Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin
Botë

Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin

• 16 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë së fundmi të tensionuara, por kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti amerikan Donald Trump duket se i kanë ‘shuar gjakrat’ pasi kreu i ekzekutivit gjerman njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Merz shkroi në platformën X se biseda me Trump kishte qenë “e mirë” dhe se të dy kishin ranë dakord se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, sipas Trumpit dhe Merzit Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe Irani nuk duhet të zotërojë armët bërthamore.

Sipas kancelarit Merz tema të tjera të bisedës telefonike me presidentin amerikan ishin gjetja e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën si dhe samiti i NATO-s në Ankara që do të zhvillohet në fillim të qershorit. “SHBA-ja dhe Gjermania janë partnerë të fortë në një NATO të fortë”, theksoi më tej kancelari Merz.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

Gjatë telefonatës Donald Trump ndodhej në avion në fluturimin e kthimit nga Kina. Atje ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Edhe në ato bisedime temë kryesore ishte Irani. Deri tani Trump nuk është shprehur publikisht për bisedën me Merzin.

Marrëdhënia mes Friedrich Merz dhe Donald Trump ka qenë për një kohë të gjatë mjaft e mirë. Megjithatë javët e fundit Trump reagoi ashpër ndaj disa deklaratave të kancelarit Merz, i cili gjatë një aktiviteti me nxënës në Sauerland kishte thënë se SHBA-ja duket se nuk ka një strategji të qartë në luftën me Iranin. Duke iu referuar negociatave të bllokuara, ai tha gjithashtu se “një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja shtetërore iraniane”.

Read more:‘S’do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA’ Kancelari gjerman godet Amerikën e Donald Trump, Merz: Nuk është më vendi i mundësive

Pas kësaj Trump e akuzoi Merzin se nuk e di për çfarë po flet. Ai kërcënoi gjithashtu se do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Në fillim të majit qeveria amerikane njoftoi tërheqjen e 5000 trupave të stacionuara në Gjermani. Ministria e Mbrojtjes e justifikoi vendimin me një rishikim të detajuar të stacionimit të forcave amerikane në Evropë.

Read more:Lufta/ DASH: Zgjatet me 45 ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit! Trump: Po më soset durimi, do kthehemi për ‘pastrim’ në Iran! Khamenei: Jemi gati të përballemi me SHBA-në

Trumpi e ka akuzuar vazhdimisht Gjermaninë si dhe partnerë të tjerë të NATO-s për mungesë mbështetjeje në konfliktin me Iranin dhe ka bërë të qartë disa herë se kishte pritur më shumë nga NATO. Sipas tij NATO është një aleancë mbrojtëse, e cila duhet të reagojë në rast se një nga shtetet anëtare sulmohet./DW

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Aktiviteti #Armët #Armët bërthamore #avion #Biseda #Donald Trump #Friedrich Merz #gjermani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi, do të riinvestohen në projekte sociale
  • Shqipëria në hartën e turizmit evropian, ‘The Independent’ rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira mal
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by