Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi – Blog
Editoriale

Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër

Takohen dy mafiozë në një restorant në Beograd, mikpritës është drejtori i policisë, pastaj dëgjohen të shtëna dhe shumë serbë pyesin: ku është kufoma? Ky do të ishte një titull i mirë për përshkrimin e një filmi mafioz. Por e vërteta është se çfarë paralajmërohet në titull, ka ndodhur me të vërtetë – në Beograd. Të shkojmë radhazhi. Senjaku është një lagje në qendër të Beogradit. Aty ndodhen ambasada, rezidenca diplomatike dhe vila luksoze. Senjaku konsiderohet një nga pjesët më të pasura të Beogradit. Aty rrinë të pasurit, të bukurit, por edhe të shëmtuarit (me ndikim) dhe nganjëherë edhe mafiozët. Në Senjak, në rrugën Istarska 27, gjendet “Restoran 27”, pronarët e të cilit kështu e lavdërojnë lokalin e tyre: “‘Restoran 27’ është një restorant papërmirësueshëm i dashuruar pas mysafirëve; ne jemi këtu kur ju duhet që gjithçka të jetë e përkryer”. Me 16 nga 20 pikë në udhërrëfyesin gastronomik “Gault & Millau”, ky lokal renditet ndër më të mirët në kryeqytetin e Serbisë. Të martën e kaluar në këtë lokal u takuan dy kryemafiozë kundërshtarë. Ata erdhën me ftesë të shefit të policisë së Beogradit, Veselin Miliq. Qëllimi i Miliqit ishte që t’i pajtonte kryemafiozët. Dhe ku ka vend më të mirë se “Restoran 27”, ushqimi i mirë, atmosfera e mirë, muzika e mirë, emri i rrugës – Istarska 27 – ngjall nostalgji për detin, ndonëse gadishulli i Istrës është larg, në Kroaci, në kufi me Italinë. Pajtimi i synuar nuk u arrit. Pak pas takimit mafiozët Aleksandar Neshoviq dhe Sasha Vukotiq nisën të fjaloseshin ashpër. Në përleshje e sipër Vukotiq dhe një vrasës tjetër dyshohet se ia shkrepën dy plumba Neshoviqit. Krejt kjo në prani të shefit të policisë së Beogradit, Veselin Miliq. Tash rrëfimi bëhet edhe më interesat. Veselin Miliq ka qenë këshilltar i presidentit Aleksandar Vuçiq. Para 5 viteve Miliq është dekoruar nga Vuçiqi. Ata që marrin dekorata supozohet se i marrin për shkak të meritave e sukseseve të arritura në punën e tyre. A u nderua Miliqi për shkak të shërbimeve ndaj mafias? Nuk dihet. Por Vuçiqi tha: “Kjo nuk do të jetë më e mundshme”. Që i bie: ka qenë e mundshme që policët të punojnë për mafian. Titullin më interesant e botoi gazeta përherë proqeveritare “Politika”: Narkodilerët nuk do të lejohen më të bartin karta identifikimi të shërbimit sekret. A domethënë kjo se deri më tani një gjë e tillë ka qenë e mundur? Me gjasë po. Të kthehemi te “Restoran 27”. Pas vrasjes së mafiozit Aleksandar Neshoviq, shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliq nuk alarmoi patrulla të policisë për të afruar ndihmë në kapjen e vrasësve, por, sipas mediave serbe, bashkë me dy truproje mori pjesë në zhdukjen e kufomës. Vuçiq e ka konfirmuar këtë. Megjithatë, regjimi i tij thotë se policia ka reaguar në mënyrë profesionale. Deri më tani janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliq. Shumë serbë pyesin: ku është kufoma e Aleksandar Neshoviqit? Policia ka nisur kërkimin. Vetura me të cilën është transportuar kufoma është gjetur: me gjurmë gjaku dhe dhjetëra dorëza kirurgjike. Gazeta “Danas” shkruan se Neshoviq mund të jetë spërkatur me benzinë dhe djegur afër autostradës në perëndim të Beogradit. Një analist serb tha në televizionin N1: “Kjo as në Kolumbi nuk bën vaki”. Një mafioz tjetër tha se restoranti ku ndodhi vrasje është pronë e Andrej Vuçiqit, vëllait të presidentit Vuçiq. Ky i fundit tha se kjo nuk është e vërtetë.

Read more:Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Lexo edhe
Editoriale

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Editoriale

Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog

Tags: #Aleksandar vuçiq #beograd #jetë #Kolumbi #Kroaci #Kufoma #Lagje #Muzika
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
  • Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams? – Blog
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
  • Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT)
  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari
  • Shembet hoteli historik 19-katësh në Teksas, nis projekti i ri prej 500 milionë dollarësh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 11 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Botë 100 ditë luftë në Iran, qytetarët përshkruajnë jetesën mes frikës dhe pasigurisë: Jemi të dëshpëruar 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda…

Viral Alert News • 48 minuta më parë • 6 min lexim
Editoriale

Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog

Paralajmërim Publik: Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh Edhe pse njohja ime me z. Pacolli…

Viral Alert News • 48 minuta më parë • 3 min lexim
Editoriale

Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog

Nga Mario Bineri Ajo qe nisi ne Shkurt 2024 si nje shkeputje e bujshme e ish-burrit se Ministres…

Viral Alert News • 48 minuta më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by