Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi
Aktualitet

Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet për zhdukjen e Aleksandar Nesoviç, i njohur si “Baja”, i cili u pa për herë të fundit më 12 maj 2026, pas qëndrimit në restorantin “27” në zonën e Senjakut në Beograd.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Shërbimi për Shtypjen e Krimit dhe Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Miliç është ndaluar për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”.

Read more:"Padel Fest 2026", festivali më i madh i padelit në Kosovë

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Miliç ka pasur kontakte ose ka qenë i pranishëm në rrethana që lidhen me zhdukjen e Nesoviç-it, ndërsa po verifikohet edhe roli i tij i mundshëm në mosraportimin e ngjarjes apo në pengimin e zbardhjes së saj. Ai pritet të merret në pyetje nga prokurori publik brenda afatit ligjor të paraburgimit, ku do të sqarohen të gjitha rrethanat e dyshuara.

Në të njëjtin operacion policor janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë, mes tyre tre zyrtarë policie, si dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Mes të ndaluarve ndodhet edhe Sasa Vukoviç “Boske”, i dyshuar për tentativë vrasjeje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm, si dhe bashkëshortja e tij DV, e dyshuar se ka ndihmuar në sigurimin e armës së përdorur në një krim tjetër.

Read more:Qeveria e Jemenit njofton marrëveshjen "më të madhe ndonjëherë" për shkëmbimin e të burgosurve me grupin Houthi

Po ashtu, është arrestuar edhe pronari i restorantit “27” në Senjak, ku Nesoviç është parë për herë të fundit, si dhe një kamerier që ka qenë në shërbim atë mbrëmje. Sipas autoriteteve, hetimet po përfshijnë një rrjet të gjerë personash të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe rrezikim të sigurisë së përgjithshme.

Burime hetimore bëjnë të ditur se zhdukja e Nesoviç-it po trajtohet si një rast me rrethana të rënda dhe me disa pista hetimi, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një përplasjeje kriminale mes grupeve të ndryshme. Autoritetet serbe kanë theksuar se po bashkëpunojnë edhe me struktura të tjera të sigurisë për të zbardhur plotësisht rastin.

Read more:MPB: Nuk ka ndonjë lidhje midis raportimeve të rreme për bomba në Maqedoni dhe atyre në rajon, IP adresat nuk përputhen

Në biografinë e tij, Veselin Miliç njihet si një nga drejtuesit më të lartë të policisë serbe, i lindur në vitin 1979 në Priboj. Ai ka përfunduar Shkollën e Mesme të Punëve të Brendshme në Sremska Kamenica dhe Akademinë e Policisë në Beograd. Karrierën e ka nisur në vitin 1998 dhe ka kaluar në disa pozicione drejtuese në strukturat policore, përfshirë edhe Departamentin e Policisë së Beogradit, të cilin e ka drejtuar për disa mandate.

Miliç ka shërbyer gjithashtu edhe si këshilltar për çështje të sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa është rikthyer në krye të policisë së Beogradit në vitin 2020. Ai është vlerësuar dhe dekoruar disa herë gjatë karrierës së tij dhe mban gradën kolonel.

Read more:Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen në Volljakë të Klinës

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Serbi, pasi Miliç është një figurë e njohur dhe me profil të lartë në sistemin e sigurisë. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të reja mbi zhdukjen e Nesoviç-it dhe rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë ngjarje.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #beograd #Kamenica #Maj 2026 #Operacion #Pista #serbi #Veselin Miliç

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • “Shkollat e pastra”, operacioni i gjerë i Policisë kundër narkotikëve, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin