Kryemimistri Edi Rama ka shpërndarë këtë të mërkurë një video nga të rinjtë të cilët i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e pastërtisë në shtegun e Ishullit të Kunes.
“Mirëmëngjes dhe me të rinjtë që i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e pastërtisë në shtegun e Ishullit të Kunes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Shtegu i Ishullit të Kunes është pjesë e Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune – Vain – Tale – Patok – Fushëkuqe – Ishëm”. Përgjatë shtegut keni mundësi të vëzhgoni biodiversitetin e larmishëm, të ecni në zemër të pyllit apo të dilni buzëdetit.




