilei”, ku një profesor është kërcënuar nga një…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë

Ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka ushtruar presion privat që Mbretëria e Bashkuar t’i bashkohej Bankës së…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë

Pavarësisht sinjaleve optimiste nga ndërmjetësit pakistanezë, Irani ka deklaruar se një marrëveshje kornizë me Shtetet e Bashkuara nuk…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by