Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protesta dje në Tiranë, vihen nën hetim 16 protestues që bllokuan rrugët përtej orarit të njoftuar dhe u futën në Fun Zone
Kronikë

Protesta dje në Tiranë, vihen nën hetim 16 protestues që bllokuan rrugët përtej orarit të njoftuar dhe u futën në Fun Zone

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Për herë të parë, Policia e Tiranës vuri në hetim në gjendje të lirë 16 protestuesit, për marshimin nëpër rrugët e Tiranë pas fjalimeve te kryeministria në ditën e 17-të të tubimit. Të parët në listë, 3 nismëtarët e vetëshpallur të protestës, të cilët njoftojnë zyrtarisht policinë për protestën, Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arlinda Lleshi.

Sipas bluve, këtë persona, dhe 13 protestuesit e tjerë, kanë nxitur me thirrje pjesëmarrësit që ta vijojnë tubimin përtej orarit të njoftuar në polici nga organizatorët prej orës 18:00 deri 22:00 dhe duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Ndërkohë, po punohet për shoqërimin e dy protestuesve të shpallur në kërkim policor.

Po ashtu, policia i akuzon edhe për prishje të qetësisë publike, në rastin kur janë futur në pjesën e fun zonës së botërorit në sheshin “Skënderbej”, duke u bërë thirrje qytetarëve të linin ndeshjen e t’i bashkoheshin tubimit. Personat në hetim akuzohen edhe për pengimin e qarkullimit të automjeteve.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, konkretisht: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Read more:Trazira në Barcelonë gjatë vizitës së Papa Leonit, një burrë vritet jashtë stacionit të policisë

Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q dhe M. C, të shpallur në kërkim policor. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.

Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

Dy ditë më parë nisi hetim penal edhe për 19 protestues të tjerë të cilët bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën për në aeroportin e Rinasit.

Read more:PAMJET ME DRON/ Një grusht miltantësh te Kryeministria, Berisha ‘tregon’ forcën para protestës së 8 majit: Mediat mburojë e Ramës, do të dridhen themelet e narkoshtetit

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:24

16 protestues u vunë nën hetim pasi bllokuan rrugët përtej orarit të njoftuar, Qëndresa Qytetare: Tentativë për të dekurajuar protestën

1781645823_protesta.jpg

Qëndresa Qytetare ka reaguar pasi policia vuri nën hetim 16 protestues, pasi sipas bluve nxitën me thirrje pjesëmarrësit që ta vijojnë tubimin përtej orarit të njoftuar në polici.

Në deklaratën e tyre ata shprehen se kjo është një tentativë për të dekurajuar protestën qytetare

“16 protestues janë proceduar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për mëkatin e vetëm se kanë dalë në protestë për 17 ditë me radhë.

Read more:La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë

Qëndresa Qytetare e cilëson këtë një tentativë për të dekurajuar protestën qytetare.

Ky akt skandaloz vjen në ditën kur një çift në Fushë Arrëz është dhunuar gati për vdekje se kanë denoncuar një parcelë kanabisi dhe janë dekonspiruar nga autoritetet.

Sot në shesh do të jemi dhe më shumë pasi shteti është vendosur kundër interesave të qytetarëve dhe në mbrojtje të deklaratave abuzive të kryeminsitrit se protestuesit kanë ushtruar dhunë në fan zonën e Sheshit Skënderbej”, thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.

Lexo edhe
Kronikë

Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Kronikë

Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Tags: #arben kola #Arlinda Lleshi #Durres #Kryeministria #Luçiana Kokaj #Policia #Protesta #Protestat te kryeministria #proteste #Rrjetet sociale #Tirane
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
  • Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
  • Po punonte në një varkë në Durrës, i riu filipinez bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën
  • Korçë/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, dy drejtuesit e mjeteve i ikin policisë! Përplasin patrullat në Gramsh
  • Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama nga New York-u sulmon protestuesit për Zvërnecin: Sharlatanë dhe manipulues që prodhojnë rreziqe në rrjetet sociale
  • “Jepe dorëheqjen”/ Kordoni i policisë i vendosur pranë Liqenit! Qytetarët nuk ndalen, vazhduan marshimin me thirrje kundër Ramës
  • 119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen
  • “Arrestoni Ramën”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Qeveri e krimit
  • Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, disa metra pa hyrë në tunel. Burime për Report…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje të…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Po punonte në një varkë në Durrës, i riu filipinez bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën

Një filipinez 28-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, në një varkë…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by