Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
Sociale

Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta e 18-të përpara kryeministrisë duket se ‘u shtua’ në numra, të paktën simbolikisht. Sot, ‘pjesëmarrës’ ishin edhe flamingot simbolike, të cilat u rikthyen mes protestuesve në një paradë.

Vetëm pak minuta më vonë, me to ‘u solidarizuan’ edhe një tufë dhish nga malësia e Kelmendit, të rrethuara nga një gardh. Protestuesit i udhëhoqën përpara godinës qeveritare ku dhe po i ushqenin, ndërsa jashtë gardhit shiheshin pankarta që bënin thirrje për mbrojtjen e mjedisit.

Këtë herë, zëdhënësit e kauzës për rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama ishin pensionistët që u ankuan për trajtimin e tyre.

“Pensionistët s’marrin më shumë se 10 mijë lekë në muaj, po vuajnë për bukën e gojës.”

“Askush nuk do ta ndryshojë Shqipërinë për ne, duhet ta bëjmë ne”, ishin disa prej thirrjeve.

Por ndërsa Sali Berisha një ditë më parë u përpoq të shmangte thirrjet për burgosjen e tij, pikërisht pensionistët nuk harruan ta përmendnin.

“Sali Berisha ka bërë krime! Çfarë nuk ka bërë!”

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Ndërsa më herët, aktivisti Arben Kola ironizoi demokratët që presin reformimin e partisë nga lideri i saj pensionist.

“Demokratët që kërkojnë reformim nga dikush që duhet të ishte në pension duke shijuar pensionin, Zoti pastë mëshirë dhe ju kthjelloftë!”, tha Kola.

Familja Berisha ishte edhe në vëmendjen e pankartave, ku një prej tyre i dedikohej Shkëlzen Berishës. ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK’, thuhej në pankartën ku referohej lidhja e djalit të kreut të PD me Ilir Shtufin, biznesmenin e akuzuar për pastrim parash, në vilën e të cilit vetë Shkëlzen Berisha e ka pranuar se jeton me qira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:14

Me flamuj kombëtar dhe thirrje kundër klasës politike, mbyllet në Sheshin Skënderbej protesta e 18-të për ‘Zvërnecin’

Protestuesit kanë përfunduar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës dhe janë kthyer në Sheshin Skënderbej, ku edhe kanë mbyllur tubimin me këngë e valle.

Me flamuj e simbole kombëtare dhe thirrje kundër klasës politike, ata i kanë dhënë fund tubimit të 18-të, të zhvilluar kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.

Ora 23:02

‘Zvërneci’/ Protestuesit ulen këmbëkryq në rrugën përballë Bankës së Shqipërisë

1781730184_ediramedddd.JPG

Para se t’i drejtoheshin Sheshit Skënderbej pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët e Tiranës. protestuesit u ulën për disa minuta në rrugën përballë Bankës së Shqipërisë, akt ky i bërë dhe më herët për të përcjellë mesazhin e qëndrueshmërisë së tyre.

Read more:Protesta dje në Tiranë, vihen nën hetim 16 protestues që bllokuan rrugët përtej orarit të njoftuar dhe u futën në Fun Zone

Ora 22:40

Vijon marshimi, qytetarët e ndjekin nga dritaret e shtëpive

Ndërsa marshimi në kryeqytet vijon ende, qytetarët kanë dalë në dritare për t’u solidarizuar me protestuesit.

Ora 22:24

Aktivisti Arben Kola ironizon demokratët: Zoti pastë mëshirë për ata që presin reformim nga një pensionist!

Aktivisti Arben Kola, i vetëshpallur edhe si një nga nismëtarët e protestës, ironizoi ata që presin reformimin e PD nga Sali Berisha. Pak ditë më parë, Kola tha se vjen nga familje demokratësh, por tani rendit si arritje ‘shërimin’ e të vëllait nga berishizmi, ndërsa u uroi të njëjtën gjë të pranishmëve.

“Demokratët që kërkojnë reformim nga dikush që duhet të ishte në pension duke shijuar pensionin, Zoti pastë mëshirë dhe ju kthjelloftë! Ajo që kam arritur me këtë tubim, vëllai i i madh ka qenë me sëmundjen e berishizmit dhe është shëruar, kështu që uroj edhe demokratët e tjerë të çlirohen nga sindroma e Stokholmit! A e kuptoni që kulti i individit është sëmundje? Është sëmundje që ka kapluar popullin shqiptar!”, tha aktivisti.

Ora 22:09

‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK” thuhet në një prej pankartave të protestës ku kërkohet hetim për deputetin socialist Arben Pëllumbi. Në pankartë, referohet edhe lidhja mes Shkëlzen Berishës dhe Ilir Shtufit, në vilën e të cilit vetë Shkëlzen Berisha e ka pranuar se jeton me qira.

Ai akuzohet për pastrim parash dhe ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre edhe gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.

1781727071_shkelzenberisha.jpg

Ora 21:45

Dita e 18-të e protestës kundër investimeve në Zvërnec, dhitë ‘marrin’ stafetën e pankartave

Pankarta, flamingo dhe dhi. Në ditën e 18-të, pankartat nuk u mbajtën vetëm nga protestuesit, por edhe nga ‘vizitorët’ e pazakontë: dhitë.

Read more:“Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA

Të rrethuara nga një gardh, ato u futën mes protestuesve duke mbajtur pankartat e tyre. Kryesisht ‘thirrjet’ ishin për mbrojtjen e mjedisit.

Ora 21:23

Nis marshimi i protestuesve, udhëheqin studentët

Fjalimet e protestuesve para kryeministrisë kanë përfunduar dhe tani ka nisur marshimi. Edhe për këtë mbrëmje, udhëzimi është që të ndiqen studentët.

Itinerari i parashikuar për të nisur nga kryeministria drejt qendrës, më pas te Stacioni i Trenit, Zogu i Zi, “21 Dhjetori”, rruga “Vasil Shanto” dhe më pas sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndryshoi pasi u vendos që t’i drejtohen Unazës.

Ora 21:05

‘Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë’, pedagogia: Jo Rama e Berisha, por të gjithë në burg!

Një pedagoge e gjuhës shqipe, e cila u ngjit në podium me vajzën e saj, e përqendroi thirrjen te braktisja e auditorëve nga studentët. Më tej, tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të jetë “të gjithë në burg” nëse qeveria s’do të mirën e popullit.

“Arsimi po degradohet çdo ditë e më tepër. Auditori është bosh! Ndiej keqardhje sa herë që futem dhe çdo vit shoh auditorë me 10 studentë nga 120 në 2010. Sot duhet t’i japim zë dhe liri kësaj proteste. Nuk jam dakord me Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg kush nuk do të mirën e vendit të vet! Një popull, një qeveri që nuk do të mirën e popullit të vet kurrë s’ka për të pasur hajër!”, tha pedagogia.

Ora 20:27

‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë

Pas ‘flamingove’ prej kartoni, protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një tufë dhish. Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, lëvizin bashkë me dhitë.

Read more:Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi. Protestuesit janë duke i ushqyer.

Ora 20:18

‘Berisha në burg’, i moshuari: Ka bërë krime, të arrestohet!

Thirrjet për arrestimin e Sali Berishës nuk munguan as në ditën e 18-të të protestës. Një i moshuar tha se kryetari i PD ka bërë krime, ndërsa u kërkoi bashkëmoshatarëve t’i bashkohen rinisë.

“Sali Berisha ka bërë krime! Çfarë nuk ka bërë! Rama, Berisha, Meta! Të gjithë të arrestohen! Nuk ka lënë njeri pa poshtëruar! Të moshuarit të bashkohen me rininë, ta mbështesin që të zgjidhin problemin që kemi prej kohësh!”, tha protestuesi.

Ora 20:00

Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Të udhëhequra nga një flamingo e madhe, të tjera më të vogla, të radhitura në një formacion, kanë parakaluar përpara kryeministrisë.

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi.

Read more:Mori pjesë në disa aksione për arrestimin e Violand Braçellarit, ish-kolegu i Enea Mekollit: Shkonim pa mjete mbrojtëse, FNSH dhe RENEA ndërhynin rrallë

Ora 19:55

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj pati vetëm disa fjalë inkurajuese për protestuesit para kryeministrisë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

Ora 19:44

Gjyshërit në ‘qendër’ të protestës, Luçiana Kokaj: Nuk jetojnë me dinjitet, sot protestojmë për ta

Protestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.

“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim. Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.

Ora 19:21

Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

Edhe pse me pjesëmarrje më të ulët krahasuar me ditët e para, qytetarët korçarë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë. Një turiste ka marrë edhe mikrofonin për të mbështetur pjesëmarrësit. Protesta në Korçë është në ditën e dhjetë të saj.

Lexo edhe
Sociale

‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë

Sociale

Kombinat, vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, njerëzit kanë pritur mjaftueshëm (VIDEO)

Tags: #arben kola #Arsimi #Burg #Demokratët #Familja #Familje #Fëmijët #protesta tek kryeministria #resorti ne zvernec
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë
  • Kombinat, vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, njerëzit kanë pritur mjaftueshëm (VIDEO)
  • Dimri ‘troket’ që në shtator, dëbora zbardh bjeshkët e Tropojës (VIDEO)
  • VIDEO/ Mjegulla e dendur mbulon Krujën, shikueshmëri e ulët në rrugë
  • E shtunë me reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 119-të/ “29 vende të NATO-s kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me Shqipërinë”, aktivisti Arben Kola: Skandali i SHISH nuk është rozë, por i rënies së shtetit
  • “Ktheu shtetin në organizatë kriminale. Kryeministri i delegjitimuar”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet. T’i konfiskohet pasuria
  • Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
  • VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur
  • Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë

Për Gani Çelepijën, pensioni nuk ka qenë periudhë pushimi. Prej 50 vitesh, endet në fshatrat e Shkodrës për…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kombinat, vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, njerëzit kanë pritur mjaftueshëm (VIDEO)

Në Kombinat, Tiranë, nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i hapur rrugë ndërtimit…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Dimri ‘troket’ që në shtator, dëbora zbardh bjeshkët e Tropojës (VIDEO)

Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës që në muajin shtator, duke sjellë një…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by