Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Bankat 100 % digjitale: një revolucion që po nis edhe në Shqipëri! – Blog
Editoriale

Bankat 100 % digjitale: një revolucion që po nis edhe në Shqipëri! – Blog

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Bankat 100 % digjitale: një revolucion që po nis edhe në

Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici në Firence dhe bankat gjenoveze e veneciane, që në shekujt 14 dhe 15, janë simbolizuar me ndërtesat më moderne dhe që zbukuronin qytetet, kudo ku ato vendoseshin. Edhe sot ndërtesat, ku janë vendosur dhe kryejnë aktivitet bankat e mëdha, vazhojnë të jenë simbolet arkitekturore të qyteteve europiane dhe botërore. Zhvillimet teknologjike nisën t’ i ndihmojnë bankat, që të përsosnin modelet e tyre të biznesit, të rrisnin eficiencën e tyre operacionale, duke ofruar shërbime më të mira dhe më të lira për klientët, duke rritur njëherësh fitimet e tyre.

Nëse gërmojmë pak në evolucionin teknologjik në sistemin bankar, sistemet elektronike të përpunimit të transaksioneve bankare dhe shërbimit të klientëve fillojnë që në fundin e viteve 1960 me shpikjen e Makinave të Automatizuara të Shërbimit (ATM), që i mundësonin klientëve kryerjen e shërbimeve bankare, si tërheqje paraje dhe kontroll i gjendjes së llogarisë, pa qenë nevoja të shkojnë në një zyrë banke. Nga fundi i viteve 1980 shërbimet bankare përmes telefonit mundësonin që klientët të kryenin edhe transfertat dhe të kontrollonin gjendjen e llogarisë përmes telefonit (telephone banking).

Por, me fillimin e viteve 1990 starton një epokë e re në përdorimin e teknologjisë në sistemin bankar, epoka e bankingut digjital, që nis me lindjen e internetit. Bankingu online shfaqet si një alternativë ndaj ofrimit të shërbimit bankar tradicional përmes degëve të bankave. Sa më shumë që sistemet e internetit fuqizoheshin dhe zgjeroheshin, aq më shumë zgjerohej dhe bankingu online në kryerjen e shërbimeve.

Read more:“Engjëlli i Vdekjes”/ Zvicra drejt hapjes së dosjeve sekrete të Josef Mengele, mjeku famëkeq që çonte hebrenjtë drejt dhomave të gazit në kampin e Auschwitzit

Revolucioni i vërtetë në industrinë bankare nis në vitet 2000. Shekulli i 21 po dëshmon një valë të paprecedentë inovacionesh në bankingun mobile. Nëse më parë kryerja e shërbimeve bankare kërkonte një kompjuter të lidhur me internet, tani përmes një telefoni mobil smart, dhe instalimit të një aplikacioni, mundësohet jo vetëm kryerja e pagesave dhe kontrolli llogarive, por edhe shërbime të asistencës për menaxhimin më të mirë të financave personale: kujtesë për pagim të detyrimeve të maturuara, kontrollin online në kohë reale të shpenzimeve, etj. Me përparimin e teknologjisë, bankat kanë shtuar platforma online edhe për aplikim për kredi, për gjurmimin e investimit, dhe shërbimet e pagimit të faturave. Sot në Europë, 78% e transaksioneve kryhen online; në SHBA, 85% dhe në Azi-Pacifik, 92%. Nëse viziton një bankë në vendet e zhvilluara, nuk mund të kontaktosh me bankier personal – siç ishte bankingu tradicional – por shërbimet i kryen përmes ekraneve, që janë të instaluar kudo në qytete. Bankingu online është shndërruar në formën standarte të shërbimit, prej më shumë se një dekade tashmë.

Futja e teknologjive të blockchain dhe kriptomonedhave, i ka dhënë bankingut digjital një tjetër dimension. Monedhat digjitale janë shfaqur si monedhë alternative ndaj monedhave zyrtare dhe bashkë me sistemin e decentralizuar të llogarive (databaza digjitale që ndahet mes shumë kompjuterash të vendosur në rrjet), ato mundësojnë transaksionet midis personave drejtpërdrejt, pa qenë nevoja e përdorimit të ndërmjetësve.

Read more:Më shumë kredi në muajin prill/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Integrimi i inteligjencës artificiale (AI) në bankingun digjital, mundëson ofrim të shërbimeve të personalizuara, dedektimin e mashtrimeve dhe sinjalizimin e klientit të bankës për raste të tilla, ndërsa bankat kanë mundësi të rrisin eficiencën e tyre në ofrimin e shërbimeve, të reduktojnë kostot dhe rrisin fitimet. Teknikat e reja të menaxhimit të rriskut janë përmirësuar në saj të përdorimit të algoritmeve që mbështeten në machine learning dhe bazë të dhënash me profilet e rriskut të huamarrësve.

Me pak fjalë, inovacioni teknologjik sot ka transformuar në mënyrë rrënjësore biznesin e industrisë bankare, duke e bërë bankën pothuaj krejtësisht virtuale për klientin. Në raportin e stabilitetit financiar të Bankës Qendrore Europiane të botuar në maj 2025, shënohet se deri në fund të vitit 2024, 60 banka në eurozonë tashmë janë tërësisht digjitale, ku vetëm 7 prej tyre janë degë të bankave tradicionale, ndërsa të tjerat janë banka krejtësisht të reja. (Garcia et al, 2025). Pesha e tregut të tyre akoma mbetet e ulët, 3,9% në vitin 2024, por ritmi i rritjes është impresionues. Banka më e hershme tërësisht digitale gjermane, për shembull, u themelua në vitin 2013 nga dy sipërmarrës, ndërsa sot është shndërruar në një nga bankat më të mëdha të fintech.

Read more:Vettingu në sistemin e drejtësisë, Gonzato: Vetëm përmes reformave, Shqipëria afrohet me Bashkimin Europian

A ka rreziqe ky lloji i ri i bankimi që po lind dhe po përhapet me shpejtësi në gjithë botën? Çdo revolucion në një industri kudoqoftë, padyshim që sjell sfida, pasi e trondit sistemin ekzistues. Bankat tradicionale duhet të investojnë shumë që të transformohen për t’ju përshtatur realitetit të ri. Kjo ka ndodhur më së pari në industritë e telekomunikacioneve dhe duhet të shërbejë si model sjelljeje për bankat. Nëse kompanitë e dikurshme të telefonisë fikse (si Albetelkom) nuk do të kishin investuar në ofrimin e shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar (si shërbimi internetit, telefoni mobile), sot nuk do të ekzistonin.

Për momentin, klientela bazë e këtyre bankave janë të rinjtë dhe të pasionuarit pas teknologjive të reja. Studimet tregojnë se baza kryesore e depozitave janë depozituesit me pakicë. Por historia e suksesit të pazakontë të M-PESA që nisi në Kenya në vitin 2007dhe u përhap me shpejtësi në shumë shtete të Afrikës, dëshmon se individët mund të adoptohen shpejt me përdorimin e teknologjive të reja. Për më tepër, aplikacionet e tanishme ndërtohen të thjeshta në përdorim (user friendly) duke lehtësuar përdorimin për të gjitha grupmoshat.

Read more:Kryeministri Rama reagon sërish për Zvërnecin: Zhvillimi nuk ndalet nga paragjykimet, Costa Navarino është shembulli

Një çështje tjetër është ajo e sigurisë së sistemeve digjitale. Integrimi i teknologjive të përparuara, si autentifikimi biometrik (me shenjat e gishtit ose fytyrës) dhe autentifikimi me dy faza, përmirësimi i vazhdueshëm i protokolleve të sigurisë, janë një sfidë që në fakt cënon edhe bankat tradicionale. Sulmet kibernetike kanë qenë një konstante jo vetëm për bankat por edhe për sistemet e tjera digjitale. Rritja e sistemeve të sigurisë është një betejë perpetum dhe që me sofistikimin e teknologjive të ardhshme, gjasat janë që ato do të bëhen gjithnjë e më të sigurta. Edhe privatësia dhe ruajtja e të dhënave personale paraqet sfida. Kuadri rregullator i bankave qendrore duhet të sigurojë plotësimin e standardeve europiane në këtë fushë. Në fakt, sfida serioze e këtij lloji revolucionar të bankingut është reformimi i sistemit rregullator e mbikëqyrës, por kjo është një çështje që bankat qendrore kanë nisur të punojnë. Shqipëria që është në procesin e përafrimit të legjislacionit edhe në fushën e shërbimeve bankare, duhet të adoptojë direktivat Europiane në këtë fushë, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit financiar, duke nxitur inovacionin edhe në tregun financiar të vendit.

Hyrja e Jet Bank në Shqipëri, banka e parë që do të jetë 100% digjitale, mendoj se shënon një moment shumë interesant për sektorin financiar të vendit. Do të jetë një sfidë si për vetë bankën në krijimin e një kulture të re financiare për shoqërinë, ashtu dhe për presionin pozitiv që do të ushtrojë në nxitjen e inovacionit në të gjithë industrinë në tërësi. Duket se së bashku me anëtarësimin e vendit në SEPA, ky është lajmi tjetër interesant financiar i vitit 2025!

Read more:TOP 11 AI MARKETING TOOLS YOU SHOULD USE (Updated 2022)

*Ekspert ekonomie, president i Universitetit Europian të Tiranës

Lexo edhe
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Tags: #Aktivitet #Banka #bankat #Blockchain #Europë #fintech #Inovacioni #Integrimi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide

Dy janë qëndrimet e kryeministrit Rama përballë cdo skandali që ka njollosur qeverisjen e tij. Së pari, përgjegjësia…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by