Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive
Sociale

‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë grumbulluar para kryeministrisë. Grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.

Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Sot mikrofoni u është lënë pensionistëve, ndryshe nga një ditë më parë që fjalimet u mbajtën nga të rinjtë.

“Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Luçiana Kokaj.

Read more:Kreshnik Spahiu: Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi. Flamingove iu bashkuan edhe një tufë dhish të rrethuara me gardh, jashtë të cilit vareshin posterë me slogane kundër qeverisë.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:05

‘Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë’, pedagogia: Jo Rama e Berisha, por të gjithë në burg!

Një pedagoge e gjuhës shqipe, e cila u ngjit në podium me vajzën e saj, e përqendroi thirrjen te braktisja e auditorëve nga studentët. Më tej, tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të jetë “të gjithë në burg” nëse qeveria s’do të mirën e popullit.

“Arsimi po degradohet çdo ditë e më tepër. Auditori është bosh! Ndiej keqardhje sa herë që futem dhe çdo vit shoh auditorë me 10 studentë nga 120 në 2010. Sot duhet t’i japim zë dhe liri kësaj proteste. Nuk jam dakord me Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg kush nuk do të mirën e vendit të vet! Një popull, një qeveri që nuk do të mirën e popullit të vet kurrë s’ka për të pasur hajër!”, tha pedagogia.

Read more:“Para se të fliste për natyrën, bënte reklama me kremra fytyre”/ Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Ora 20:27

‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë

Pas ‘flamingove’ prej kartoni, protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një tufë dhish. Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, lëvizin bashkë me dhitë.

Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi. Protestuesit janë duke i ushqyer.

Read more:Spektakël vizual i flamingove në Liqenin Duden në Turqi

Ora 20:18

‘Berisha në burg’, i moshuari: Ka bërë krime, të arrestohet!

Thirrjet për arrestimin e Sali Berishës nuk munguan as në ditën e 18-të të protestës. Një i moshuar tha se kryetari i PD ka bërë krime, ndërsa u kërkoi bashkëmoshatarëve t’i bashkohen rinisë.

“Sali Berisha ka bërë krime! Çfarë nuk ka bërë! Rama, Berisha, Meta! Të gjithë të arrestohen! Nuk ka lënë njeri pa poshtëruar! Të moshuarit të bashkohen me rininë, ta mbështesin që të zgjidhin problemin që kemi prej kohësh!”, tha protestuesi.

Ora 20:00

Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Të udhëhequra nga një flamingo e madhe, të tjera më të vogla, të radhitura në një formacion, kanë parakaluar përpara kryeministrisë.

Read more:Ishte shpallur në kërkim për favorizimin e ndërtimeve pa leje, vetë-dorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil (EMRI)

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi.

Ora 19:55

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj pati vetëm disa fjalë inkurajuese për protestuesit para kryeministrisë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

Read more:“Irani ka fituar”, ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Ora 19:44

Gjyshërit në ‘qendër’ të protestës, Luçiana Kokaj: Nuk jetojnë me dinjitet, sot protestojmë për ta

Protestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.

“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim. Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.

Ora 19:21

Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

Edhe pse me pjesëmarrje më të ulët krahasuar me ditët e para, qytetarët korçarë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë. Një turiste ka marrë edhe mikrofonin për të mbështetur pjesëmarrësit. Protesta në Korçë është në ditën e dhjetë të saj.

Lexo edhe
Sociale

VIDEOLAJM/ Qindra peshq të ngordhur në rezervuarin e Gjinikas në Maliq

Sociale

Fluks në Pediatrinë e Vlorës: 90 fëmijë kërkojnë ndihmë në 24 orë! Mjekja: Mos i ekspozoni në diell

Tags: #Arsimi #Burg #Fëmijët #Flamingo #Flamingot #Gjyshi #jetë #protesta tek kryeministria #resorti ne zvernec
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEOLAJM/ Qindra peshq të ngordhur në rezervuarin e Gjinikas në Maliq
  • Fluks në Pediatrinë e Vlorës: 90 fëmijë kërkojnë ndihmë në 24 orë! Mjekja: Mos i ekspozoni në diell
  • Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
  • Pr.ligji/ Shteti zgjeron kategoritë që përfitojnë ndihmë juridike falas, lehtëson procedurat dhe mbulon më shumë shpenzime gjyqësore
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mijëra shqiptarë në shesh kundër Ramës dhe qeverisë, media austriake: Dua Lipa mbështet lëvizjen protestuese në Shqipëri
  • Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
  • Revolta qytetare nuk njeh pushime! Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • Protestat/ Marta Kos kundër Ramës: Shfuqizoni ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike
  • Protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”: Rama n’burg, Berisha n’burg!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

VIDEOLAJM/ Qindra peshq të ngordhur në rezervuarin e Gjinikas në Maliq

Qindra peshq kanë ngordhur në rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashkinë e Maliqit. Report Tv sjell pamjet e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fluks në Pediatrinë e Vlorës: 90 fëmijë kërkojnë ndihmë në 24 orë! Mjekja: Mos i ekspozoni në diell

VLORE– Rritja e temperaturave por edhe e numrit të turistëve ka sjellë shtim të vizitave ditore por edhe…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është shprehur se në Lezhë ka një rritje me 15% të numrit të…

• 19 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by