Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Marrëveshje ose sulm i plotë”, Trump për Iranin: Po zhvillohen negociata serioze
Botë

“Marrëveshje ose sulm i plotë”, Trump për Iranin: Po zhvillohen negociata serioze

• 19 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka pezulluar një sulm ushtarak të planifikuar ndaj Iranit, pas kërkesës së vendeve të Gjirit Persik dhe nisjes së negociatave të reja mes palëve.

Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë kërkuar të mos ndërmarrë sulmin, pasi sipas tyre ekziston mundësia për një marrëveshje të pranueshme me Teheranin.

“Po zhvillohen negociata serioze. Më është thënë se mund të arrihet një marrëveshje shumë e pranueshme për SHBA-në. Nuk do të ketëasnjë armë bërthamore për Iranin”, shkroi Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA është gati të ndërmarrë “një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë” nëse negociatat dështojnë.

Read more:Trump anulon sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit: Aleatët tanë në Lindjen e Mesme na thanë të përmbahemi, por…

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane dhe kundërpërgjigjes së Teheranit me raketa dhe dronë drejt bazave amerikane dhe Izraelit.

Shtetet arabe të Gjirit druajnë se një përshkallëzim i ri i konfliktit mund të sjellë sulme iraniane ndaj aeroporteve, rafinerive të naftës dhe impianteve të ujit në rajon, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe energjetik.

Ndërkohë, Irani vijon të mbajë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve globale të energjisë.

Read more:“Ata janë të çmendur”, Trump për Iranin: 4-5 herë kemi qenë pranë marrëveshjes, por diçka nuk shkon tek ata

Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke thënë se “ka një shans shumë të mirë” për zgjidhje diplomatike.

“Nëse mund ta zgjidhim këtë pa bombardime, do të isha shumë i lumtur”, deklaroi ai para gazetarëve.

Nga ana tjetër, Irani reagoi ashpër ndaj paralajmërimeve amerikane. Një komandant i lartë iranian tha se SHBA nuk duhet të bëjë “gabime strategjike dhe llogaritje të gabuara”.

Read more:Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg

Sipas mediave iraniane, Teherani ka kërkuar fundin e sulmeve në rajon, heqjen e bllokadës amerikane dhe garanci se nuk do të ketë sulme të tjera ndaj Iranit.

Ndërkohë, sondazhet në SHBA tregojnë se mbështetja për përfshirjen në luftë me Iranin po bie. Një sondazh i “New York Times/Siena” tregon se 64% e amerikanëve besojnë se hyrja në konflikt ishte vendim i gabuar.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Armë #Donald Trump #dronë #Irani #New york #New York Times #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin